[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Shtator → shtator duke përdorur AWB
Rreshti 15:

=== Biografia===
'''Sabri Hamiti''' lindi më [[10 Maj|10 maj]] [[1950]] në [[Dumnicë]], [[Besiana|Podujevë]], nga baba Hamit Hamiti dhe nana Mehreme Duriqi. U rrit në familje bashkë me tri motra e dy vllezër.
[[1957]] Hyri në shkollën fillore në vendlindje.
[[1968]] Mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nisi botimet letrare në [[Bota e re (gazetë)|Bota e re]] e në [[gazeta]] e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në [[Prishtina|Prishtinë]]. I ndjekur nga [[policia]], disa muaj jetoi duke u fshehur te të dashurit e tij.
[[1972]] Diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi shqipe. Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë “Poetika e re shqipe” në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë.
[[1973]] U martua me Kumrije Rugovën, moshatare dhe mike e studimeve. Hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat studime i kreu pas dy vitesh.
[[1980]] Për një vit akademik specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në [[Parisi|Paris]].
[[1987]] Doktoroi me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës.
[[1989]] Hyn në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga [[Ibrahim Rugova]], mik i tij i studimeve. Më vonë, shtatë herë me radhë ([[1992]], [[1998]], [[2001]], [[2004]], [[2007]], [[2010]], [[2014]]) u zgjodh deputet në [[Kuvendi i Republikës së Kosovës|Kuvendin e Kosovës]], ndërsa nga viti [[2006]] është anëtar i Kryesisë së Kuvendit .
[[1993]] Zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]]. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë.
[[1995]] Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe.
Më [[24 Shtator|24 shtator]] [[1998]] persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. E shpëtojnë mjekët shqiptarë me ndihmën e Zotit.
[[2000]] Zgjidhet anëtar korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës]].
[[2008]] Zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.

Sabri Hamiti jeton dhe punon në Prishtinë.
Rreshti 44:
Librat sistematizues për fenomene letrare e kufitare me letërsinë: ''Bioletra'' (2000), ''Tematologjia'' (2005) dhe ''Albanizma'' (2009) bëjnë trininë ''Poetika shqipe'', siç është mbiquajtur në një botim tërësor të triave në vitin 2010. Studimi i temave, shkollave, kodeve, ligjërimeve, formave, figurave e shkallëve të letërsisë, evoluon në një poetikë historike të shqipes..
''Utopia letrare'' (2013) studion veprat përfaqësuese utopike dhe distopike shqiptare në përqasje me letërsinë e përgjithshme utopike dhe distopike, prej traktateve sociale te letërsia fiksionale. Një vepër e re në ngrehinën poetiko-historiko-letrare shqipe në përthyerje me veten dhe me botën perëndimore në gjirin e të cilës ka lindur dhe gjallon.
Librat monografikë për dy figura të mëdha kombëtare, shkrimtarë e misionarë: ''Presidenti Ibrahim Rugova: Memento për Rugovën'' (2007) dhe ''Zef Pllumi'' (2013) për Rugovën shkrimtar, prijës politik e njeri dhe Pllumin misionar i besimit me rrnue për me tregue, që bëhet besim letrar.<ref>Sipas tekstit "Një jetë dhe një vepër letrare: Sabri Hamiti" në Muhamet Hamiti ''BESIMI LETRAR'', Parnas, Prishtinë, 2016, ff. 280-287 </ref>
''Ndre Mjedja'' (2016) përvijon portretin letrar të shkrimtarit të madh në 150-vjetorin e lindjes, i cili kaloi nëpër tri formacione stilistike letrare për të mbetur përgjithmonë liriku klasik i shqipes.