Uashington D.C.: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: Korrik → korrik duke përdorur AWB
Rreshti 13:
|ARTIKUJ-EMBLEMA = Emblema e Uashington D.C.
|Pamje = DCmontage4.jpg
|Përshkrimi i pamjes =
 
<!--Administrimi territorial-->
Rreshti 27:
|Distrikti = [[Distrikti i Kolumbias]]
|Kantoni =
|Departamenti =
 
<!--Sipërfaqja dhe Demografia -->
Rreshti 62:
}}
 
'''Washington, DC''' është kryeqyteti i [[Shteteve të Bashkuara të Amerikës]]. Më 16 Korrikkorrik 1790, Kongresi i Shtetet e Bashkuara miratoi krijimin e një distrikti të kryeqytetit siç lejohej nga Kushtetuta amerikane. Distrikti quhet Distrikti i Kolumbias dhe nuk është pjesë e ndonjë prej shteteve amerikane.
 
Shtetet [[Maryland]] dhe [[Virginia]] dhuruan toka përgjatë lumit Potomac për të formuar distrktin federal, megjithatë, Kongresi ja ktheu pjesën Virginias në 1846. Qyteti i Uashingtonit, i vendosur në lindje të ish portit të Georgetown, u themelua në vitin 1791 për të shërbyer si kryeqyteti i ri kombëtar. Kongresi e konsolidoi të gjithë distriktin nën një qeverisje të vetme bashkiake në vitin 1871. Qyteti është emëruar për nder të George Washington.
Rreshti 80:
 
===Themelimi===
Më 9 korrik 1790, Kongresi miratoi Aktin e Rezidencës, i cili miratoi krijimin e një kryeqyteti kombëtar në lumin Potomac. Vendndodhja e saktë do të zgjidhej nga presidenti George Washington, i cili nënshkroi projektligjin në ligj më 16 korrik. I krijuar nga toka të dhuruara nga shtetet e [[Maryland]] dhe [[Virginia]], forma fillestare e distriktit federal ishte një katror me brinjë 10 milje (16 &nbsp;km), pra me një sipërfaqe prej 100 milje katrore (260 km2).
 
===Kthimi mbrapa dhe Lufta civile===
Në 1830, territori jugor i qarkut të Aleksandrisë pati një rënie ekonomike pjesërisht për shkak të lënies pas dore nga Kongresi. Aleksandria ishte një treg i madh në tregtinë amerikane të skllevërve dhe banorët kishin frikë se kundërshtarët e skllavërisë në Kongres do ti jepnin fund skllavërisë në distrikt, duke dëmtuar më tej ekonominë. Aleksandrianët i bënë peticion Virxhinias për të marrë përsëri tokat që kishte dhuruar për të formuar Distrktin. Ky proces njihet si rikthimi.
Legjislatura e shtetit votoi në shkurt 1846 për të pranuar kthimin e Aleksandrisë dhe më 9 korrik 1846, Kongresi ra dakord për të kthyer të gjithë territorin që kishte ishin marrë nga Virxhinia. Prandaj, zona aktuale e distriktit përbëhet vetëm nga toka të dhuruara nga Maryland. Duke konfirmuar frikën e aleksandrianëve pro-skllavërisë , Kompromisi i 1850 të nxjerrë jashtë ligjit tregtinë e skllevërve në distrikt, por jo skllavërinë vetë.
 
Shpërthimi i Luftës Civile Amerikane në vitin 1861 çoi në rritjen e dukshme të popullsisë së distriktit për shkak të zgjerimit të qeverisë federale dhe një fluksi të madh të skllevërve liruar. Presidenti Abraham Lincoln nënshkroi Aktin e Kompensuar të Emancipimit në 1862, e cila i dha fund skllavërisë në Distriktin e Kolumbias dhe liroi rreth 3100 persona të skllavëruar, nëntë muaj para Shpalljes së Emancipimit. Në 1868, Kongresi i dha banorëve meshkuj Afrikano-Amerikanë në Distrikt të drejtën për të votuar në zgjedhjet bashkiake.
 
===Rritja ekonomike dhe zhvillimi urban===
Në 1870, popullsia e Distriktit ishte rritur 75% nga regjistrimi i mëparshëm në gati 132.000 banorë. Me gjithë rritjen e qytetit, Uashingtoni ende kishte rrugë të pa asfaltuara dhe i mungonte higjena themelore. Disa anëtarë të Kongresit sugjeruan lëvizjen e kryeqytetit më tej në perëndim, por Presidenti [[Ulysses S. Grant]] refuzuoi të marrë në konsideratë një propozim të tillë.
 
Kongresi miratoi Aktin Organik të 1871, i cili shfuqizoi dokumentet individuale të qyteteve Uashingtonit dhe Xhorxhtoaun, dhe krijoi një qeveri të re territoriale për tërë Distriktin e Kolumbias. Presidenti Grant emëroi Alexander Robey Shepherd në pozitën e guvernatorit në 1873. Shepherd autorizoi projekte të mëdha që modernizuan në masë të madhe Uashingtonin, por që në fund e falimentuan qeverinë e Distriktit. Në vitin 1874, Kongresi zëvendësoi qeverinë territoriale me një Bord Komisionerësh prej tre anëtarësh.
Rreshti 110:
[[File:Eastern Market - southeast corner.JPG|left|thumb|250px|Tregu Lindor në Kapitol Hill]]
 
Në vitin 2012, punët në qeverinë federale përbënin rreth 29% të vendeve të punës në Uashington, DC. Kjo e ka bërë Uashingtonin të paprekshëm nga rëniet ekonomike kombëtare, sepse qeveria federale vazhdon operacionet edhe gjatë rënieve ekonomike. Shumë organizata të tilla si zyra avokatie, kontraktues të pavarur, organizata jo-fitimprurëse, firma lobuese, sindikata, grupe tregtare të industrisë, si dhe shoqata profesionale i kanë selitë e tyre në DC ose pranë tij, që të jetë afër me qeverinë federale.
 
Në Uashington ndodhen gati 200 ambasada të huaja dhe organizata ndërkombëtare të tilla si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Organizata e Shteteve Amerikane, Banka Ndër-Amerikane për Zhvillim, si dhe Organizata Pan Amerikane e Shëndetësisë. Në vitin 2008, trupat e huaj diplomatikë në Uashington punësonin rreth 10.000 njerëz dhe kanë kontribuar rreth 400 milionë dollarë në vit për ekonominë lokale.
 
Distrikti ka industri në rritje që nuk lidhen drejtpërdrejt me qeverinë, veçanërisht në fushat e arsimit, financave, politikave publike, dhe kërkimit shkencor. [[Georgetown University|Universiteti i Xhorxhtaun]], [[George Washington University|Universiteti Xhotxh Uashington]], Qendra Spitalore e Uashingtonit, Qendra Kombëtare Mjekësore e Fëmijëve dhe [[Howard University|Universiteti Howard]] janë pesë punëdhënësit jo-qeveritare më të mëdhenj në qytet, që nga vitit 2009. Sipas statistikave të përpiluara në vitin 2011, katër nga 500 kompanitë më të mëdha në vend janë me seli në Distrikt.