Universiteti i Shën Andreut: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
permiresime
→‎top: përmirësime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 16:
 
[[Skeda:United College University of St Andrews.jpg|left|330px|parapamje|Pamje nga Universiteti i Shën Andreut]]
Universiteti është i përbërë nga një disa institucione të vartësisë, ku vlen të përmendim tre kolegje (Kolegji i Bashkuar, Kolegji i [[Meria|Shën Marisë]], dhe Kolegji i Shën Leonardit) dhe 18 shkolla, të organizuara në katër Fakultete.<ref>{{Stampa:Cito web|url=http://www.st-andrews.ac.uk/about/governance|title=University of St Andrews: Governance|accessdate=10 August 2014|publisher=University of St Andrews}}</ref>  Viti akademik është i ndarë në dy semestra, të njohur si "Martinmas" dhe "Candlemas".  Gjatë sezonit shkollor, studentët dhe stafi i Universitetit përbëjnë mbi një të tretën e popullsisë së qytetit të [[Qyteti i Shën Andreut|Shën Andreut]].<ref name="The University today">{{Stampa:Cito web|title=The University today|url=http://www.st-andrews.ac.uk/about/theuniversitytoday/|accessdate=3 January 2013}}</ref>  Ndonëse, relativisht i vogël në numër, trupi studentor përfaqson mbi 120 nacionaliteteve, nga ku mbi 45% vijnë nga vende jashtë [[Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut|Britanisë]].<ref name="International">{{Stampa:Cite news|title=International|url=http://www.st-andrews.ac.uk/study/international/|accessdate=12 August 2014}}</ref>  Studentët e Universitetit janë të njohur për ruajtjen e traditave të lashta të Universitetit, ku mund të përmendet  aktivitete si "Raisin Weekend" dhe "May Dip", apo veshja e një kostumi akademik të veçant.<ref name="The low-down on our traditions">{{Stampa:Cito web|title=The low-down on our traditions|url=http://www.thesaint-online.com/2012/09/the-low-down-on-our-traditions/|accessdate=3 January 2013}}</ref>
 
Gjatë viteve Universiteti ka nxjerrë matematikanë të shquar, shkencëtarë, teologë, filozofë dhe politikanë të rëndësishëm, nga të cilët mund të përmendim ish-Ministrin e Parë të Skocisë, Alex Salmond; Sekretari e Shtetit Britanik për Mbrojtjen, Michael Fallon; apo çiftin princëror [[Princi Uilliam|Uilliam]] dhe Katherinë, Duka dhe Dukesha e [[Kembrixh, Angli|Kembrixhit]]. Gjashtë fitues të [[Nobel|çmimit Nobel]] janë në mesin e alumnave Universitetit të Shën Andreut.