[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Dhjetor → dhjetor duke përdorur AWB
Kam bere lidhjen e disa emrave apo figurave me trajtimin me te gjere te tyre ne Wikipedia.
Rreshti 1:
{{New unreviewed article|source=KujdestariArtikujve|date=Shkurt 2015}}
 
Krijimtaria për fëmijë e shkrimtarit '''[[Teufik Gjyli]]''' ka si zanafillë realitetin e të parëve të tij, që lindën në [[Ulqini|Ulqin]]. Ai zë i hershëm dhe i përhershëm, thirrës brenda vetes, është pjesë e biografisë jetësore dhe artistike të shkrimtarit, ku “... menjëherë emri lidhet me vepra letrare, madje me forma të veçanta, duke pretenduar një njësim të autorit me veprën”. Është kjo arsyeja, që në kujtimet e tij, në mes të tjerave thotë se: “... unë provova për të shkruar bukuritë e një qyteti të vogël bregdetar të Kolkasve të vjetër, meqë nga ai qytet ishin prindërit e mi edhe nëna, edhe babai. Edhe unë vetë, vegjëlinë për disa vite, e kisha kaluar në kalanë e atij qyteti e, gjithkund, bregut që prej gjeranave e deri në Lima. Kuptohet se ky qytet është Ulqini”. Kjo bukuri mahnitëse bregdetare me hiret e misteret e saj, fshehën së thelli në kohë e vite edhe elementet mitologjike, gojëdhënore, fantastike, legjendare, mrekullitare, etj., elemente që në procesin krijues të Teufik Gjylit gjetën pasqyrim në gjininë e përrallës.
 
Autori dallohet dukshëm në individualitetin e tij krijues. Sepse te kjo gjini zbulohet: “... , në mënyrë të spikatur, ... veçanësia e letërsisë për fëmijë me mundësitë e saj të shumta, ...”. Mundësi që autori i shfrytëzoi dhe realizoi në subjektet e fabulat interesante e magjiplote të përrallave që krijoi.
 
Krijimtaria për fëmijë e shkrimtarit '''Teufik Gjyli''' ka edhe një zanafillë tjetër, një tjetër realitet dhe ky i përket [[Shkodra|Shkodrës]]. Në këtë qytet autori jetoi, punoi, shkroi e ëndërroi..., deri sa një ditë u nda nga kjo jetë. Këto dy realitete, nga mënyra se si janë krijuar e pasqyruar, nuk janë ishuj në vete e në largësi, por marrin e japin me njëri-tjetrin. Në këtë marrëdhënie “lëvizin” e fokusohen problematika të caktuara, që lindën në një realitet dhe vazhdojnë “jetën” në realitetin tjetër. Sido që të jetë realiteti, nga vjen dhe ku shkon, magjia burimore mbetet e njëjtë: Vendlindja e të parëve dhe vendlindja e autorit. Kjo magji që kthehet në “realitet” përrallor merr “jetë”, shfaqet e lulëzon: te subjekti, fabula, përshkrimi i natyrës, cilësitë dhe veçoritë e personazheve, mjediset dhe ngjyrat që bashkëshoqërojnë vepruesit në ecurinë e misionit, aventurës, përpjekjeve dhe fatit të tyre, etj., etj. Të gjitha këto elemente lëvizin nëpër hapësira të njohura e të panjohura, të dashura e të shtrenjta, përmes mallit dhe kujtimeve të pafund...etj. S’pushojnë së “rrëfyeri” subjektet si dëshmitarë të patjetërsueshëm artistikë. Se në to gjenden: “Forcimi i elementeve lirikë si dhe poetizimi i ngjarjeve dhe i figurave të personazheve (që) është një nga veçoritë e krijimtarisë letrare të këtij shkrimtari”. Në këtë rrugëtim të gjatë autori njohu edhe përvoja letrare, të cilat i pasuroi përmes stilit të tij. Teufik Gjyli u mbështet dhe “përvetësoi” imazhin e përrallës popullore, i dha një konfiguracion të mëtejshëm origjinar. Si njohës i hollë i kësaj pasurie lëndore, diti me mjeshtëri ta shfrytëzojë atë dhe ta mbartë në mënyrë poetike në krijimet e veta. Kjo është arsyeja që: “... trillimi poetik, fantazia e përrallës e çon heroin (nënkupto heronjtë) e saj në vende nga më të çuditshmet, e bën të kryejë aventura e të kalojë peripeci nga më interesantet dhe akte nga më të guximshmet e nga më tërheqëset. Ai thyen monotoninë lodhëse të tregimit, duke kryer përmbysje kurioze të aksionit dhe duke krijuar situata krejt të papritura. ... veçse këto elemente nuk paraqiten në përrallë si qëllim në vetvete ose thjesht si mjete për të bërë efekt. Ato kanë vendin e tyre të caktuar, lidhen me logjikën ideoartistike të përrallës dhe shërbejnë për të theksuar e për të kuptuar sa më mirë ide e karakteristika të caktuara të personazheve”.
 
Krijimet përrallore që na paraqet shkrimtari Teufik Gjyli, përfshijnë në thelbin e vet: elementin fantastik, elementin mitik, elementin realist, të cilët lidhin, ndërlidhin dhe zgjidhin pikat kryesore të rrëfimit dhe formojnë portretin e strukturës përrallore, ku: “Subjektet e këtyre përrallave zbulojnë tipare të njerëzve të thjeshtë të popullit, si ndershmërinë, zgjuarsinë, dashurinë dhe sinqeritetin midis tyre. Por, me gjithë përpunimin e kujdesshëm, ato nuk janë zhveshur plotësisht nga elementët idealistë që i ndeshim në përrallat popullore. Herë-herë idetë jepen hapur, me anë të sentencave. Sidoqoftë, përrallat e kësaj përmbledhjeje ( “Trëndafili“[[Trëndafili i artë”artë]]”, u botua më 1957 – nënvizimi i im) ruajnë bukurinë e tyre që u jep gjuha e krehur dhe përshkrimet tërheqëse”. “Trëndafili i artë” përmban tetëmbëdhjetë përralla, legjenda dhe tregime për të vegjël. Në parathënien që kanë shkruar për lexuesit e vegjël redaktorët e librit [[Bedri Dedja]] e [[Nasho Jorgaqi]], ndër të tjera thonë edhe këto fjalë: “... në këtë vëllim të ri, ju përsëri do të takoheni me heronjtë e përrallave tona popullore, do të njihni heroizmat, përpjekjen dhe luftën e tyre për një jetë më të lumtur, ... , luftën për të drejtën dhe të vërtetën, për lumturinë dhe gëzimin. E patjetër edhe këto përralla do t’i pëlqeni shumë. Autori i këtij libri, Teufik Gjyli, na ka thënë se këto përralla i ka pasë treguar një kopshtar dhe bahçevan plak. Dhe me të vërtetë, po të lexoni librin me vëmendje, ju do të vini re se aty ka edhe disa legjenda popullore mbi lulet, të cilat gjithashtu janë të bukura”.
 
Krijimtaria letrare e shkrimtarit '''Teufik Gjyli''' nuk është anashkaluar nga studiuesit e letrave shqipe për fëmijë e të rinj. Më gjerë është folur, veçanërisht, për kohën kur autori krijonte e botonte. Pastaj, si për këtë autor, ashtu edhe për shumë autorë të tjerë që duhet të meritojnë vëmendje, kujtesa letrare fillon e zbehet nga vit në vit, nga dekada në dekadë.
Lënda përrallore që na la shkrimtari Teufik Gjyli, për vlerat njohëse, artistike e edukative që flasin ato, e kanë kapërcyer kohën kur u shkruan. Studiuesi Ramazan Çadri për këtë autor, shënon këtë tipar themelor nga krijimtaria e tij: “Ndihmesën më të madhe T. Gjyli e solli me përrallat e legjendat e bukura të frymëzuara nga motive popullore, përmbajtjen e të cilave autori e përpunoi me mjeshtëri në përputhje me kërkesat e moralit bashkëkohor, duke u dhënë atyre formën e krijimeve të mirëfillta artistike për të vegjlit”. Veprimtarinë letrare të këtij autori, me qëllime studimi e kanë parë disa autorë, si Hamid Boriçi, [[Bedri Dedja]], Vehbi Bala, [[Nasho Jorgaqi]], [[Gjergj Vlashi]], Muharrem Xhaxho, [[Astrit Bishqemi]], por në mënyrë të veçantë e këmbëngulëse, më të gjerë e më analitike është studiuar nga Profesor Doktor [[Jup Kastrati]] e më pas nga Prof. As. Dr. Ramazan Çadri.
 
Studimet e Profesor Doktor [[Jup Kastrati|Jup Kastratit]], të botuara në gazetat “Drita”“[[Drita (gazetë)|Drita]]”, “Puna”, almanakun “Shkodra”-1961, në “Simpoziumi i parë kombëtar për problemet e letërsisë për fëmijë” ( Tiranë, 27-28 maj 1974, f. 66.), flasin për një njohje të thelluar, të detajuar, gjykim prej eruditi dhe albanologu, prej bibliografi dhe shkencëtari. Të gjitha shqyrtimet apo këndet se si e ka parë Profesor Kastrati krijimtarinë e Teufik Gjylit në gjininë e përrallës, gjithherë është bashkëshoqëruar me një pasuri bibliografike të lakmueshme e të admirueshme. Mendimet e studiuesve për shkrimtarin Teufik Gjyli konvertojnë dhe formojnë dy vatra. Vatra e parë udhë- hiqetudhëhiqet nga mendimi i studiuesit Vehbi Bala, që thotë: “Studimi i traditës së re do të nxjerrë në shesh meritën e shkrimtarëve Q. Guranjaku, Z. Sako, D. Siliqi, S. Çomora, K. Jakova, H. Stërmilli, T. Gjyli... që të parët iu vunë krijimit të letërsisë së re shqiptare për fëmijë pas çlirimit të atdheut”. Ndërsa vatra e dytë mbart mendimin e shkrimtarit [[Bedri Dedja]], i cili vë theksin, se: “Në këtë periudhë (është fjala për vitet 1949-1954, - nënvizimi i im) aktivizohen mbi dymbëdhjetë shkrimtarë në fushën e letërsisë për fëmijë dhe krijohen vepra të tilla, pa të cilat nuk mund të përfytyrohen fillimet e letërsisë shqipe... për të vegjëlit, siç janë librat: “Tetë ditë pa bukë”, “Foleja e dallëndyshes”, “Shkolla jonë”, “Zgjimi i pranverës”, “Zemër shqiptare”, “Kacamicrri”, “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Na hoqën çatinë”, “Përrallëza e gjëza” ...”.
 
Të dy këto mendime të përmbledhura së bashku, na japin afërsisht një portret të këtij shkrimtari, ndonëse të dy këto mendime prekin më shumë të jetuarin e shkrimtarit në një cak kohor si krijues e pasues i traditës së letërsisë për fëmijë e të rinj. Teufik Gjyli, si krijues, lëvroi disa gjini e zhanre letrare, si: fabulën në vargje, apologun, tregimin e shkurtër, kallëzimin apo rrëfenjën, novelën e gjatë, skeçin, dramën, melodramën, skicën, vizatimin letrar, reportazhin, artikullin; por talenti i tij u shqua, shkëlqeu dhe shëtiti në universin e përrallës, ku dhe mbeti përrallëtar. Te kjo gjini shfaqen e përftohen dukuri e cilësi të personalitetit të tij krijues, të cilat na ofrojnë mendimin se Teufik Gjyli e njeh mirë botën e përrallave dhe në veçanti përrallën popullore, hapësirën, domethënien, ngjyrat, karakteristikat dhe kodet e saj. Është i drejtë pohimi për këtë shkrimtar, kur thuhet se: “Teufik Gjyli është bërë i njohur, përveç të tjerave, si autori i dy prej personazheve më të njohur, më popullorë e më të realizuar në krijimtarinë e tij, por edhe në letërsinë tonë për fëmijë, siç janë [[Kacimicrri]] dhe [[Piciruku]], dy figura tërheqëse dhe mjaft simpatike për lexuesit e vegjël; i pari trajtuar te përrallat dhe i dyti tek tregimet e tij”.
 
Edhe sot lexohen me ëndje libra, si: “Kacimicrri”“[[Kacimicrri]]” (një novelë-përrallë, ku figura kryesore është huazuar nga letërsia gojore, por me një këndvështrim të ri: në përpjekjet e tij për të luftuar drejt së mirës, e në këtë luftë aventura e bashkëshoqëron heroin në realizimin e qëllimeve të mira, të virtytshme e me vlera fisnike. Siç thotë Prof. Dr. [[Jup Kastrati]]: "...emën të mirë ai fitoi që me librin "[[Kacamicrri]]", të cilin e pat nisë që më 1934 dhe botue përfundimisht në vitin 1954 nga N.Sh.B. (152 faqe)", dhe më tej... "[[Kacimicrri]] qe novela e parë e gjatë për fëmijë, që u botua në vendin tonë. Ajo e popullarizoi shumë autorin. Me të Teufik Gjyli u fut një herë e përgjithmonë në letërsinë shqipe si shkrimtar i letërsisë për fëmijë. Dhe hyri me një vepër madhore për të vegjëlit". [[Kacamicrri]] është një figurë e dashur popullore, sepse populli në krijimtarinë e tij përrallore e gdhendi me dashuri. Po me dashuri e gdhendi edhe në novelën e tij me të njëjtin emër dhe shkrimtari Teufik Gjyli. [[Kacamicrri]] është një personazh, ku elementi fantastik zë fill që në lindjen e këtij fëmije kaq të vockël. Te kjo figurë e pabesueshmja bëhet e besueshme, e besueshmja bëhet e pabesueshme, e jashtëzakonshmja bëhet e zakonshme, e zakonshmja bëhet e jashtëzakonshme. Shkrimtari Teufik Gjyli e mbarti dhe e ruajti këtë personazh të paprekur si krijim i letërsisë popullore. Dhe vazhdoi më tej duke ruajtur te kjo figurë që është e pranishme në gjininë e përrallës, atë që kërkonte të nënvizonte populli, se është zgjuarsia, trimëria dhe virtytet e tjera që vendosin dhe jo forca fizike dhe përpjesëtimet e mëdha trupore. Me një modulim të tillë e mori këtë personazh Teufik Gjyli dhe e shpërfaqi bukur artistikisht në një realitet të caktuar kohor, ku fëmijët nuk e kanë të vështirë të njihen me heroizmat dhe përpjekjet e tij në favor të së mirës dhe të së drejtës. Kështu duhet ta pranojmë Kacamicrrin e Teufik Gjylit, sepse ky është i mirëpranuar më parë si personazh i krijuar nga populli. S’mund t’i ofrojmë atij asnjë lloj "biografie" tjetër, veç asaj që ai e ka në të vërtetë, dhe e ka që në lindjen e tij. Janë jashtë funksionit gjykime të tilla, si: "[[Kacamicri]] është në përgjithësi një personazh pozitiv...", ose "Pra, ai ka elementë pozitivë...", ose me një gjykim tjetër, që i mohon vërtetësinë e tipareve reale të kë- tij personazhi, prejardhjen dhe qëllimin për të cilin ai lufton, si ky që po citojmë: "Po është krejt e gabuar që, duke e marrë këtë personazh si krijim të një rendit të vjetër shoqëror, fisnor ose patriarkal, të vihet ky në po këto rrethana e si mishërim i idealizuar i rendit dhe i zakoneve të mykura patriarkale. Autori që shkruan një vepër të tillë, nuk e shikon traditën popullore me syrin e njeriut të kohës sonë, me tendenciozitetin klasor revolucionar, prandaj një vepër e tillë bie në kosh, për arkaizmin, tradicionalizmin e vet".
Edhe dy veprat e tjera me përralla “Trëndafili“[[Trëndafili i artë”artë]]” e “Vjollca“[[Vjollca e kujtimit”kujtimit]]”, mbështeten në thesarin popullor, ku shquhen përdorimi i drejtë i simbolikës, i raportit të fantastikes me realen, si dhe trajtimi shumëngjyrësh i subjektit lirik.
 
== Referenca ==
Rreshti 29:
 
[[Kategoria:Letersia Shqipetare]]
__INDEX__
[[Kategoria:Shkrimtarë]]
[[Kategoria:Intelektual]]