[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kam bere lidhjen e disa emrave apo figurave me trajtimin me te gjere te tyre ne Wikipedia.
Jane bere shtesa ne lidhje me jeten e autorit.
Rreshti 1:
'''(29 Janar 1903 - 6 Shkurt 1969)''' Shkrimtar per femije, i cili dha një kontribut të madh në krijimin dhe pasurimin e mozaikut të traditës së re të letërsisë Shqipëtare për fëmijë e të rinj.
{{New unreviewed article|source=KujdestariArtikujve|date=Shkurt 2015}}
 
{{New unreviewed article}}
 
= Jeta =
Lindi në [[Shkodra|Shkodër]] me 29 Janar 1903. Pasi mbaroi shkollën e mesme laike dhe një kurs pedagogjik, filloi që në moshë të re veprimtarine si mesues neper fshatra te rrethit te Shkodres. Mori pjese ne organizaten “Bashkimi” per mesues, ai sherbeu pa nderprerje deri ne diten e pushtimit fashist te vendit. 
 
Pas clirimit, rifillon punen si mesues dhe do të punojë në sektorë te ndryshëm te arsimit dhe te edukimit. Per veprimtarine e gjate dhe te vyer ne fushen e arsimit dhe te edukimit, [[Presidiumi i Kuvendit Popullor]] i akordoi titullin “[[Mësues i Merituar|Mesues i Merituar]]”.
 
Per 45 vjet me rradhe ai dha kontribut te njohur edhe ne fushen e krijimtarise letrare. Shume shkrime te tij gjate regjimeve antipopullore u botuan ne shtypin perparimtar lokal dhe qendror edhe pas clirimit.
 
Skicat, tregimet, vjershat dhe perrallat për femije, qe ai i krijoi pas clirimit, u bënë te dashura per lexuesit e vegjel dhe te rinj. Por ai dha kontribut edhe ne letersine per te rritur me artkuj, kujtime, reportazhe, skica dhe pershkrime nga aktualiteti.
 
Si aktivist shoqeror, edhe pse ne pension, ne moshe te thyer ai nuk rreshti se punuari per edukimin e femijeve dhe te talenteve te reja letrare. Me pervojen e tij te gjate prej mesuesi dhe shkrimtari edukator, Teufik Gjyli u be nje shembull i mire per brezin e ri dhe shoket e vet intelektuale patriote.
 
Pas nje semundje te rende, nderron jete ne Shkoder, me 6 shkurt 1969.
 
Me vdekjen e ketij shkrimtari te shquar, autorit te veprave te mire njohura ne masen e lexuesve te vegjel, “[[Kacamicrri]]”, “[[Trendafili i arte]]”, ”[[Piciruku]]” etj., arsimi popullor humbi nje nga mesuesit e palodhur, qe te gjitha energjite i vuri ne sherbim te shkolles shqipe per masat e gjera punonjese, kurse letersia shqipetare nje nga shkrimtaret e vyer, qe te gjitha aftesite krijuese u perpoq t’i jape per kulturen e re te shoqerise shqipetare.
 
= Krijimtaria =
Krijimtaria për fëmijë e shkrimtarit '''[[Teufik Gjyli]]''' ka si zanafillë realitetin e të parëve të tij, që lindën në [[Ulqini|Ulqin]]. Ai zë i hershëm dhe i përhershëm, thirrës brenda vetes, është pjesë e biografisë jetësore dhe artistike të shkrimtarit, ku “... menjëherë emri lidhet me vepra letrare, madje me forma të veçanta, duke pretenduar një njësim të autorit me veprën”. Është kjo arsyeja, që në kujtimet e tij, në mes të tjerave thotë se: “... unë provova për të shkruar bukuritë e një qyteti të vogël bregdetar të Kolkasve të vjetër, meqë nga ai qytet ishin prindërit e mi edhe nëna, edhe babai. Edhe unë vetë, vegjëlinë për disa vite, e kisha kaluar në kalanë e atij qyteti e, gjithkund, bregut që prej gjeranave e deri në Lima. Kuptohet se ky qytet është Ulqini”. Kjo bukuri mahnitëse bregdetare me hiret e misteret e saj, fshehën së thelli në kohë e vite edhe elementet mitologjike, gojëdhënore, fantastike, legjendare, mrekullitare, etj., elemente që në procesin krijues të Teufik Gjylit gjetën pasqyrim në gjininë e përrallës.
 
Line 23 ⟶ 41:
{{Reflist}}
 
[1] dhjetorDhjetor 2011, Xhahid BUSHATI, "Refleksione rreth krijimtarise se shkrimtarit TEUFIK GJYLI ne gjinine e perralles", ETIKA, fq. 54-56, Shqiperi
 
[2] Gazeta “Drita”, Tirane, Shqiperi
 
== Lidhje të jashtme ==