Domeniko Girlandaio: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1712711 i bërë nga Mr Robot (diskutimet) Marsilio eshte emer i pervetshem dhe duhet me te madhe
v U kthye versioni 1716760 i bërë nga Mr Robot (diskutimet) gabim
Rreshti 113:
 
=== Cappella Tornabuoni ===
Menjëherë pas mbarimit të kësaj vepre, Ghirlandaio-s iu kërkua të rinovonte [[Piktura Murore|afresket]] në korin e kishës së Santa Maria Novella-s, e ashtuquajtura Cappella Tornabuoni, nga emri i porositësit të pasur Giovanni Tornabuoni. Kishëza paraqiste [[Piktura Murore|afresket]] e [[Andrea Orcagna]]-s dhe i përkiste familjes Ricci, por ata, tashmë në kushte financiare jo në lulëzim, i besuan Tornabuoni-t detyrën prestigjoze të restaurimit, megjithëse me disa kushte. [[Piktura Murore|Afresket]], te të cilët kontribuan asistentë të ndryshëm, u zbatuan për kohën e katër viteve, siç ishte parashikuar në kontratë, dhe janë vendosur në katër fasha përgjatë tre faqeve, me subjek skenat e ''Jetës së Marias'' dhe ''të Shën Gjon Pagëzorit''. Këto vepra, përveç vlerave artistike, janë veçanërisht interesante për numrin e madh të portreteve, që bartin vlera historike (për njohjen ikonografike të personazheve) pa llogaritur vlerat teknike (për aftësitë e veçanta të Ghirlandaio-s në portretizime).[[File:Cappella Tornabuoni, Angel Appearing to Zacharias 01.jpg|thumb|Cappella Tornabuoni, ''Shfaqja e engjëllit Zaharias''|373x373px]]Ekzistojnë të paktën njëzet e një portrete të anëtarëve të familjes Tornabuoni/Tornaquinci: te ''Engjëlli që i shfaqet Zaharias'', gjejmë portretet e [[Poliziano]]-s, [[Marsiliomarsilio Ficino]]-s dhe të tjerë; te ''Përzënia e Joakimit nga Tempulli'' janë portretizuar Mainardi dhe Baldovinetti (ose ndoshta figura e fundit është i ati i Ghirlandaio-s). Rrëfimi ungjillor shfaqet kështu i vendosur në ambientin e afërt dhe familjar për përdoruesit e afreskeve, ku porositësi dhe rrethi i tij janë glorifikuar në virtytet e tyre morale dhe fetare, me njëfarë ngulmimi që është dëshmi e besimit dhe moralitetit zyrtarë<ref name="R99">Razeto, ''cit.'', fq. 99.</ref>. "Il popolo grasso" (nga italishtja parësia) i pranishëm midis shenjtëve siguron kështu "il popolo minuto" (nga italishtja vegjëlinë) mbi faktin se kush qeverisë është i ndershëm dhe i virtytshëm, duke nënvizuar se si pushteti i klasës dominuese nuk është vetëm fryt i pushtetit ekonomik, por edhe të hirit hyjnor<ref name="R99"/>.
 
Pala e altarit Tornabuoni, tashmë e hequr nga kishëza, me siguri qe përfunduar pas vdekjes së artistit nga vëllezërit e Domenico-s, Davide dhe Benedetto, piktorë jo në lartësinë e vëllait. Vetrata është zbatuar sipas vizatimit të Domenico-s.