Ndryshimi mes inspektimeve të "Liqeni"

169 bytes added ,  3 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(pane-prane)
'''Liqeni''' është një [[pellg]] shumë i madh [[natyror]] ose [[artificial]], zakonisht me [[ujë]] të [[ëmbël]], që është i rrethuar nga të gjitha anët me [[tokë]]. Edhe liqeni është një burim i rëndësishëm për njeriun. Ashtu si lumi, na furnizon me ujë dhe me një shumëllojshmëri peshqish. Liqeni është dhe një rrugë komunikimi. Lundrat, tragetet dhe barkat lundrojnë në ujërat e liqeneve dhe lidhin vendet që ndodhen përgjatë brigjeve. Liqenet, sidomos kur janë të mëdhenj dhe të thellë, zbutin klimën e mjedisit përreth. Nxehtësia e thithur nga ujërat gjatë verës vjen ngadalë në sipërfaqe gjatë dimrit dhe e ngroh ajrin. Klima e butë lejon kultivimin e ullinjve, vreshtave, agrumeve dhe luleve edhe kur këto vende janë pranë malit. Në brigjet e liqeneve, nga klima e butë dhe bukuritë e peizazhit, turistët janë të pranishëm thuajse gjatë gjithë vitit. Ata zhvillojnë sporte ujore, si : notin, vozitjen me barkë dhe peshkimin. Në vendin tonë njihen liqeni i Pogradecit (Ohrit), (Shkodrës), Prespës, liqenet e Lurës, etj. Liqenet ndahen ne '''liqene natyrore''' dhe '''liqeneve artificiale'''. Liqenet natyrore jane: tektonike, vullkanike, akullnajore, karstike dhe bregdetare ose lagunore.
 
'''Lista e Liqeneve më të mëdha në botë'''
Anonymous user