Fortesa e Agras: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Artikull mbi Fortesen e Agras ne Indi
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 20 shkurt 2017 21:14

Fortesa e Agras është një fortesë historike në qytetin e Agras, në Uttar Pradesh të Indisë. Shërbyer si rezidencë perandorake e Dinastisë Mogule deri në vitin 1638, kur kryeqyteti u zhvendos nga Agra në Fortesën e Kuqe në Delhi. Fortesa është shpallur gjithashtu Monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s[1] dhe ndodhet rreth 2.5 km në veri-perëndim të monumentit tjetër të famshëm, Taxh Mahalit. Fortesa mund të përshkruhet më mirë si një qytet i rrethuar me mure.

Fortesa e Agras
Emri amëtar
Hindi: आगरा का किला
Fortesa e Kuqe e Agras
Pamje e jashtme e mureve të Fortesës së Agras
LlojiFortesë
Qyteti më i afërtAgra
Koordinatat27°10′46″N 78°01′16″E / 27.179542°N 78.021101°E / 27.179542; 78.021101
Sipërfaqja380 000 m2
Rindërtuar1573
Stili arkitekturorArkitektura Mogule

Historia

 
Akbari Mahali, Fortesa e Agras

Struktura e tanishme u ndërtua nga Mogulët, megjithëse fortesa ishte ndërtuar që të paktën nga shekulli i XI. Fortesa e Agras ishte fillimisht një fortesë me tulla e njohur si Badalgarh, e zotëruar nga Raxha Badal Singh, mbreti hindu Sikarwar raxhput (rreth vitit 1475). Ajo përmendet për herë të parë në 1080, kur e pushtoi një forcë Ghaznavide. Sikandar Lodi (1488–1517) ishte sulltani i parë i Delhit që u zhvendos në Agra dhe jetoi në fortesë. Ai e qeverisi vendin nga aty dhe Agra mori statusin e kryeqytetit të dytë. Ai vdiq në vitin 1517 dhe djali i tij, Ibrahim Lodi, e mbajti atë për nëntë vjet deri sa u mund dhe vra në betejën e Panipatit në vitin 1526. Gjatë sundimit të tij ai ndërtoi mjaft pallate, puse dhe xhami në fortesë.

Pas betejës së parë të Panipatit në vitin 1526, Baburi fitimtar qëndroi në fortesë, në pallatin e Ibrahim Lodit. Më vonë ai ndërtoi një baoli (pus të shkallëzuar) në të. Perandori Humayun u kurorëzua në fortesë në vitin 1530. Ai u mund në Bilgram në vitin 1540 nga Sher Shah Suri. Fortesa mbeti me Surin deri në vitin 1555, kur Humanyuni e rimori atë. Gjenerali i Adil Shah Surit, Hemu, e ripushtoi Agran në vitin 1556 dhe e ndoqi guvernatorin e mëparshëm deri në Delhi ku u ndesh me Mogulët në Betejën e Tughlaqabadit.[2]

 
Diwan-i-Ami

Duke e kuptuar rëndësinë e pozicionimit të saj qendror, Akbari e bëri atë kryeqytetin e tij dhe mbërriti në Agra në vitin 1558. Historiani i tij, Abu'l-Fazl, tregon se ajo ishte një fortesë me tulla e njohur si 'Badalgarh' . Ajo ishte në gjendje të rrënuar dhe Akbarit iu desh ta rindërtonte me gurë të kuq ranorë nga zona Barauli në Raxhastan. Arkitektët i vendosën themelet dhe e ndërtuan me tulla në pjesën e brendshme dhe me gurë ranorë në sipërfaqet e jashtme. Në të punuan rreth 4 000 ndërtues përditë për tetë vjet duke e përfundluar në vitin 1573.[3]

Formën e saj përfundimtare e mori vetëm gjatë sundimit të nipit të Akbarit, Shah Jahanit. Sips legjendës Shah Jahani ndërtoi Taxh Mahalin e bukur në kujtim të gruas së tij të parapëlqyer, Mumtaz Mahal. Ndryshe nga gjyshi i tij, Shah Jahani parapëlqente mermerin e bardhë si material ndërtues. Ai shkatërroi disa ndërtesa të mëparshme brenda fortesës për të bërë të reja.

Në fundin e jetës së tij, Shah Jahani u rrëzua nga froni dhe u burgos nga djali i tij, Aurangzebi, në fortesë. Thuhet se Shah Jahani vdiq në Muasamman Burxh, një kullë me një ballkon mermeri me pamje nga Taxh Mahali.

Fortesa u pushtua dhe zotërua nga Perandoria Maratha në fillim të shekullit të XVIII. Pas kësaj, ai ndryshoi duar midis Marathas dhe armiqve të tyre shumë herë. Pas mundjes së tyre katastrofike në Betejën e Tretë të Panipatit nga Ahmad Shah Abdali në vitin 1761, Maratha mbeti jashtë rajonit për dhjetëvjeçarin tjetër. Më në fund Mahadji Shinde e mori fortesën në vitin 1785. Gjatë luftës së dytë Anglo-Maratha në 1803 ajo i kaloi East India Company.

Fortesa ishte vendi i një beteje gjatë Kryengritjes Indiane të vitit 1857, që shkaktoi fundin e sundimit të East India Company në Indi dhe çoi në sundimin e drejtpërdrejtë të Indisë nga Britania.

Planimetria

 
Plani i Fortesës së Agras në paraqitje në fortesë, 2008

Fortesa 380 000 m2 ka një plan gjysëm rrethor, korda e saj qëndron paralel me lumin dhe muret e saj janë 21.34 m të lartë. Ledhe të dyfishta kanë kulla masive të rrumbullakta në intervale, me bedena, frëngji, vrima goditjeje dhe fasha horizontale. Në katër faqet e saj gjenden katër porta, ku Porta Khizri hapet drejt lumit.

Dy nga portat e fortesës janë të rëndësishme: "Porta e Delhit" dhe "Porta e Lahores". Porta e Lahores është e njohur në popull edhe si "Porta e Amar Singh-ut", për Amar Singh Rathoren.

 
Pamje panoramike e hyrjes jugore, Akbari Darwaza

Porta monumentale e Delhit, që drejtohet nga qyteti në anën perëndimore të fortesës, konsiderohet se më madhështorja nga katër portat dhe një kryevepër e kohës së Akbarit. Ajo u ndërtua rreth vitit 1568 si për të përforcuar sigurinë ashtu dhe si porta formale e perandorit dhe përfshin karakteristika të të dyjave. Ajo është zbukuruar me punime në gdhendje të mermerit të bardhë. Një urë e lëvizshme përdorej për të kapërcyer hendekun dhe të për arritur portën nga toka; brenda, ndodhet një portë e brendshme e quajtur ‘Hathi Pol’ ("Porta e Elefantit") – e ruajtur nga dy elefantë në madhësi reale prej guri me kalëruesit e tyre – i shtonte një tjetër shtresë sigurie. Ura e lëvizshme, pak e ngritur dhe me kthim 90 gradë midis portave të brendshme dhe të jashtme e bënë hyrjen të papushtueshme. Gjatë një rrethimi, sulmuesit do të përdornin elefantë për të thyer portat e fortesës. Pa një nivel, morën vrull, por megjithatë diçka nga kjo planimetri i bënte elefantët inefektivë.

Për shkak se Ushtria Indiane (në veçanti Brigada Parashytiste) është duke e përdorur pjesën veriore të Fortesës së Agras, Porta e Delhit nuk mund të përdoret nga publiku. Turistët hyjnë nëpërmjet Portës së Amar Singh-ut.

Siti është shumë i rëndësishëm në aspektin e historisë arkitekturore. Abul Fazali tregon se në fortesë u ndërtuan pesëqind ndërtesa në dizajnin e bukur të Bengalit dhe Guxharatit. Disa prej tyre u shkatërruan nga Shah Jahani për ti hapur rrugë pallateve të tij me mermer të bardhë. Shumica e ndërtesave të tjera u shkatërruan nga britanikët midis viteve 1803 dhe 1862 për të ngritur barakat. Pothuajse tridhjetë ngrehina mogule kanë mbijetuar në anën jug-lindore, përballë lumit. Nga këto, Porta e Delhit dhe Porta e Akbarit dhe një pallat – "Bengali Mahali" – janë përfaqësues të ndërtimtarisë së Akbarit. Akbar Darwaza (Porta e Akbarit) u riemërtuar nga britanikët Porta e Amar Singh-ut. Ajo është e ngjashme në dizajn me Portën e Delhit. Të dyja janë ndërtuar me gurë të kuq ranorë. Bengali Mahali është ndërtuar gjithashtu me gurë të kuq ranorë dhe tani është e ndarë në Akbari Mahal dhe Jahangiri mahal.

Kultura popullore

  • Fortesa e Agras fitoi Çmimin Aga Khan për Arkitekturën në vitin 2004. Posta e Indisë në përkujtim të këtij eventi nxori një stampë.
  • Fortesa e Agras luan një rol të rëndësishëm misterin e ‘Sherlock Holmes’, The Sign of the Four, të Arthur Conan Doyle.
  • Fortesa e Agras shfaqet në videon muzikore të ‘’Habibi Da’’, një këngë hit e pop starit egjiptian Hisham Abbas.
  • Shivaji erdhi në Agra në vitin 1666 sipas "Traktatit të Purandarit (1665)" duke hyrë brenda me Mirza Raje Jaisingh për të takuar Aurangzebin në Diwan-i-Khas. Në takim, ai u vendos qëllimisht mbrapa njerëzve të rangut më të ulët. I fyer, ai iku nga takimi perandorak dhe u burgos në zonën e Jai Sing-ut më 12 maj 1666.

Galeri pamjesh

Shiko edhe

Referencat

  1. ^ "Agra Fort - World Heritage Centre". UNESCO.ORG. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Sarkar, Jadunath (1960). Military History of India. Orient Longmans. fq. 66–7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Agra Fort (1983), Uttar Pradesh – Archaeological Survey of India". Marrë më 19 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme