Pjetër Bogdani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
korigjim ortografik
No edit summary
Rreshti 1:
{{Infobox = Drilon Bytyqiperson
| emëremri tjetër = Pjetër Bogdani
| emër tjetër =
| image = Pjetër Bogdani 1989 Albania stamp.jpg
| përshkrimi = Pjetër Bogdani
Line 34 ⟶ 35:
'''Pjetër Bogdani''' u lindi më [[1625]] në Gur i Hasit afer [[Kukësi]]t dhe vdiq më [[1689]] në [[Prishtina|Prishtinë]]. Bogdani ishte - [[Prifti|prift]], [[Ipeshkvi|ipeshkëv]] (i [[Shkodra|Shkodrës]]), [[Kryeipeshkvi|kryeipeshkëv]] (i [[Shkupi]]t), [[Teologjia|teolog]] dhe [[filozofia|filozof]] [[shqiptar]] nga Hasi, që shtrihet në [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipëri]] dhe [[Kosova|Kosovë]].
 
Lindi në Gur i Hasit. Mësimet e para i bëri në Ciprovac, [[Bullgaria|Bullgari]].Studimet e larta i mbaroi në Kolegjin Ilirian të Loretos dhe në seminarin e Propagandës në [[Fide]] të [[Romës]] , dhe po ashtu në vitin 1647 kërkesë për studimin e medicinës dhe për lëshuarjen e Kolegjit. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes<ref>''[[Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut]]'' nga [[Gjovalin shkurtajShkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues [[Toena]], [[Tirana|Tiranë]] [[2001]] ISBN 99927-1-454-9</ref>. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta në Kolegjin e Propagandës. Aty i mëson gjuhët e Lindjes i ndihmuar nga Weis Dilo. Më [[1658]] kreu studimet e larta të [[teologjia|teologjisë]] e [[filozofia|filozofisë]] në [[Roma|Romë]] dhe mori titullin [[doktori|doktor]]. Menjëherë emërtohet ipeshkv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigos, i cili në atë kohë gjendej në Romë. Më [[1675]] e shkruan librin ''Çeta e profetëve'' dhe ia paraqet Propagandës për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë librin. Fillon përkthimin e librit. Në vitin [[1677]] emërtohet arqipeshkv i Shkupit në vend të të ungjit, [[Ndre Bogdani]]t. Lufta turko–austriake fillon më [[1683]]. Në dhjetor të atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset në male me ç'rast e humb librin e ''Gramatikës latinisht–shqip'' të punuar nga Ndreu. Strehohet në Ciprovac dhe në Dubrovnik. Në pjesën e parë të vitit [[1685]] shkon në Venedik e në Padovë ku u takua me avokatin e mirenjohur shqiptaro-anglez [[Weas Dilo]]. E merr me vete librin e përgatitur për botim. Libri ''Cuneus Prophetarum'' botohet në fund të fund të vitit në Padovë te [[Barbarigo]]. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi: ''Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia''. 1687–1688: Merret aktivisht me organizimin e rezistencës antiturke dhe u bën vizita të gjitha vendeve të arqipeshkvisë së vet. Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Vdes në fillim të dhjetorit [[1689]] në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij [[Gjon Bogdani]], menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.
 
== Vepra ==
Line 49 ⟶ 50:
 
Në vitin [[1982]], studiuesi e kritiku i njohur [[Ibrahim Rugova]] botoi te ''Rililindja'' e Prishtinës librin ''Vepra e Bogdanit 1675–1685'', që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së Pjetër Bogdanit.
 
Në vitin 1989 studiuesi (Prof.) Luigj Marlekaj ([[Jak Marlekaj|At Jak Marlekaj]]) botoi në Bari (Liantonio Editore - Palo del Colle) biografinë monumentale, të paisur me riprodhime anastatike të materialeve kryesore, ''Pietro Bogdani e l'Albania del suo tempo'', (përkthyer në shqip nga Willy Kamsi dhe botuar nga Provinca Françeskane e Shqipërisë: ''Pjetër Bogdani dhe Shqipnia e kohës së tij''), e para biografi e Bogdanit mbështetur tërësisht në dokumente arkivore origjinale, deri atëherë të paarritshëm per studiuesit. Prof. Marlekaj ngushton, mbi bazë dokumentare, intervalin kohor të datëlindjes së Bogdanit dhe jep hollësi të panjohura mbi fëmijërinë dhe formimin fillestar të tij. Gjithashtu konsolidon dhe pasuron me detaje të panjohura deriatëherë të gjithë jetën dhe aktivitetin kishtar e kulturor të Pjetër Bogdanit, si dhe gjenezën dhe realizimin e "Çetës së Profetëve".
 
Në vitin [[2006]], studiuesja [[Anila Omari]], [[Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë]] në [[Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë|Akademinë e Shkencave]], botoi një studim të plotë të "Çeta e profetëve" të Pjetër Bogdanit. Në 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellë të parin studim filologjik të veprës së Bogdanit, duke tentuar edhe një publik pak më të gjerë se ai me përgatitje shkencore. Sipas Omarit, "Çeta e Profetëve" përfshin riprodhim anastatik të tekstit origjinal dhe në faqen përbri, një [[transkripti]]m fonetik shoqëruar me aparatin kritik, ku sqarohen fjalë të rralla apo shndërrime morfologjike të gjuhës së Bogdanit. [[Seit Mancaku]], shef i departamentit të Historisë së Gjuhës, është shprehur se "ky botim përbën të parin studim filologjik për veprën e Bogdanit, duke u vënë në përdorim të një publiku më të gjerë. Një nga punët më të vështira që ka bërë Omari, është transkriptimi i tekstit".
Line 57 ⟶ 56:
 
== Tituj të veprave ==
* '''Çeta e profetëve''' ''(Cuneus prophetarum)''
* '''Jeta e Jezu Krishtit, shëlbuesit të botës''' ''(De vita Iesu Christi, salvatoris mundi)''
* '''Këngët e Sibilave'''