Mitrush Kuteli: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Jeta: përmirësime teknike, zëvendësova: marsh → Marsh duke përdorur AWB
U kthye versioni 1716777 i bërë nga Mr Robot (diskutimet)
Rreshti 29:
Gjatë qendrimit në Rumani punoi dhe në ministrinë e Financave si nëpunës i lartë dhe drejtoi edhe bankën e Çërnëucit. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Kuteli rrëfen kështu mbi presionet që i vinin:
:"Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë `popuj mbi popuj` ose `të mëdhenj mbi të vegjël`, por `popuj përkrah popujsh`... Një nga pasojat e para ka qënë një `skedë e zezë` ardhi e më foli dikush në bankë: - Ç'po bën kështu? Nuk e di ç'të pret? Pse kundërshton që vendin e kapitalit çifut, ta zërë kapitali mik gjerman?"<ref>Dhimitër Pasko - Testament, Hylli i Dritës, N.3-4, f.74</ref>
Kuteli vazhdoi të përkrahë ekonominë vendase, derisa e mobilizuan dhe e nisën në front, drejt Stalingradit. Ishte mobilizim i detyruar pasi jetonte dhe punonte në Rumani si shtetas rumun<ref name=":0">Pandeli & Atalanta Pasko, ''Fantazma e Stalingradit dhe Mitrush Kuteli,'' parathënie te vëllimi Mitrush Kuteli "Netë Moldave", Tiranë: sh.b. Mitrush Kuteli, 2015. <nowiki>ISBN 978-9928-180-08-7</nowiki></ref>. Megjithatë, veshur me uniformë, në qendrimet mes Marshimevemarshimeve mblidhte këngë popullore moldave, mbante shënime<ref>Disa nga këto shënime i botoi me titullin "Në rrugë përtej Tiraspolit" në përmbledhjen "Shënime Letrare" (1944). E kësaj kohe është dhe poezia "Po të vdes në dhé të huaj" botuar tek "Sulm e Lotë" (1944).</ref>, njihej me njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte njohuritë e gjuhës ruse. Sidoqoftë, pati fatin të mos i afrohej kurrë Stalingradit, madje as arriti të hyjë në Rusi: një telegram urgjent nga Pogradeci i thosh se e ëma e tij ishte shumë e sëmurë e se duhej të nisej sa më shpejt për në vendlindje. E ndihmuan miqtë që kish në Bukuresht, të cilët i rregulluan një leje për t'u larguar nga vargu i ushtarëve dhe më pas e përfshinë në një dërgatë ekonomistësh që nisej me shërbim pune në Romë. Mundi t'arrijë në Pogradec në shtator 1942. E ëma i kish ndërruar jetë më 28 gusht.
 
Punoi për pesë muaj nga tetori 1942 pranë shoqërisë SASTEB dhe pas kapitullimit të Italisë në Bankën Kombëtare të Shqipërisë<ref name=":2" />, këshilltar në fushën e monedhës me përgjegjësitë e drejtorit shqiptar krahas atij italian<ref name=":0" />. Ai pati kontradikta me gjermanët sepse nuk ishte dakord me emetimin e monedhës së re, për të financuar ushtrinë e tyre në Shqipëri. Për këtë rrezikonte përndjekjen nga Gestapo, pasi i kishin thënë miqtë që i kishin hapur dosje të zezë në Vjenë<ref>Kuteli, Letra drejtuar bashkëshortes (Testamenti), [[Shkodra|Shkodër]]: [[Hylli i Dritës]], N. 3-4, 1994, fq. 74.</ref>. Në tetor 1944 kalon në zonat e pakontrolluara nga gjermanët. Tri javë pas kalimit në zonën partizane qëndronte në [[Priskë e Madhe|Priskë]]. E thërrasin në Berat, ku shkon më 8 nëntor dhe bëhet nëpunësi i tretë në Min. e Financave të Qeverisë Demokratike, pas ministrit [[Ramadan Çitaku]] dhe sekretarit të përgjithshëm [[Qirjako Harito]], si këshilltar<ref name=":1">Mitrush Kuteli, Ditar i Ekonomistit, Tiranë: sh.b. Mitrush Kuteli, fq. 197. <nowiki>ISBN 978-9928-4117-0-9</nowiki></ref>.