[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Dhjetor → dhjetor duke përdorur AWB
U kthye versioni 1718464 i bërë nga Mr Robot (diskutimet)
Rreshti 1:
'''Rauf Dhomi''', kompozitor, profesor e akademik, u lind në qytetin e [[Gjakova|Gjakovës]] më [[4 dhjetor]] [[1945]]. Në Gjakovë e kreu shkollën fillore, kurse shkollën e mesme të muzikës në [[Prizreni|Prizren]] më [[1965]]. Më 1965/66 i regjistroi sdudimet në [[Sarajeva|Sarajevë]] në seksionin e Kompozimit dhe Dirigjimit në klasën e prof. M.Shpiler. Si student i dalluar u punësua si asistent në të njëjtin fakultet në Sarajeve për lëndën e ''Harmonisë''. U diplomua në vitin [[1970]]. Me të diplomuar kthehet në vendlindje dhe u punësohet në gjimnazin “H. Dushi” në Gjakovë. Krahas punës të pedegogut aktivisht punoi me “Korin e Burrave” të Gjakovës, ansambël të cilin e formoi më 1965. Studimet pasuniversitare i kreu më [[1972]]/[[1973|3]] në klasën e prof. M. Spiler në Kompozim. Më [[1971]] u punësua në SHLP në Degën e Muzikës dhe nga viti [[1975]], me të hapur të Fakultetit të Arteve e deri me sot, punoi në këtë institucion në thirrjen e prof. ordinar. Në vitin [[1992]] zgjedhet anëtar korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës]], ndërsa në vitin 1996 anëtar i rregullt.Ka marrë këto mirënjohje, dekorata dhe shpërblime: qytetar nderi i qytetit të Gjakovës ([[1979]]); Shpërblimi i dhjetoritDhjetorit ([[1980]]); Dekorata për merita për popull me rreze të artë ([[1981]]); Shpërblimi “Muzika më e mire” në Festivalin e Teatrove në Beograd më [[1990]] (të cilin e kishte refuzuar); Shpërblimi i parë për “Kuarteti për harqe” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më [[1967]]; Shpërblimi i parë për këngën korale “Pogradeci” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i dytë për këngën korale “Zemra e Liqerit” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më [[1968]].
 
Rauf Dhomi ishte kompozitor i operas së parë kosovare " Goca e Kaçanikut" . Në këtë vepër bëhet fjalë për luftën kundër pushtuesve osmanë në anën e Kaçanikut dhe dashurinë e dy të rinjve : Trimorit dhe Pafikës. Këta dy ëndërrojnë për një jetë të lirë dhe të lumtur. Mirëpo tradhtari Rus Bashi i pengon, duke e akuzuar Trimorin për tradhëti. Trimori burgoset, kurse Rus Bashi tenton ta rrëmbejë Pafikën. Në ndërkohë shokët e lirojnë Trimorin. Në momentin kur Rus Bashi e sulmon Pafikën, paraqitet Trimori, ndërsa Pafika arrin ta vrasë tradhtarin. Të gëzuar, të gjithë i këndojnë lirisë e dashurisë.
 
{{muz-cung}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
Line 7 ⟶ 9:
[[Kategoria:Akademikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz që jetojnë]]
 
 
{{muz-cung}}