Tanusha (Çuçer): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Mirë
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 8:
Vetë emri Tanushë  tregon, sipas gojëdhënave, se ishte ndonjë antroponim. Tanush(a), është emër shumë i njohur dhe i përhapur ndër shqiptarët e hershëm. Thuhet se emri Tanush(ë) për një kohë ka simbolizuar bukurinë e rrallë dhe se ka pasqyruar bukurinë që ka vendi, sidomos Kopilaqa, që është një vend që me bukurinë e saj ta turbullon  mendjen, posaçërisht gjatë stinës së verës dhe të mashtron gjatë kohës së dimrit.  Bukuria e Tanushës qëndron edhe në faktin se është një  trevë ku gërshetohen rrugët që shpiejnë në vise të tjera të largëta.  Tanusha ishte udhëkryq i të gjitha rrugëve dhe qendër e vilajeteve dhe ky gërshetim rrugësh shkurtonte me qindra kilometra iteneraret për në qytetet e tjera gjatë periudhës së antikitetit e me gjasë edhe  gjate mesjetës. Siç shihet, Tanusha edhe për shkak të rrugëve, gjithmonë ka qenë një vend strategjik gjatë periudhave të hershme. Pyjet e dendura në kohën e motit të lig shpesh kanë ditur të kurdisin edhe gracka të tilla sa ka ndodhur që shumë njerëz, madje edhe karvane të tëra, të humbin rrugën në Kopilaqë, sidomos në motin me mjegull e  posaçërisht me furtunë e borë. Ajo që është më karakteristike për këtë vend është bukuria  gjatë verës, që i ka  mahnitë kalorësitë e shumtë tek ia mësynin S(h)kupit, apo edhe e kalave të shumta që lidheshin me qytetet e Rrafshit të Kosovës. Madje, është ngulitur bindja se vetë emri Tanushë  ka mbetur pikërisht nga përfytyrimi dhe krahasimi i bukurisë së vendit me Tanushën epike të këngëve kreshnike shqipe. Me ardhjen e sllavëve në Ballkan, si shumë toponime të tjera, edhe toponimit Tanushë ia shtuan prapashtesën sllave “evac”, duke e bërë Tanushën Tanushevac. Ky emër mbeti për një kohë të gjatë sa kjo formë dominoi edhe në dokumentet e shkruara të kohës. Ishte e pamundshme, sidomos gjatë periudhës së dominimit sllav, që të ndryshohet kjo formë e sllavizuar. 
 
Madje kishte përpjekje që vetë toponimi Tanushë të nxirret edhe etimologjikisht si sllavizëm i pastër. Ka harta ku gjindet trajtat sllave si “Stanishevo”, duke e lidhur me njëfarë antroponimi sllav të njëfarë Stanisheinekzistent. Mirëpo toponimi Tanushë ka edhe variacione të tjera të etimologjisë shqipes. Disa mendojnë se vjen nga pozicioni gjeografik i maleve,nga majet e të cilave “tana shihen” si në pëllmëbn e dorës. Po kaq është e përhapur bindja se toponimi lidhet edhe me Tanush Topinë, feudalit krutan të kohës së Skënderbeut, që vinte këndej tek feudalët vendor, mbase edhe te vetë Lekë Dukagjini, që ishte i lindur në Ulpianë (sipas Tonin Çobanit) Feri Arifi.<!-- == Demografia == -->