Historia e Uttar Pradeshit: Dallime mes rishikimesh

historia e shtetit ne Indinë veriore
Content deleted Content added
Artikull mbi historine e Uttar Pradeshit ne Indi
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 23 shkurt 2017 20:45

Historia e Uttar Pradeshit, shtetit verior të Indisë, teknikisht fillon që me formimin e tij më 1 prill 1937 si Provincat e Bashkuara, por vetë rajoni tregon gjurmë të banimit njerëzor midis 85 000 dhe 73 000 vjet më parë. Rajoni duket se ka qenë krijuar që nga viti 6000 p.e.s. The region seems to have been domesticated as early as 6,000 BC.

Provincat e Bashkuara në vitin 1903

Parahistoria

 
Pikturë e Ramas së ikur në pyll, shoqëruar nga gruaja e tij Sita dhe vëllai Lakshmana

Gjetjet arkeologjike tregojnë praninë e Homo sapiensëve gjuetar-mbledhës të epokës së gurit në Uttar Pradesh[1][2][3] midis 85 dhe 73 mijë vjet më parë. Gjetje të tjera parahistorike përfshijnë artifakte të Paleolitit të Sipërm dhe të Mesëm të datuara midis 21–31 mijë vjet më parë[4] dhe ngulime Mezolitike/Mikrolitike të gjuetarëve-mbledhës, pranë Pratapgarh-ut, që datojnë afërsisht midis viteve 10550–9550 p.e.s. Fshatra me gjedhë, dele dhe dhi të zbutura dhe dëshmi të bujqësisë shfaqen që nga viti 6000 p.e.s. gradualisht u zhvillua midis viteve 4000 dhe 1500 p.e.s.  duke filluar me Qytetërimin e Luginës së Indusit deri në Periudhën Vedike; duke u shkuar në Epokën e Hekurit.[5][6][7]

 
Bisrakh, Uttar Pradesh, vendlindja e mbretit demon, Ravana.[8][9][10]

Mbretëria e Kosalas, në periudhën Mahaxhanapada, gjendej brenda kufijve rajonalë të Uttar Pradeshit të sotëm.[11] Sipas legjendave hindu, mbreti hyjnor Rama i eposit të Ramajanas mbretëroi në Ayodhya, kryeqyteti i Kosalas.[12] Krishna, një tjetër mbret hyjnor i mitologjisë hindu, që luan një rol kyç në eposin e Mahabaratas dhe i nderuar si rimishërimi (avatari) i tetë i zotit hindu Vishnu, thuhet se ka lindur në qytetin e MathurasUttar Pradesh.[11] Pasoja e ‘’Mahabharata yuddh-it’’ besohet se ka ndodhur në zonën midis Doabit të Sipërm dhe Delhit, (në atë që ishte mbretëria Kuru Mahaxhanapada), gjatë sundimit të mbretit Pandava, Yudhishthira. Mbretëria Kuru përputhet me Kulturën e Qeramikës së Zezë dhe të Kuqe si dhe Qeramikën e Ngjyrosur në Gri dhe fillimin e Epokës së Hekurit në Indinë Veri-perëndimore, rreth vitit 1000 p.e.s.[11]

 
Tempulli i Bhitargaonit, në distriktin e Kanpurit, shek. i V i e.s.

Shumica e pushtuesve të Indisë Jugore kaluan nëpërmjet Ultësirave Gangetike të Uttar Pradeshit të sotëm. Kontrolli mbi këtë rajon ishte i një rëndësie themelore për pushtetin dhe qëndrueshmërinë e të gjitha perandorive kryesore të Indisë, duke përfshirë edhe Perandorinë Maurya (320–200 p.e.s.), Perandorinë Kushane (100–250  i e.s.), Perandorinë Gupta (350–600 i e.s.) dhe Gurxhara-Pratihara (650–1036 i e.s.).[13] Duke pasuar pushtimin e Hunëve që shkatërruan Perandorinë Gupta, Ganges-Yamuna Doab pa ngritjen e Kannauxhit.[14] Gjatë mbretërimit të Harshavardhanas (590–647), Perandoria Kannauxh arriti kulmin e saj.[14] Ajo shtrihej nga Panxhabi në veri dhe Guxharati në perëndim deri në Bengal, në lindje dhe Odisha në jug.[11] Ajo përfshinte pjesë të Indisë Qendrore, në veri të lumit Narmada si dhe të gjithë Ultësirën Indo-Gangetike.[15] Shumë bashkësi në pjesë të ndryshme të Indisë pretendojnë se e kanë prejardhjen nga emigrantët e Kannauxhit.[16] Menjëherë pas vdekjes së Harshavardhanas, perandoria e tij u shpërbë në shumë mbretëri, që u pushtuan dhe sunduan nga Perandoria Gurxhara-Pratihara, që sfidoi Perandorinë Pala të Bengalit për kontrollin e rajonit.[15] Kannauxhi u pushtua mjaft herë nga Dinastia Rashtrakuta e Indisë Jugore nga shekulli i VIII deri në shekullin e X.[17][18]

 
Pallat i Fortesës së Agras

Në shekullin e XVI, Baburi, një pasardhës i Timurit dhe Gengis Khanit nga Lugina Fergana (Uzbekistani i sotëm), vërshoi përgjatë Kalimit Khyber dhe themeloi Perandorinë Mogule, që sundoi Indinë, bashkë me Afganistanin, Pakistanin dhe Bangladeshin e sotëm[19] Mogulët ishin pasardhës të turqit e persianizuar të Azisë Qendrore (me përzierje domethënëse me mongolët). Në Periudhën Mogule, Uttar Pradeshi u bë zemra e perandorisë.[16] Perandorët mogulë, Babur dhe Humayun sunduan që nga Agra.[20][21] Në vitin 1540 sunduesi afgan, Sher Shah Suri, mori kontrollin e Uttar Pradeshit pasi mundi perandorinë mogul Humanyun.[22] Sher Shah Suri dhe djali i tij, Islam Shah Suri e sunduan Uttar Pradeshin që nga selia e tyre në Gwalior.[23] Pas vdekjes së Islam Shah Surit, kryeministri i tij Hemu u bë sunduesi de facto i Uttar Pradeshit, Biharit, Madja Pradeshit dhe pjesëve perëndimore të Bengalit. Ai mori titullin Vikramaditya në kurorëzimin e tij në Purana Quila në Delhi. Hemu vdiq në Betejën e Dytë të Panipatit dhe Uttar Pradeshi kaloi nën sundimin e perandorit mogul Akbar.[24] Akbari sundoi që nga Agra dhe Fatehpur Sikri.[25] Në shekullin e XVIII, pas rënies së autoritetit mogul, vakumi i pushtetit u plotësua nga Perandoria Maratha, në mesin e shekullit të XVIII, ushtria Maratha pushtoi rajonin e Uttar Pradeshit, që bëri që Rohillat ta humbisnin kontrollin e Rohillkhandit ndaj sunduesve maratha Raghunath Rao dhe Malharao Holkar. Konflikti midis rohillasve dhe marathasve përfundoi më 18 dhjetor 1788 me arrestimin e Ghulam Qadirit, nipi i Najeeb-ud-Daulas, që u mund nga gjenerali marathas Mahadaji Scindia. Në vitin 1803, duke pasuar Luftën e Dytë Anglo-Maratha, kur British East India Company mundi Perandorinë Maratha, shumë nga rajoni kaloi nën suzerenitetin britanik.[26]

Sundimi Britanik

 
La Martiniere College ne Laknau, themeluar në 1845

Duke nisur nga Bengali në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII, një seri betejash për territoret e Indisë veriore në fund bëri që rajoni të binte nën kontrollin e British East India Company.[27] Mbretëritë e Ajmerit dhe Jaipurit u përfshinë gjithashtu në këtë territor verior, që u emërtua "Provincat Veri-perëndimore" (të Agras). Megjithëse Uttar Pradeshi më vonë u bë shteti i pestë më i madh i Indisë, Provinca Veri-perëndimore e Agras ishte një nga shtetet më të vegjël të Perandorisë Britaniko-Indiane.[28] Kryeqyteti i saj u zhvendos dy herë midis Agras dhe Allahabadit.

Për shkak të pakënaqësisë me sundimin britanik, në pjesë të ndryshme të Indisë Veriore shpërtheu një rebelim; sepoit e regjimentit të Bengalit të vendosur në kazermat e Meerutit, Mangal Pandey, konsiderohet gjerësisht se pika e nisjes së tij.[29] Ai u bë i njohur si Rebelimi Indian i vitit 1857. Pas dështimit të rebelimit, britanikët u përpoqën ti ndanin rajonet më të rebeluara duke riorganizuar kufijt administrativë të rajonit, duke e ndarë rajonin e Delhit nga 'Provinca Veri-perëndimore e Agras' dhe duke e bashkuar atë me Panxhabin, ndërsa rajoni Ajmer - Marwar bashkë me Raxhputanan dhe Udhin u përfshinë në një shtet. Shteti i ri u quajt 'Provincat Veri-perëndimore të Agras dhe Udhit', që në vitin 1902 u riemërtua si Provincat e Bashkuara të Agras dhe Udhit.[30] Zakonisht quhej Provincat e Bashkuara (United Provinces me akronimin UP).[31][32]

Në vitin 1920, kryeqyteti i provincës u zhvendos nga Allahabadi në Laknau. Gjykata e lartë vijoi të qëndronte në Allahabad, por një trupë u vendos në Laknau. Allahabadi vijoi të ishte një qendër e rëndësishme administrative e Uttar Pradeshit të sotëm dhe ka mjaft qendra administrative.[33] Uttar Pradeshi vijoi të ishte i rëndësishëm në politikën indiane dhe ishte veçanërisht i rëndësishëm në historinë moderne indiane si baza e Lëvizjes Indiane të Pavarësisë. Uttar Pradeshi bujti institucione të rëndësishme arsimore moderne si Benaras Hindu University, Universiteti Mysliman Aligarh dhe Darul Uloom Deoband. Figura të njohura kombëtare si Chandra Shekhar Azadi ishin mes udhëheqësve të lëvizjes në Uttar Pradesh dhe Motilal Nehru, Jawaharlal Nehru, Madan Mohan Malaviya dhe Gobind Ballabh Pant ishin prijës të rëndësishëm të Kongresit Kombëtar Indian. ‘All India Kisan Sabha’ (AIKS) u formua në sesionin e Laknaut të Kongresit më 11 prill 1936, me atdhetarin e famshëm Swami Sahajanand Saraswati të zgjedhur si presidenti i parë,[34] në mënyrë që të adresonte ankesat e vjetra të fshatarsisë dhe ta mobilizonte atë kundër feudalëve ‘zamindari’, duke nxitur kështu lëvizjen e fermerve në Indi.[35] Gjatë Lëvizjes ‘’Quit India’’ në 1942, Distrikti i Ballias përmbysi autoritetin kolonial dhe vendosi një administratë të pavarur Chittu Pandey. Ballia u bë e njohur si "Baghi Ballia" (Ballia Rebele) për këtë rol domethënës në Lëvizjen e Pavarësisë së Indisë.[36]

Pas pavarësisë

Pas pavarësisë së Indisë, në vitin 1957 Provincat e Bashkuara u riorganizuan nën emrin Uttar Pradesh. Shteti ka dhënë shtatë kryeministra të Indisë dhe është burimi numrit më të madh të vendeve në ‘Lok Sabha’. Megjithë ndikimin e tij politik, zhvillimi i varfër ekonomik dhe administrativ, krimi i organizuar dhe korrupsioni e kanë mbajtur atë ndërmjet shteteve më të prapambetura të Indisë. Shteti është prekur nga episode të përsëritura të dhunës komunitare dhe kastave.[37] Në vitin 1999, distriktet veriore të shtetit u ndanë për të formuar shtetin e Uttarakhandit.[38]

Shiko edhe