Dallime mes rishikimeve të "Evropa Perëndimore"

Megjithatë edhe në Evropën Perëndimore ka dallime të mëdha në dendësinë e popullsisë. P.sh. [[Anglia]] është shumë më e banuar se [[Skocia]] dhe se [[Irlanda]], pastaj më e dendur është [[Holanda]] e [[Belgjika]] se [[Franca]] etj. Pjesët më të banuara janë ato ku janë përqendruar objektet ekonomiko-industriale, rrethina e qyteteve të mëdha dhe viset me tokë të plleshme. Zhvillimi i industrisë në një periudhë të gjatë ka ndikuar në zhvillimin e qyteteve të vjetra dhe në ngritjen e qyteteve të reja. Ky proces ka ndikuar në migrimin e popullsisë fshat qytet, andaj në vendet e Evropës Perëndimore pjesa dërmuese e popullsisë jeton në qytete.
 
Veçori tjetër e popullsisë së Evropës Perëndimore është emigrimi në [[SHBA]] dhe në kontinentet tjera në 200 – 300 vjetët e fundit sidomos prej pjesës së dytë të shekullit XIX. Niveli i lartë izhvllimit ekonomik dhe shtimi i ulët kan shkaktuar mungesën e fuqisë puntore, e cila ka migruar prej shumshumë vendeve të Evropës dhe të botës [[Azia|Azisë]] e [[Afrika|Afrikës]].
 
Shtimi natyror i popullsisë së vendeve të Evropës Perëndimore është i vogël, por nivei arsimorë e kulturor ipopullsisëi popullsisë i lartë. Këto vende kanë pasur shtim të lartë të popullsisë në fazën e zhvillimit të industrisë kur ishin kërkesa të mëdha për fuqinë puntore.
 
[[Kategoria:Evropë]]