[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt, Nëntor → nëntor (2) duke përdorur AWB
v asgje tjeter
Rreshti 5:
Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë. Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër, nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij.
 
== JetaQkemi ==
Pjetër Budi lindi në [[Guri i Bardhë]], [[Rrethi i Matit|Mat]], nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më [[1587]] u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në [[Kosova|Kosovë]] dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.<ref>''Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut'' nga [[Gjovalin shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9</ref>. Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe misdijeninë e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.<ref>http://www.marinajpublishing.com/kp.html</ref> Më pas vendeste në [[Roma|Romë]].
Gjatë viteve [[1616]]-[[1622]] bëri disa udhëtime në [[Italia|Itali]], kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij.