[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Gjeografia: përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj duke përdorur AWB
Rreshti 12:
Hapësira që sot ngërthen Mongolia ka qenë e sunduar nga perandori të ndryshme nomade, përfshirë hunët e lindjes, çouçanët, shianbejtë, gokturqit e të tjerët. Perandoria Mongole u themelua nga Xhengis Kani më 1206 dhe përfshinte toka nga Lindja e Largët deri në Evropë. Pas rënies së dinastisë Juan, mongolët iu kthyen avazit të mëparshëm të grindjeve të brendshme.
 
Në shekujt XVI e XVII, Mongolia iu nënshtrua ndikimit budist. Në fund të shekullit XVII, pjesa më e madhe e Mongolisë ra nën sundimin e dinastisë Kingçing. Me rrëzimin e kësaj dinastie më 1911, Mongolia shpalli pavarësinë, por iu desh të përpiqej deri më 1921 për të vendosur pavarësinë faktike dhe deri më 1945 për të gëzuar njohje ndërkombëtare. Si rrjedhojë e ndikimit të egër ruso-sovjetik: më 1924 u shpall Republika Popullore Mongole, ndërsa politika mongole po ndiqte brazdën e sundimit sovjetik. Pas përmbysjes së regjimeve komuniste në Evropën Lindore në fund të 1989-ës, Mongolia jetësoi Revolucionin Demokratik në fillim të viti 1990, filloi zbatimi i sistemit shumëpartiak, kushtetutën e re të vitit 1992 dhe tranzicioni i vështirë në ekonomi të tregut.
 
== Politika ==