[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 22:
| DISTANCA_NGA_AEROPORTI = 148
}}
'''Pogradeci''' është qytet në [[Shqipëria|Shqipërinë]] juglindore në bregun jugperëndimor të [[Liqeni i Ohrit|liqenit të Ohrit]]. Qyteti numëronte rreth 38,000 banorë në vitin [[2009]].
 
=== NE JEMI POGRADECAR NUK NA E NDJIEN PER KORCARE ===
== Gjeografia ==
Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare, është kryeqendra e [[Rrethi i Pogradecit|rrethit të Pogradecit]] dhe bënë pjesë të [[Qarku i Korçës|qarkut të Korçës]]. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe ndodhet në bregun të [[Liqeni i Ohrit|liqenit të Ohrit]]. Pogradeci shtrihet 700 [[metri|metra]] mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.
 
=== Fshatrat përreth ===
[[Pogradeci]] është rrethuar nga fshatrat [[Londer]] në lindje, [[Buçimas]] në juglindje, [[Gështenjas]] në jug, [[Verdovë]] në perëndim dhe [[Memëlisht]] në veriperëndim.
 
=== Klima ===
Në Pogradec mbizotëron një [[Klima|klimë]] mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 12.3 °C.
Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 108 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 730 milimetra.
 
== Popullsia ==
Pogradeci ka një popullsi prej rreth 20.848 banorë (sipas rregjistrimit te popullsise ne vitin 2011) dhe një dendësi të popullsisë prej 2,962 banorë për km².
Pogradeci ka gjithashtu një minoritet turk, gjatë Perandorisë Osmane ky minoritet ishte shumë me i madh por mbas pavarsisë së Shqqipërisë shumica prej tyre e braktisen Pogradecin për t'u vendosur në Turqinë e sotme.
 
== Historia ==
[[Enkelej]]të kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit.
 
Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta [[Desaret]] dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.
 
Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante janë:
* Rrënojat e një vendbanimi ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të [[Lini]]t i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.
* Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI para Krishtit, kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit.
* Rruga Romake [[Via Egnatia]] kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. [[Ura e Golikut]] (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.
* Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon
 
Në gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorin Justinian të bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një moment kritik ka fshehur në brigjet e liqenit të Ohrit në afërsi me gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisë bizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e sotme.
 
Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradecit kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes.
 
=== Kalaja e Pogradecit ===
[[Kalaja e Pogradecit]] është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa në shekullin IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro-shqiptare e hershme.
 
=== Prejardhja e emrit ===
Pushtimi avaro-sllav në [[Shekulli VII|shekullin e VII]]-[[Shekulli VIII|VIII]] dhe sidomos perandoria bullgare në [[Shekulli XI|shekujt XI]]-[[Shekulli XII|XII]] ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Pogradeci do të shkruhej "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.
 
== Politika ==
[[Skeda:Rezultati në Pogradec.png|thumb|djathas|230px|Rezultati i zgjedhjeve në grafik]]
 
=== Kryetarë ===
[[Kryetari i Bashkisë|Kryetar i Bashkisë]] së Pogradecit është Eduart Kapri. Pas [[zgjedhjet vendore në Shqipëri (2011)|zgjedhjeve komunale]] të majit 2011, Artan Shkëmbi të Aleancës për të Ardhmen (AA) morri 7580 vota, ndersa Luan Topçiu të Aleancës për Qytetarin (AQ) morri 5837 vota. Për këshillin bashkiak [[Partia Socialiste e Shqipërisë|PS]]-ja morri shumicën me 3729 vota, [[Partia Demokratike e Shqipërisë|PD]]-ja morri 1912 vota dhe [[Lëvizja Socialiste për Integrim|LSI]]-ja morri 1276 vota nga qytetarët.
 
=== Këshilli bashkiak ===
Këshilli i Bashkisë Pogradec i zgjedhur në datën [[18 shkurt]] [[2007]], u konstitua në datën [[21 Mars|21 mars]] [[2007]] dhe përbëhet nga 25 anëtarë, 4 prej të cilave janë femra dhe zgjidhet për një mandat 4-vjeçar. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës.
 
Pranë këtij Këshilli, janë ngritur dhe funksionojnë gjashtë komisione të përherëshëme si më poshtë:
* Komisioni i Verifikimit të Mandateve (5 anëtarë)
* Komisioni i Ekonomisë dhe i Financës (7 anëtarë)
* Komisioni i Ligjshmërisë, dhe i Çështjeve Sociale (5 anëtarë)
* Komisioni i Zhvillimit Urban, Turizmit dhe i Mardhënieve me Jashtë (5 anëtarë)
* Komisioni i Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Shëndetësisë (5 anëtarë)
* Komisioni i Shërbimeve Publike dhe i Mbrojtjes së Mjedisit (5 anëtarë)
 
== Korça ==
Korça në të kaluarën ka qenë një qendër e rëndësishme industriale në [[Shqipëria|Shqipëri]]. Për tu përmendur në atë kohë janë industria e [[kromi]]t, e [[hekuri]]t, e [[nikeli]]t, e [[qymyri]]t, e [[peshkimi]]t, e përpunim drurit dhe të pijeve.
 
=== Turizmi ===
[[Skeda:Pogradeccoast.jpg|thumb|djathas|230px|Liqeni i Ohrit]]
Plazhi i Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shetitores "1 maji". Është një plazh më rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argetim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë private e publike, me rërë e guralece të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushëmishtit.
 
Pogradeci ka një muze të pasur me deshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet [[Kisha e Shën Mërisë (Pogradec)|kisha e Shën Mërisë]] dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, si dhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të vecante të quajtur Ringjallja. Qyteti gjithashtu ka dy xhami. Njera ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.
 
Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike të [[Driloni]]t
 
Pogradeci nje vend uristik
 
== Sporti ==
Në Pogradec ndodhet klubi futbollistik [[KS Pogradeci]], i cili luan në kategorinë e parë, pas një sezoni 2011-2012 në atë superioren.
 
== Transporti ==
Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg [[Tirana|Tiranës]], kryeqytetit të Shqipërisë, 40 km larg nga [[Korça]], 5 km larg nga [[Tushëmishti]] (pikë kalimi kufitar me [[Republika e Maqedonisë|Maqedoninë]]), 25 km larg [[Ohri]]t (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).
 
Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore [[Tirana|Tiranë]] - [[Durrësi|Durrës]] - [[Elbasani|Elbasan]] - [[Librazhdi|Librazhd]] - Pogradec. Qyteti i Pogradecit është pjesë e [[Superstrada SH 3|Superstradës SH 3]], që shkon nga Tirana deri te pikën kufitare të [[Kapshtica|Kapshticës]] në [[Rrethi i Devollit|Devoll]] dhe vazhdon në [[Greqia|Greqi]].
 
Transporti më i ri është promovuar kohët e fundit për Pogradecin bëhet fjalë për transportin ndër liqenor i cili u bë i mundur në datë 15 qershor 2014 dhe është planifikuar vendosja e një linje trageti për sezonin turistik mes qytetit të Pogradecit dhe atij të [[Ohri]]t në [[Maqedoni]] .
 
== Personalitete ==
 
=== Qytetarë nderi ===
* [[Lasgush Poradeci]]
* [[Mitrush Kuteli]]
* [[Esat Oktrova]]
* [[Luan Starova]]
 
== Galeria ==
<gallery heights="150" mode=packed>
Liqeni Ohrit. Pogradec.jpg | Liqeni i Ohrit
Skeda:Hotel Royal in Pogradec.jpg | Hoteli "Royal"
Skeda:Streets in Pogradec 001.jpg | Rrugë në Pogradec
Skeda:Pogradec, beach at Rruga Driloni 2.jpg | Plazhi afër Drilonit
Skeda:Albania 353.jpg | Bulevardi "Evropa" në Pogradec
Skeda:Albania 346.jpg | Bregu në Pogradec
Skeda:Drilon Swans Park in Pogradec.JPG |Parku i Drilonit
</gallery>
 
== Panorama ==
[[Skeda:Pogradeci.jpg|center|thumb|800px|<center>Pamje e Pogradecit nga Kalaja e qytetit</center>]]