Antigona (mitologji): Dallime mes rishikimesh

2.293 bytes added ,  7 vjet më parë
v
U kthyen ndryshimet e 109.69.5.114 (diskutimet) në versionin e fundit nga 77.29.3.4.
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 109.69.5.114 (diskutimet) në versionin e fundit nga 77.29.3.4.
Rreshti 2:
[[Skeda:Antigoneleigh.jpg|right|parapamje|Antigona]]
 
'''Antigona''' ishte një nga figurat më tragjike të Ciklit të Tebës dhe mitologjisë Greke në përgjithësi. Ishte e bija e [[Edipi]]t dhe Jokastës.
'''Antigona''' ishte rraf me ate kreonin se ky i fundit ishte kushuriri i noizit dhe ky noizi ishte baba dhe na korin tem dhe prej asajai i tha o 200leksh o anije e lodhur. pastaj erdhi arli me shpejtsine e tij i biri i arbrit
 
Nga martesa paradokse e prindërve të saj (për shkak të lidhjes së gjakut që kishin me njëri-tjetrin) erdhën në jetë, përveç asaj vetë, dy djem binjakë, Eteokli – Polinikti dhe një vajzë tjetër, Ismena. Pas rënies së perdes së errët që mbulonte për vite me radhë veprimet e fshehta dhe të panjohura të Edipit, vetëverbimit të tij dhe vetëvarjes së të ëmës, Antigona u detyrua të shoqëronte të atin e moshuar (Edipin) që e kishin dëbuar nga Teba në Këln. Historia në fjalë, dramatizohet në tragjedinë e [[Sofokliu]]t Οἰδίπους ἐπὶ Κολωνῷ. Me guxim burrëror dhe vetësakrifikim të vërtetë Antigona sypatrembur iu fut një rruge të vështirë, edhe pse e dinte se pasojat e një iniciative të tillë mund të ishin të pashmangshme kurrë nuk u pendua. Aty, [[Tezeu]] arriti ta shpëtonte nga duart e dajës së vet, Kreontit (vëllait të nënës) i cili shkoi për ta rrëmbyer. Pak kohë pas vdekjes së të atit, Antigona u rikthye në Tebë për të shmangur duelin e dy vëllezërve të saj, të cilët kishin marrë përsipër udhëheqjen e Tebës, luftën e Ἑπτὰ ἐπὶ Θήβας që e nisi Polinikti ndaj Eteoklit sepse e kishte përzënë nga Teba. Kur lufta përfundoi në favor të Tebës (me fitoren e Kadmit) por edhe me vdekjen tragjike të dy heronjve në portën e shtatë, sunduesi i ri, [[Kreonti]], urdhëroi varrimin e Eteoklit por edhe ndalimin e varrosjes së trupit të pajetë të Poliniktit, i cili sipas tij veproi si tradhtar.
 
Antigona, në të kundërt me motrën e saj, Izminin, i neglizhoi të gjitha ligjet e Kreontit dhe varrosi vëllain e saj të vdekur, sipas dëshirës së zotave.
 
I gjithë ky konflikt përshkruhet grafikisht në tragjedinë homonime të Sofokleut.
 
Një roje i cili kishte rënë në gjurmët e saj e zbuloi dhe e çoi te Kreonti. Rezultati i këtij konflikti ishte ndëshkimi i pashpirt i i saj. E mbyllën në një shpellë duke e lënë pa bukë dhe pa ujë, deri sa të vdiste.
 
I fejuari i saj, Emoni, i biri i Kreontit, e përkrahu veprimin e Antigonës dhe akuzoi të atin, (i cili më vonë u pendua pasi orakulli Tiresia e paralajmëroi se diçka e keqe do të ndodhte) por më kot, Antigona u vetëvra. Në dëgjimin e lajmit tragjik, Emoni u rrënua tërësisht, bindi të ëmën dhe kështu u vetëvaren që të dy.
 
[[Kategoria:Mitologjia greke]]