[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Korrik → korrik duke përdorur AWB
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 16:
 
== Jeta ==
Martini lindi në Dushman të [[Dukagjini]]t më 13 korrik<ref name=":0">[[Bardhyl Demiraj|Demiraj B]]., ''[http://www.albanologie.uni-muenchen.de/downloads/publikationen-demiraj/jeta-akademike-e-martin-c.pdf Jeta akademike e Martin Camajt], "''[[Hylli i Dritës]]“ Nr. 3 [2010] 102 – 112, Shkodër.</ref> 1927 në vendin e quajtur TemalTelumë. I biri i Kolë Camës, njëherësh bari e bujk. Tereza, e ama ishte nga [[Prekali]], lindi i treti ndër shtatë fëmijë. Datëlindja 1925 duket të jetë një gabim shtypi<ref name="hjl">{{de}} [[Hans-Joachim Lanksch|Lanksch H.J.]], ''[http://www.shkoder.net/en/camaj_de.htm Martin Camaj – Synthese von Gegensätzen]'', Deutsch-Albanische Freundschaftsgesellschaft (Hrsg.): Albanische Hefte. 31. Jahrgang, Nr. 3, [[Bochum]] 2002.</ref>. Vendlindja e tij është "… ''në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend''”, sipas vetë Martinit. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t'i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në [[Shkodra|Shkodër]] që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen - pse jo - për meshtari.
 
Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjit jezuit "Xaverianum"]]<ref name=":0" />, ku do kalonte edhe [[tuberkulozi]]n<ref name=":1" />. Rektor i kolegjit atbotë qe P. [[Zef Valentini|Giuseppe Valentini]] SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegjë. Studimet detyrohet t'i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 - mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës<ref name=":0" />.