Pulti (krahinë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 27:
Dukagjini i Ri që është në mes të Malësisë i ruajti shumë traditat dhe zakonet e veta, por ra edhe nën ndikimin e Malësisë, gjë që u shfaq në marrjen e disa dokeve dhe zakoneve në kulturë materiale si: tipin e ndërtesave, në veshje, etj, në kulturën artistike si: marrja e lahutës dhe e eposit të Kreshnikëve. Por Dukagjini i Ri ushtroj edhe vetë një ndikim shumë të madh mbi zonat përreth të Malësisë, saqë zona e Pultit (Pulti i sotëm) ra plotësisht nën ndikimin e Dukagjinit dhe ndonse popullsia është tjetër, Pulti u bë pjesë e Dukagjinit, kurse Toplana, Temali dhe Nikajt ranë pjesërisht nën ndikimin e Dukagjinit.
 
==Pak Histori dhe gjeografi ==
 
Ndërmjet të ardhurve dhe vëndasve për disa kohë kishte harmoni të plotë, pasi vendasit shfrytëzuan sheshet e ulta dhe brigjet e lumenjëve për bujqësi, kurse të ardhurit shfrytëzuan kullotat e larta për blegtori. Pushtimi i Shqipërisë nga pushtuesit osman, solli pasoja edhe për ata edhe pse këta pushtues nuk arritën ti pushtonin, ata patën një ndikim shumë të madh mbi jetën e tyre, sepse ata pushtuan pjesët e poshtme, fushat, pra kullotat dimërore, gjë që u keqësoi shumë gjëndjen ekonomike dhe e bëri popullsinë e zonës që të jetonte në kushte gjysëm nomade dhe të merrej me një fare bujqesie (kopshtari).<ref>[http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=4230&page=6 Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri - Faqja 6 - Forumi Shqiptar<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>
Rreshti 34:
 
Kushtet e reja të jëtës së ngulur ndikuan edhe mbi jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të banorve të zonës.
Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si: Mauriqi (Dakaj), Plani, [[Kiri]], Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopçi, Shati, Deja, Sarda, Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret (Në vitin 2007, ne fshatin [[Theth]], është zbuluar një vendbanim i kohës se Bronxit, ndoshta dhe 3,000 vjet para l. s'Krishtit), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë. Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i [[Pulti i poshtëm|Poshtëm]], ose Pulatum Minorum (Inferior), herët me qendër në [[Shurdhahu|Sarda]]. Pulti i Madh, ose i [[Pulti i sipërm|Epërm]], ose Pulatum Maiorum (Superior), herët, ne qendër në T’pla të Krasniqes. Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vendet malore, prej qafës së Bashkasit dhe deri në [[Peja|Pejë]], në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin. Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimatar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug - qafa e Beshkasit; ne Veri – qafa e Ndermajës; në lindje - deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Përëndim, deri në luginen e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug - qafa e Ndërmajës; ne Veri - Pejë; në Lindje - deri në kufi me Prizrenin dhe në Përendim - deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u ngushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin turk, quhej me toponomin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve. Pavarësisht nga lëvizjet e popullates, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi pultinase. Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërisë (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotshmesotme.
 
==Shih edhe këtë==
 
[[Dukagjini]], [[Shala]], [[Abat]], [[Thethi]], [[Kiri]], [[Nikaj e Mertur]].
 
== Burimet ==