Tempujt egjiptianë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi 4 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 109.92.185.156) dhe riktheu rishikimin 1719290 nga Mr Robot
Rreshti 36:
 
[[File:Temple-Karnak.jpg|thumb|468px|Panoramë sferike e Sallës Hipostile të Karnakut]]
 
====Historia====
Historia e kompleksit të Karnakut përputhet pak a shumë me historinë e Tebës dhe rolin e saj ndryshues kulturor. Qyteti i Tebës nuk duket të ketë qenë i rëndësishëm përpara [[Dinastia XI Egjiptiane|Dinastisë së XI]] dhe tempulli i mëparshëm duhet të ketë qenë relativisht i vogël, me faltore të kushtuara hyjnive të hershme të Tebës, perëndeshës së Tokës [[Mut]] dhe zotit të luftës [[Montu]]. Ndërtimet e hershme u shkatërruan nga pushtuesit. Artefakti më i hershëm i njohur që është gjetur në zonën e tempullit është një tempulli vogël tetëkëndor nga [[Dinastia XI Egjiptiane|Dinastia e XI]], që përmend Amon-Ra-hun. Amoni (shpesh i quajtur Amen) kishte qenë perëndia mbrojtëse e qytetit të Tebës. Ai identifikohej me dashin dhe me patën. Kuptimi egjiptian i emrit Amon është "i fshehtë" ose "zoti i fshehtë".<ref>Desmond Stewert and editors of the Newsweek Book Division "The Pyramids and Sphinx", [[1971]], fq. 60–62</ref>
Line 168 ⟶ 167:
 
[[File:Temple-solaire-abousir.jpg|thumb|358px|Rindërtim i tempullit diellor të Setibtawit (Niuserreu) në Abu Gurab]]
 
==Tempujt diellor==
'''Tempulli diellor''' është një strukturë e veçantë e arkitekturës së shenjtë egjiptiane që dallohet nga kanonet klasike të përdorura në ndërtesat e kultit hyjnor. Këto kanone klasike parashihnin një ndërtim të quajtur "në formë hinke" që përshkonte atriot dhe korridoret gjithëmonë e më të errët, për të përfunduar në sakrakririn monolitik të naosit (apo qelës), të përfshirë nga errësira.
Line 230 ⟶ 228:
 
[[File:Temple-montouhotep.jpg|thumb|327px|Rindërtim i tempullit mortor të Montuhotepit të II nga Édouard Naville, ku prania e piramidës është e debatuar.]]
 
==== Arkitektura ====
===== Rruga e shtruar dhe oborri =====
Line 289 ⟶ 286:
 
[[File:Flickr - Gaspa - Dendara, mammisi romano (7).jpg|thumb|250px|right|Mammisi romak në Dendera]]
 
== Mamiset ==
Mamisi është një term arkitektonik i ideuar nga [[Jean-François Champollion]] në shekullin e XIX për të emërtuar ''shtëpitë e lindjes hyjnore'' (Mammisi në gjuhën kopte, e konsideruar si pasardhëse e gjuhës së lashtë egjiptiane, do të thotë ''vendi i lindjes''.<ref>[http://www.ecovisiones.cl/diccionario/M/MAMMISI.htm Mammisi en el Diccionario - Enciclopédico.]</ref>), '''Për-Mes''' në gjuhën e vjetër egjiptiane, që emërtonte tempujt e vegjël pranë të mëdhenjve të epokës së vonë dhe asaj greko-romake ku lindëte zoti i tempullit kryesor; nëse tempulli kryesor i ishte kushtuar një perëndeshe, ishte një dhomë e tempullit, ku perëndesha vendosej një herë në vit për të lindur fëmijën e saj me të cilin ajo dhe i shoqe adhuroheshin në grupin triadik.