Arkeologjia në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike duke përdorur AWB
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 20:
Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë dhe gjatë tërë gjysmës së parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s., ilirët fillojnë dhe i vendosin vendbanimet e tyre në kodra të ngritura me pozicion dominues mbi zonën përreth, dhe gradualisht (i përforcojnë) i rrethojnë me mure të fuqishme (Gajtan-Shkodër, Tren-Korçë, Kalivo-Sarandë etj).
 
==Në fushën e antikitetit==
 
Deri në shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin përparuar pothuajse me të njëjtin ritëm. Midis tyre dalloheshin disa krahina të veçanta si Fusha e Korçës, Mati, Glasinaci (në Bosnjë) etj, të cilat kishin arritur të krijonin një kulturë materiale me nivel më të lartë se të tjerat. Përfshirja e Ilirisë në lëvizjen e gjerë ekonomike-shoqërore mesdhetare, bëri që pas shek. VII p.e.s. të dalin në radhë të parë të zhvillimit trevat jugore ilire - Iliria e Jugut.
Rreshti 28:
Rreth gjysmës së parë të shek. VI themelohet dhe Oriku. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se gjatë shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia kthehen në qytete të mirëfillta, kurse gjatë shek. IV ato njohën një lulëzim të përgjithshëm që u shpreh me ndërtime monumentesh madhështore.
 
==Durresi==
'''DYRRAHU''' ose Epidamni, qysh në shek. V p.e.s. kishte punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave e lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që pret Dyrrahu, kurse për lulëzimin urbanistik të shek. IV p.e.s dëshmon mozaiku i një dyshemeje me gurë lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durrësit.
 
Line 34 ⟶ 35:
Në shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe tërmeti i vitit 345 e.s. e rënon edhe më tej duke e bërë të kthehet në një qendër të vogël tregtare. Pozita e tij gjeografike e bëri Dyrrahun që gjatë shek. V-VI e.s. ai të kthehet në një nga qytetet e rëndësishme të perandorisë bizantine. Në kohën e perandorit Anastas (me origjinë nga Durrësi) u ndërtuan shumë godina të reja, hipodromi dhe tre radhë muresh rrethues shumë të fuqishëm.
 
==Apolonia==
'''APOLONIA''' Qytet antik ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera me të njëjtin emër të kohës antike. U ngrit mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103 m mbi nivelin e detit) me një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Aqos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik. Në shekujt e parë të jetës, Apolonia mbante lidhje të ngushta me Korinthin dhe Korkyrën dhe luante rolin e ndërmjetësit në tregtinë e helenëve me ilirët. Në shek. V p.e.s. u bë qendër e zhvilluar ekonomike me punishte të shumta zejtare, zgjeroi marrëdhëniet me botën ilire si edhe me Atikën e më vonë edhe me Magna Grecian (Italinë e Jugut).
 
Line 42 ⟶ 44:
Marrëdhëniet e ndërsjellat të qyteteve koloni me interlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit të një tog qytetesh ilire. Gjatë shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont të gjerë shikimi dhe të rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe gurësh të skalitur me forma trapezoidale, poligonale e në një fazë më të zhvilluar me blloqe kuadratikë. Në shek. IV p.e.s. ato ishin kthyer në qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit të shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore të një qyteti antik. Hapësira e brendshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja në të cilën ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqëror, kulturor e religjioz (prytaneioni, teatri, shëtitorja, tempujt etj) formonin qendrën e qytetit të ndarë nga pjesa tjetër. Disa shembuj të këtyre ndërtimeve në qytetet ilire e dëshmojnë më së miri nivelin urbanistik të tyre.
 
==Butrint==
'''BUTRINTI''' Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se në shek. VII-VI p.e.s. Butrinti ishte një qendër protourbane, kurse në shek. V p.e.s. arriti të marrë tiparet e plota të një qyteti. Në fund të shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndërtua agoraja e qytetit, një portik (shëtitore), një tempull i vogël dhe teatri me 1500 vende i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Ai bashkë me ndërtimet e tjera pranë si tempullin e Asklepit, portikun, banjat etj, përbënin pjesën më të bukur të qytetit antik.
 
Në periudhën e vonë antike e mesjetës së hershme Butrinti përjetoi një periudhë lulëzimi. Kësaj kohe i takon ndërtimi i Baptisterit i cili është monumenti më i rëndësishëm i periudhës paleokristiane. Salla e pagëzimit në formë rrethore me diametër 13,50 m është shtruar me mozaikë shumëngjyrësh, me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike, të cilat kanë vlerë të veçantë artistike. Salla përshkohet nga dy radhë kolonash granite mbi të cilat kanë qenë mbështetur qemerët e çatia.
 
==Antigonea==
'''ANTIGONEA''' Qytet i themeluar në shek. III p.e.s. me një mur 4000 m të gjatë, është ndërtuar me një sistem urbanistik të tipit hipodamik, me rrugë të drejta e të kryqëzuara që ndajnë qytetin në insula me gjerësi 200 këmbë dhe në ndarje të tjera më të vogla.
 
==Amantia==
'''AMANTIA''' Është e vendosur në faqen e një kodre të lartë dhe kishte të fortifikuar me një mur të gjatë 2200 m, vetëm akropolin. Emri i qytetit për herë të parë përmendet në shek. IV p.e.s. Në shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe arrin të presë monedhat e veta. Këtë e dëshmojnë ndërtimi i tempullit të Afërditës, rrënojat e një teatri dhe veçanërisht ndërtimi i stadiumit, i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Stadiumi ka formën tipike të stadiumeve greke me dy krahët e gjata që kufizojnë pistën me gjatësi 184,8 m dhe gjerësi 12,25 m. Njëri krah i shkallares i ndërtuar me blloqe gurësh gëlqerorë ka 17 radhë, kurse krahu tjetër ka 8 radhë.
 
==Bylisi==
'''BYLISI''' Një nga qytetet më të mëdha ilire u zhvillua në shek. IV p.e.s. si kryeqendër e fisit ilir të bylinëve. Ai kishte një sipërfaqe prej 30ha të rrethuar me mur të mbrojtur nga 7 hyrje e 7 kulla. Në shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohë kur ndërtohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Në shek. I e.s. Bylisi u kthye në koloni romake.
 
Në shek. IV të e.s. qyteti rrethohet me mure të fuqishme, dhe më pas në shek. V-VI u bë një qendër e rëndësishme peshkopale. Për këtë flet zbulimi i gjashtë bazilikave, dyshemetë e të cilave janë shtruar me mozaikë me motive paleokristiane të një cilësie të lartë.
 
==Albanopoli==
'''ALBANOPOLI''' Qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve, që përmendet për herë të parë në mesin e shek. II të e.s. nga Ptolemeu, i cili përcakton dhe koordinatat e shtrirjes së tij. Është lokalizuar me rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit (në afërsi të Krujës). Emri i qytetit dhe i fisit të albanëve që krijuan atë, u ruajt në mesjetë e deri në ditët tona duke i dhënë emrin gjithë trevës ku shtriheshin Ilirët e Jugut - Albania.
 
==Lisi==
'''LISI''' U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazën e një vendbanimi protourban. Në shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e ndanin atë në tre pjesë, akropolin, qytetin e sipërm dhe qytetin e poshtëm që shtrihej buzë lumit Drin. Muret e qytetit janë të ruajtur shumë mirë me 12 portat dhe kullat e shumta që i japin një pamje madhështore qytetit. Lisi në kohën e Cezarit merr të drejta dhe ofiqe municipale dhe luan një rol aktiv në luftën civile midis Pompeut e Cezarit.
 
==Selca e Poshtme==
'''SELCA E POSHTME''' Në kodrat e fshatit me të njëjtin emër, janë zbuluar rrënojat e një qyteti ilir të shek. IV-III p.e.s. Në shek. III bëhet qendër e krahinës ilire të Dasaretisë. Në këtë kohë gdhenden në shkëmb 4 varre monumentalë princëror, me një arkitekturë të stilit jonik. Në njërin varr është gjetur një inventar shumë i pasur me armë, enë bronzi e balte, zbukurime ari dhe një paftë metalike me skenë mitologjike luftimi.
 
==Arkeologjia==
Në qytetet koloni, Dyrrah, Apoloni si edhe në qytetet e tjera të Ilirisë së Jugut si në Butrint, Amantia, Bylis, Antigone etj., krahas degëve të ekonomisë u zhvillua e lulëzoi arti, i cili në fillim zhvillohet i lidhur me traditën e metropoleve (korinthase e korkyrase). Pas shek. V krahas vazhdimit të traditës, arti fiton veçori lokale. Vlera të veçanta artistike kanë punimet në qeramikë. Në shek. IV-III p.e.s. punishtet e Apolonisë e Dyrrahut prodhuan enë me figura të kuqe me tema mitologjike dhe nga jeta e përditshme. Figurinat (terrakotat) e shumta me tema mitologjike e më pas edhe tema nga jeta e përditshme, dallojnë për plastikën e realizimin artistik. Krahas terakotave të shumta janë edhe figurinat prej bronzi, mjaft prej të cilave përbëjnë vepra arti.