[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Rreshti 15:
=== Jeta në Londër ===
U largua prej Hungarisë në vitin 1947 për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës. Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper.
 
===Përvoja e hershme të biznesit ===
Pas diplomimit, Soros gjeti një punë si një shitës udhëtues për një kompani të shitjes me shumicë të mallrave të shtrenjta në vendpushimet bregdetare Uellsit. Ai e përshkroi këtë periudhë si "pikën më të ulët të jetës sime," dhe shkroi letra për një numri bankash tregëtare që kërkonin punonjës. Ai u pranua në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" për faktin se drejtor i managimit ishte një hungarez.
 
Në vitin 1954, Soros filloi karrierën e tij financiare në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" të Londrës. Ai punoi si nëpunës dhe më vonë u transferua në sektorin e arbitrazhit. Një punonjës i bankës, Robert Mayer, i sugjeroi atij të aplikonte për punë në kompaninë shitblerjes financiare të të atit të tij, F.M. Mayer në New York.
 
Në vitin 1956 Soros u transferua në New York City, ku ai punoi si një tregtar financiar i arbitrazhit për F.M. Mayer (1956-1959).
 
=== Wertheim & Co ===
Në vitin 1959, pas tre vjetësh në F.M. Mayer, ai u transferua në Wertheim & Co si një analist i Letrave me Vlerë evropiane, ku qëndroi deri në vitin 1963. Ai planifikoi për të qëndruar për pesë vjet, kohë e mjaftueshme për të kursyer 500.000 dollarë. Pas kësaj ai u kthze në Angli për të studiuar filozofi. Gjatë kësaj periudhe, Soros zhvilloi teorinë e [[Refleksiviteti|refleksivitetit]] të bazuar në idetë e Karl Popper-it. Sipas Refleksivitetit vlerat e tregut drejtohen shpesh nga idetë e gabueshme të pjesëmarrësve, jo vetëm nga bazat ekonomike të situatës. Reagimet refleksive krijohen atje ku idetë ndikojnë ngjarjet dhe ngjarjet ndikojnë idetë. Soros argumentoi më tej se kjo çon në tregjet që kanë cikle të "virtytshme ose vicioze" prociklike zhvillimesh të vrullshme dhe dështimesh, ndryshe nga parashikimet e ekuilibrit të ekonomisë standarde neoklasike.
 
=== Arnhold dhe S. Bleichroeder ===
Nga 1963 deri në 1973, përvoja e Soros si zëvendëspresident në "Arnhold dhe S. Bleichroeder" rezultoi në pak entuziazëm për punë. Biznesi ishte i plogët pas futjes së taksës së barazimit interesit, e cila minoi efektivitetin e tregëtisë financiare europiane të Sorosit. Ai i kaloi vitet nga 1963 deri në 1966 me përqendrim kryesor të tij në rishikimin e disertacionit të tij të filozofisë. Në vitin 1966 ai filloi një fond me 100.000 dollarë të firmës për të eksperimentuar me strategjitë e tij tregtare. Por ai ishte i motivuar kryesisht nga dëshira për të confirmuar veten si një investitor për të përfituar nga njohuritë e tij të refleksivitetit.
 
Në 1969 Soros ngriti fondin "''Shqiponja e Dyfishtë''" ''(Double Eagle)'' me 4 milion dollarë kapital të investitorëve, duke përfshirë 250.000 dollarë të parave të tij. Ajo u bazua në Kurasao të Antilleve Hollandeze.
 
Në vitin 1973 Fondi "''Shqiponja e Dyfishtë''" kishte 12 milionë dollarë dhe formoi bazën e Fondacionit Soros. George Soros dhe Jim Rogers merrnin kthimin në pjesën e tyre të kapitalit dhe 20 për qind të fitimeve çdo vit.
 
=== Menaxhimi i Fondacionit Soros ===
Në vitin 1970 Soros themeloi "''Menaxhimin e Fondacionit Soros''" dhe u bë kryetar i tij. Ndërmjet atyre që kanë mbajtur poste të larta në kohë të ndryshme ishin Jim Rogers, Stanley Druckenmiller, Mark Schwartz, Keith Anderson, dhe dy bijtë e SOROS-it.
 
Në vitin 1973, për shkak të konflikteve të interesit që kufizonin aftësinë e tij për të drejtuar dy fonde, Soros dha dorëheqjen nga menaxhimi i Fondit "''Shqiponja e Dyfishtë''". Ai pastaj themeloi Fondacionin Soros dhe i dha investitorëve të Fondit e "''Shqiponja e Dyfishtë''" mundësinë e transferimit në Fondacionin Soros ose të qëndronin me "Arnhold dhe S. Bleichroeder".
 
Më vonë fondacioni u riemërua ''"Fondi Kuantik" (Quantum Fund)'', sipas parimeve të mekanikës kuantike të Werner Heisenberg. Deri në atë kohë vlera e fondit ishte rritur në 12 milion dollarë, nga të cilët vetëm një pjesë e vogël ishin para të Soros-it. Ai dhe Jim Rogers riinvestuan fitimin e tyre nga fondacioni, si dhe një pjesë e madhe e tarifave të tyre të performancës 20%, duke zgjeruar pjesën e tyre.
 
Nga 1981 fondi ishte rritur në 400 milion dollarë, dhe më pas një humbje 22% në atë vit dhe tërheqjet e konsiderueshme nga disa prej investitorëve e reduktoi atë në 200 milion dollarë.
 
Në korrik të vitit 2011 Soros njoftoi se ai i kishte kthyer fondet nga paratë e investitorëve nga jashtë (me vlerë prej 1 miliard dollarësh) dhe në vend të tyre investoi 24,5 miliardë dollarë nga pasuria e familjes së tij, për shkak të ndryshimeve në rregullat e Komisionit Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të Letrave të SHBA. Fondi kishte në atë kohë mesatarisht mbi 20% fitim.
 
Në vitin 2013 ''Quantum Fund'' bëri 5,5 miliardë dollarë.
 
=== Shkelja e ligjit në çështjen ''"Société Générale"'' ===
Në vitin 1988, Soros u kontaktua nga një financier francez me emrin Georges Pébereau i cili i kërkoi të marrë pjesë në një përpjekje për të mbledhur një grup investitorësh për të blerë një numër të madh aksionesh në "Societe Generale", një bankë e madhe franceze që ishte pjesë e një programi të privatizimit (diçka e krijuar nga qeveria e re nën Zhak Shirak). Soros përfundimisht vendosi kundër marrjes pjesë në përpjekjet e grupit dhe vendosi që të vazhdojë personalisht me strategjinë e tij të grumbullimit të aksioneve në katër kompani franceze: ''Société Générale'', ''Suez'', ''Paribas'', dhe ''Compagnie Generale d'Électricité''. Në vitin 1989, Komisioni i Operacioneve të Bursës (COB-autoriteti rregullator i bursës franceze) kreu një hetim nëse transaksioni i Soros në Societe Generale duhet të konsiderohet tregtim i brendshëm. Soros nuk kishte marrë asnjë informacion nga Societe Generale dhe nuk kishte njohuri të brendshëm të biznesit, por ai e dinte se një grup investitorësh ishte duke planifikuar një përpjekje për blerje. Hetimet fillestare e shpallën Soros të pafajshëm dhe nuk u ngritën akuza por, çështja u rihap disa vite më vonë dhe Gjykata e Lartë franceze konfirmoi akuzën më 14 qershor 2006, por e uli dënimin në 940.000 euro. Soros ka mohuar çdo keqbërje. Në dhjetor 2006, ai apeloi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në baza të ndryshme, duke përfshirë se vonesa 14-vjeçare në sjelljen e çështjes për gjykim parandaloi një proces të drejtë. Në bazë të nenit 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku thuhet se asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër që nuk ishte një vepër penale në kohën që është kryer, gjykata ra dakord të dëgjojë apelin. Në tetor të vitit 2011, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tij në një vendim 4-3, duke thënë se Soros kishte qenë në dijeni për rrezikun e thyerjes së ligjit për tregëtimin e brendshëm financiar.
 
=== Jeta në Amerikë ===