Rudolf Steiner: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
Rudolf Steiner u lind në vitin 1861 në Donji Kralevec (Lower Kralevec)<ref>Silvija Paparić:Odgojitelj u waldorfskoj pedagogiji. (Završni rad), Sveučilište Jurja Dobrile u Puli - Odjel za odgojne i obrazovne znanosti, Pula, srpanj 2015, fq. 2.</ref> asokohe qytezë e Perandorisë Austriake ndërsa sot qytezë në Mexhimurje (Međimurje) të Kroacisë.<ref>Bezić, Živan: Waldorfska pedagogija // Crkva u svijetu : CUS 34 (1999), 4 ; str. 437-449</ref> Shkollimin fillor e kreu në Neudörfl ndërsa të mesmin në Wiener Neustadt (Bečko Novo Mjesto). Pasi kishte lexuar veprat e Kantit, Fichtes dhe Schellingut, Steiner filloi studimet në Institutin Vjenez të Teknologjisë (sot Universiteti Teknik i Vjenës -Technische Universität Wien), ku studio matematikë, fizikë, kimi, botanikë, biologji, letërsi dhe filozofi. Në vitin 1888 u ftua që të punonte në arkivin e Goethes në Weimar ndërsa në vitin 1891 në Universitetin e Rostockut, mbrojti tezën e doktoraturës me titull: "E vërteta dhe dituria: Hyrje në Filozofinë e Lirisë”, (Eng: “Truth and Knowledge: Prelude to a Philosophy of Freedom”, Ger: Wahrheit und Wissenschaft – Vorspiel einer Philosophie der Freiheit). Në vitin 1896, Steiner refuzoi një ofertë nga motra e Friedrich Nietzsches, Elisabeth Forster-Nietzsche, për të ndihmuar organizimin arkivit të Nietzsches në Naumburg. Steiner, i prekur thellë, më pas shkroi librin “Friedrich Nietzsche, Luftëtar për Liri.” (Në kuadër të shkrimeve të Rudolf Steinerit për Friedrich Nietzschen janë edhe dy ese me titull: “The Philosophy of Friedrich Nietzsche as a Psychopathological Problem,” dhe “ Friedrich Nietzsche's Personality and Psychotherapy.”) Në arkivin e Goethes në Weimar, Steiner qëndroi deri në vitin 1897 kur shpërngulet në Berlin.
 
Në periudhën ndërmjet viteve 1899-1904 punon si mësimdhënës i historisë në Shkollën e Punëtorëve në Berlin (Eng: "Workers' School of Education", Ger: “Arbeiter-Bildungsschule”) ndërsa mes viteve 1913-1922 në Dornach të Zvicrës, ndërton qendrën e parë antroposofike, Institutin Goetheanum. Ky objekt i ndërtuar nga materiali i drurit do të digjet në vitin 1922 nga një zjarrvënie e qëllimshmezjarri, ndërsa një vit më vonë fillon rindërtimin e Institutit Goetheanum nga materiali i betonit, e i cili do të përfundoj së ndërtuari tri vite pas vdekjes së Steinerit, më 1928.
 
Me kërkesën e Emil Molt, drejtor i Fabrikës së Cigareve Waldorf Astoria në Shtutgard, Rudolf Steiner në vitin 1919 shkon atje me qëllim që për punëtorët e saj të mbante ligjerata shoqërore dhe pedagogjike. Këtu me ndihmën e personelit të Fabrikës Waldorf Astoria dhe për nevojat fëmijëve të punëtorëve të saj, u themelua shkolla e parë e tipit waldorfian.<ref>Rudolf Steiner & Frans Carlgren. (1990), Odgoj ka slobodi: pedagogija Rudolfa Steinera. Društvo za waldorfsku pedagogiju: Zagreb, fq. 20.</ref> (Prej këtu rrjedh edhe emri i kësaj lëvizjeje pedagogjike, “Pedagogjia Waldorfiane apo Waldorf Shkolla”).<ref>Fjala '''Waldorf''' rrjedh nga gjermanishtja e vjetër:”wald” - që do të thotë "mal" ose “pyll,” dhe “dorf” - që do të thotë “fshat ose katund.”</ref>