Historia e Hasit: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Gjonaj ne Gjinaj |
|||
Rreshti 2:
==Historia e Hasit==
Hasi është një ndër krahinat etno-gjeografike me kufij të përcaktuar shumë qartë. Përveç shumë karakteristikave që e veçojnë nga krahinat e tjera shqiptare, është edhe ajo e kufizimit të saj. Hasi kufizohet pothuajse në të gjitha anët me lumenjë. Në veri dhe në lindje me [[Drini i Bardhë|Drinin e Bardhe]] dhe degën e tij ''
Hasi shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42 gradë 05'45'' nga fshati Brrut dhe 42 gradë 17'57'' në veri në majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20 gradë 13'11'' në Kosturr dhe 20 gradë 32'50'' në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393 km², gjatësia e vijës kufitare është 85,8 km, nga këta kufij tokësore 27,8 km me Hasin e Rrafshit, lumor 14 km me rrethin e Tropojës dhe 44 km kufij liqenor me rrethin e Kukësit.
Rreshti 11:
===Etimologjia e emrit "Has"===
Konfiguracioni i krahinës së Hasit është i ndarë në aspekte etno-kulturore, "me pasuri kulturore, me interes për kërkime shkencore, me rëndësi jo vetëm krahinore, por edhe kombëtare".<ref>Mark Tirta, "Hasi në shekuj e popullsia e tij","Tradita kulturore e Hasit",IAP,Prishtine, 2007,f.111.</ref> . Nuk është e përcaktuar qartë prejardhja e emrit të Krahinës së Hasit. Duke folur për Hasin dhe rëndësine e tij në fushën e etnokulturës, studiuesi prof. [[Mark Tirta]] ,thotë:"Dëshmitë na afrojnë kujtesa popullore, përfituar me anë te eksplorimeve në terren, kjo e ndihmuar edhe nga burimet e shkruara të kohës së pushtimit Osman dhe kohëve para pushtimit." <ref>Çabej.Dr.Eçrem,Studime etimilogjike në fushë të shqipes,(botuar në Studime gjuhësore I),"Rilindja",Prishtine 1976,fq.236</ref>[[File:Buka_e_misrit_dhe_buka_pogaçe.jpg|thumb|Buka e bardhë e dorës së parë|320x320px]]Ndonëse flet për etimologjinë e fjalës ''has'' apo''Hase'', por jo në kuptimin e emërtimit të krahinës së Hasit, studiuesi i fushës së gjuhësisë dhe të albanologjisë, Dr.Eçrem Çabej, ndër të tjera konstaton se fjala ''hase'' rrjedh nga turqishtja dhe ka kuptimin e ''bukës së bardhë të dorës së parë''. Ndërkaq, duke e zbërthyer me tutje etimologjinë e kësaj fjale:" '''hasi''' nenkupton, ''Kryengritës, i pabindur, i pashtruar''. Sipas
Mirëpo emërtimi Has del në pah në shek.XVI, përkatësisht në një dokument të vitit 1570. Shumë kronistë të fillimit të shek.XVII në argumentimin e origjinës së Kastriotëve, Hasin e përmendin me emrin ''Az'' apo ''Ass'' dhe popullinë si Askol, që në të vërtetë nga mungesa e përdorimit të (h),(s) në latinisht nënkupton emërtimin Has. Ndërkaq, në vitet e para të shek.XVII Hasi njihej edhe me emrin ''Shullaa'' që në latinisht do të thotë ''Vendi i thatë'', e që për shkak të natyrës së tij këtë e ka ruajtur edhe në ditët e sotme duke u quajtur ''Hasi i Thatë''. Në lidhje me Hasin, interes paraqet relacioni i Pjetër Mazrrekut, arqipeshkv i Tivarit(1586-1637). Ky arqipeshkv shkruan se Hasi përfshin shumë katunde të cilat janë të banuara me shqiptarë të besimit mysliman. Në studimet e Çabejt, Pjetër Mazreku njihej, përveç si nje klerik edhe si shkrimtar dhe relator, ai ishte nga fshati Mazrrek i Hasit. Vet hasjanët emrin ''Has'' e ndërlidhin me traditat dhe zakonet të kësaj zone, por edhe për besën dhe bujarinë e përhershme që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë tek banorët hasjanë. Dikush e ndërlidh me fjalën ''vërtetësi'', ''origjinalitet'' etj., që të shpie te konstatimi apo zbërthimi i kësaj fjale nga ana e Çabejt dhe ndërlidhja e saj me kuptimin e ''bukës së dorës së parë''.
|