Këngët popullore të Farkës: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: Kënga është një krijim poetik folkloric që është kënduar kryesisht në ceremonitë festive tradiconale si dhe në jetën e përditshme familjare. Në fshatin e Farkës janë k...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 28 mars 2017 17:27

Kënga është një krijim poetik folkloric që është kënduar kryesisht në ceremonitë festive tradiconale si dhe në jetën e përditshme familjare. Në fshatin e Farkës janë kënduar shumë këngët e vjetra të Shqipërisë së mesme . gjinitë e këngëve të kënduara kanë patur karakter historik, trimërisë ,të dashurisë etj... Këngët popullore kanë qarkulluar gojë më gojë , të tilla këngë janë: ke cezmja e kishës, shoqënia, ke selvia e namazjas , Gani Beut,Esat Pashës, Osman Balit, Myslym Pezës etj… të cilat këndohen edhe sot nga më te moshuarit në raste gëzimesh. Sot këndohen këngët e muzikantit Muharrem Gurra të viteve 1938-1945 të cilat konsiderohen gjithashtu si këngë të trevës së Tiranës. Krijimet e tij janë hallkat e fundit të gjerdanit të artë të muzikës popullore burimore të Shqipërisë së mesme. 1 Qenke veshur me të bardha Oqenke veshur me të bardha, Hajde ja ke lala-e O mu me ty m´ka zënë sevdaja, Hajde ke lala-e. Refreni

                        Hajde ja ke lala-e,
                        t´dal lala përpara-e
o qenke veshur me të kuqe 

hajde ja ke lala-e, o buza gocës o si burbuqe, hajde ja ke lala-e,

 o qenke veshur me jeshile,

hajde ja ke lala-e, o zani gocës o si bilbile, hajde ja ke lala-e

Fërfëlloj fëllanza Fërfëlloj fëllanza n´ujë, fëllanzo – fëllanzo, dil prej ujit ,mos dalsh kurrë, Fërfëllo- fëllanzo, tyte unë ty nuk të ngas, sall për flokësh o të përkas, të të shëf a je e bardhë, a je e amël o porsi dardhë. Fëllanzo... .....................................................................................

Për një mot e gjysëm viti Për një mot e gjysëm viti O ne u deshëm moj goc e vogël , kush se diti, o ne u deshtëm e kush se diti, vec un´ e ti, edhe shpirti, qysh atë ditë q´t´vuna unazën- ke gishti.

Gocat e katunit Po fluturojnë dallëndyshet, rreth burimit lumit –o, atje ku lajn duar e faqet, gocat e katunit – o. Qan lulja për lulen Qan lulja për lulen,obobo Lulen c´e këpusin obobo, c´e këpusin gocat, obobo, që lahen si rosat, obobo, qan lulja për lulen, obob, lulen c´e këpusin obobo, c´e këpusin cunat obobo cunat gush pullumat obobo.


Shoqet e tua moshatare Shoqet e tua moshatare , kan hasret prej bukurisë, jan dy goca në penxhere, po pëllcasin prej zilisë.

Merr gjergjefin Merr gjergjefin goc e dil ke ara, o m´ka morrë molli shpirto ja ke lala.

    Nis cigaren cun-o ke mani,
    E po t´morr molli shpirt-o ja ke xhani.


Në fshatin Farkë përgaitjet per dasëm fillonin 5 ditë përpara, që më vonë u reduktua edhe në 3 ditë. Dasma zakonisht është ditën e dielë,por kishte raste që dasma bëhej ditën e enjte, kjo ndodhte kur dhëndri e kishte martesë të dytë. Ditën e premte fillonin këngët e vallet dhe shënohej fillimi konkret i dasmës. Këndoheshn këngë kushtuar nuses dhëndrit, vjerrit e vjerrës, që këndoheshin nga grat dhe të afërmit e familjes të cilat rreshtoheshin në form kori dhe i prisnin dasmorët me këngët: 1

Sa shyqyr qenka këtu, shyqyr –o 

Shyqyr bonte babai vet shyqyr –o Po merr nusen për hyzmet Për hyzmet e selamet shyqyr –o

2 Merr kronin e krif zylyfet o moj nuse, un po e marr e s´un po i kref të shkretat , o moj none.

3 Vinte vallja rrotullë, rrotull-o , Kush po vjen mas valles-o , vjen dhanri-o mas valles-o.

4 Ra hana n´funt katunit , shkoj e ra n´flet pllumit , o pllum o flet shkru, ku je nis me na shku, ke doktorri se kam një punë m´ka ndodh nusja pak sëmun, pyes doktorin c´ar t´i boj sheqer t´omël ta omëltoj.

5 Ja dhanërr bajrak mavi, ja nusen që deshe ti, vallahi s´e desha vetë ma dha baba me t´vërtetë.

          Ja dhanërr bajrak mavi,
         ja nusen që deshte ti ,
         vallahi s´e deshta vetë,
        ma dha nana me t´vërtetë.
Ja dhanërr shtylla shtëpisë,

hiq rrobet e beqarnisë, vish rrobat e dhanrrisë beqarnin ta qaj me lot, nusja e re u dashka fort.

6 Lëshoj dheu mjegull –o

Kush po vjen mas mjegulläs –o 

Vinte nusja oo Vinte tuj bo lum e lum . Lum e mum ku po shkoj unë Gjej babën si di unë, lum e lum ku po shkoj unë, gjej vjerrën si di unë.

7 Hyni nusja n´rrugën tonë, lëshoj diell e lëshoj honë, hyni nusja në oborr, shtati nuses si vaporr, hyni nusja në hajat, shtati nuses si bajrak, hyni nusja në shtëpi ,

shtati nuses si selvi,

të gjitha të mira ina, shtatin e nuses nuk e kina.

8 Ngrehu herët në mjes për mjes , do baba ujë abdes, t´i bojsh kafen mjes për mjes , t´ia bojsh me buz tuj qesh , se idhnohet e s´ta merr, të bi dorës e ta derdh.


Edhe ceremonia e synetllikut shoqeroheshin me këngë, si psh; Tufa, tufa zerdeli, Cunat tona synetli, Baba vet e boni gati, me dyshek, jorgon të ri ,

      amanet more berber, 
     laje briskun prife me serm,
     e t´mi ohesh mukajet,
     se aq gja ka nona e vet.