Fatmir Dalladaku: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 24:
 
=== Periudha në Gjermani ===
Në vitin 1989, Dalladaku fitoi bursën e senatorit të Berlinit Perëndimor për të vazhduar subspecializimin nga kirurgjia kardiovaskulare pranë [[:en:Deutsches_Herzzentrum_Berlin|Deutsches Herzzentrum]] <nowiki/>në Berlin të Gjermanisë Perëndimore, ku mentor e kishte Prof. Dr. [[:de:Roland_Hetzer|Roland Hetzer]]. Plani fillestar i Dalladakut ishte që të kthehej në Kosovë pas përfundimit të subspecializimit, dhe që së bashku me kolegët e tij nga Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare ta themelojne klinikën shumë të nevojshme të kirurgjisë së zemrës pranë Fakultetin të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Megjithate, si pasojë e heqjes së autonomisë së Kosovës në vitin 1989 dhe zhvillimeve politike që pasuan, ky plan nuk arriti të jetësohet asnjëherë. Me ngritjen e tensioneve politike në Kosovë, në vitin 1991, shumica dërrmuese e profesorëve dhe mjekëve shqiptarë në Universitetin e Prishtinës, përfshirë edhe Dalladakun, u larguan nga puna. Duke qenë se tashmë ishte larguar nga vendi i punës, Dalladaku mbeti në Berlin, pasi që iu ofrua një vend pune si mjek specialist në Deutsches Herzzentrum. Dalladaku bëri operimin e parë në zemër të hapur në vitin 1990 gjatë qëndrimit në Berlin, dhe që nga ajo kohë, ka bërë më shumë se 4000 ndërhyrje të tilla kirurgjike.<ref>{{cito lajm|last1=Isufi|first1=Rexhep|last2=Osmani|first2=Shqipe|title="Kryemjeku që operoi me sukses mbi 4000 pacientë në Berlin të Gjermanisë"|accessdate=30 March 2017|publisher=Bota Sot}}</ref>
 
Në vitin 1994, së bashku me një grup kolegësh nga Berlini dhe Heidelbergu, Dalladaku bashkëthemeloi klinikën Deutsches Herzzentrum në Lahr-Schwarzwald të Gjermanisë, ku edhe vazhdon të jetë i angazhuar si kryemjek (Oberarzt).