Fatmir Dalladaku: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 31:
 
== Operacioni i parë në zemër të hapur në Kosovë ==
[[Skeda:Operacioni.png|parapamje|Dr. Dalladaku dhe ekipi i tij gjatë operacionit të parë në zemër të hapur në Kosovë]]
 
Në maj të vitit 2003, Dr. Dalladaku erdhi me ekipin e vet nga Gjermania për të bërë dy operacionet e para “bypass” në zemër të hapur në Kosovë . Përveç diagnostifikimit falas të pacientëve të bëra në Klinikën Kardiologjike të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë disa ditë para operacioneve, ai poashtu e organizoi transportin e pajisjeve të nevojshme mjekësore nga Gjermania në Kosovë, përfshirë makinat ekstrakorporale dhe pompat intraaortale. Pas katër ditësh udhëtimi dhe komplikimeve të shumta burokratike gjatë rrugës, më 23 maj, pajisjet teknike arritën në Prishtinë.<ref>{{cito lajm|last1=Postaremczak|first1=Petra|title="Lahrer Herzspezialisten leisten humanitäre Hilfe"}}</ref> Ditën e nesërme, më 24 maj, dy pacientë të moshës 67 (A.Gj.) dhe 51 vjeçare (E.D.), iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjike të cilat u kryen në sallën e saporenovuar të operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Operimet u kryen falas, pasiqë të gjitha shpenzimet u mbuluan nga klinika Herzzentrum Lahr/Schwarzwald, FD Company, ish-biznesi i familjes Dalladaku në atë kohë, dhe agjencioni Eurokoha. Edhe pse operimet u kryen pa asnjë komplikim, trupat gjermane të KFOR-it të stacionuara në Kosovë ishin të gatshme t’i transportonin në çdo kohë dy pacientët nga Kosova në Gjermani në rast nevoje.
 
Rreshti 38:
== Jeta personale ==
 
Dalladaku është i martuar me piktoren dhe profesoreshën e artit Bukurije Oseku-Dalladakun. Ai momentalisht jeton në Lahr/Schwarzwald të RF Gjermanisë dhe punon në [http://www.herzzentrum-lahr.de/Home.aspx MediClin Herzzentrum Lahr/Baden].