[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 77:
* Pjesëmarrja në vitet 1878 në mbrojtje të tokave shqiptare të [[Ulqini]]t, [[Tivari]]t, [[Hoti]]t, e [[Gruda|Grudës]], me rreth 200 luftëtar.
* Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Dukagjinit, më në krye [[Mark Lula]], Marash Kola e Gjek Gega, me 15 qershor 1878-të, në [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjen e Prizrenit]].
* Krijimi i “[[Djelmnia e Shalës]]” (dhe Dukagjinit gjithashtu) me 1890-të, më në krye [[Mehmet Shpendi]]n, ku përfaqësoi atë në përpjekjet për pavarësi të Shqipërisë përkrah [[Dedë Gjo Luli]]t, [[Isa Boletini]]t dhe [[Bajram Curri]]t.
* [[Beteja e Qafës së Agrit]] e udhëhequr nga strategu popullor Mehmet Shpendi, ku Treva e Dukagjinit sfidoj ushtrin e pathyeshme të Shefqet Turgut Pashës.
* Dukagjinasit me të marrë vesh lajmin e gëzuem për [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë|Shpalljen e Pavarësis së Shqipëris]] dhe ngritjen e flamirit Kombëtar nga [[Ismail Qemali]] në Vlorë, ishte data e [[28 Nëntori]]t 1912-të, ku [[Mehmet Shpendi]] së bashku me shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas ngritën Flamurin Kombëtar në logun e Kuvëndit të burrave të Shalës në [[Abat]]. ''(Revista Hylli i Dritës, [[Shkodër]] 1942, nr. 5 fq. 252)''.
* Veprimet luftarake mbrojtëse kundër ushtrisë Malazeze, në korrik të vitit 1915-të, në të cilat dhanë jetën 104 luftëtarë.
* Traditat atdhetare janë reflektuar më së miri tek “Besa e Prekalit”, me 25 shtator 1919-të, që u bë simbol besëlidhjeje në të gjithë Malësin e Veriut.
* Këto vlera janë shfaqur në Kongresin e Lushnjës, me 1920-të; në lëvizjen Noliste në qershor të vitit 1924; në lëvizjen antizogiste në nëntor të vitit 1926; në luftën për çlirimin e Shqipërisë kundër nazi-fashizmit, me Çetën Partizane të saj, e cila u krijua me 5 nëntor të vitit 1943, me 32 luftëtar.
 
Tu folë për trimnin dhe patriotizmin e Dukagjinit dhe të prijsëve të tyne, At. [[Gjergj Fishta]] tek ''(Lahuta e Malcis, Kangë e 16-të; Kulshedra)'' thotë;
:''...Dymijë djelm çoj Dukagjini,''
:''Në luftë t'rrufeshmëm porsi Drini,''
:''Kah diktohet turbull zallit,''
:''Mjaft me i thanë Shala mizore,''
:''N'za për pushkë, k'jo, e bukën n'dorë,''
:''Ai Mark Lula na u ka pri,''
:''Kallushan musteqe zi,''
:''N'log për mënd e për urti,''
:''Për urti e për trimni,''
:''N'kaçaturr, edhe n'allti,...''
 
==Njerëz të Shquar==