[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 39:
 
 
'''Vat Gjeloshi''' luftoj me armë në dorë kundër forcave të pushtimit nga [[Mali i Zi]], për mbrojtjen e tërsëris toksore, ditët e 4-5 Korrikut të vitit 1915-të në Dakaj të [[Nënmavriq]]it, Shaljanët trima do ti prisnin në mënyrë të merituar mysafirët e paftuar atje, me ç’rast pas një beteje të shkurtër, ushtarët Malazez do të mundeshin dhe dorëzoheshin pa kushte që të gjithë. Sipas traditës luftarake të asaj kohe, pas çarmatosjes të palës së mundur në fushëbetejë, ushtarët e kapur si rob lufte, do të kalonin nën dy pushkë të kryqëzuara. Kështu që, më 5 Korrik të vitit 1915, Shaljant vëndosën te Ura e Shalës dy pushkë kryq, në formë harku, dhe ushtria Malazeze e përbër prej 1,500 ushtarësh kalojnë poshtë tyre, si shënjë dorzimi pa kushte dhe heqje dore nga përdorimi i armëve kundër këtij vëndi, e pas kësaj Shaljant i përcjellin deri në qafë të Pejës, për ti lënë të lirë të ktheheshin në Mal të Zi.
 
 
Rreshti 45:
Armiku i përbetuar i Shqiptarve gjenerali famekeq Radomir Veshoviq, përkundër "besës" që i kishte dhënë delegacionit të Shalës në Mal te Zi, më 15 Korrik të po atij viti në afërsi të vëndit të quajtun N’dërkisa afër Qereshit të Planit, ai do të urdhëronte masakrimin e [[Mehmet Shpendi]]t, Çun Nikës dhe [[Marash Delia|Marash Delisë]] dhe pas kësaj agresorët barbarë vijuen veprimet e tyre mizore luftarake, duke vra e pre mbi 72 burra, gra, pleq dhe fëmijë të tjerë, të Planit e të [[Dukagjini]]t.
 
Gjithashtu në fushë të betejës, dhe konkretisht në vëndin e quajtur rrasat e qafës së Boshit [[Gimaj]], ditën e [[15 Korrik]]ut të vitit [[1915]]-të, ra heroikisht në fushën e betejës luftëtari trim, Vat Gjeloshi. Ai edhe pse ishte një djalë i vetëm ''(në pesë breza me nga një djalë)'' nuk e ndaloj për të lutuar përkrah trimave Shaljan e Dukagjinas dhe thirrjeve në mbrojtje të vatanit dhe të [[Flamuri i Shqipërisë|Flamurit Kombëtar]], derisa Ai e dha jetën për lirin e humbur dhe çlirimin e Atëdheut. Ai e ka lënë një djalë dy vjeçar me emrin (Kol Vata), por më tepër Ai ka lënë emër dhe gjurmë në historinë e [[Shqipëria|Shqipëris]]. Kudo dhe kurdoherë kujtohen [[Titulli "Hero i Popullit" në Shqipëri|Heronjt]] dhe [[Dëshmori|Dëshmort]] e Kombit Shqiptar do të kujtohet edhe '''Vat Gjeloshi''' (Piniqi).
 
''Ja disa vargje të një kënge kushtuar trimave të Shalës ra heroikisht në fushë beteja;''
:''…[[Shtatë Shaljant]] k'nohen të parë,''
:''[[Mehmet Shpendi]] nji trim i rradhë,''
:''Vijnë pas tyne tanë Malësia,''
:''Ai Çun Nika e [[Marash Delia]],''
:''Deli Pjetra pllumb i bardhë,''
:''Çue e pat Shalën n’kamë,''
 
:'''''Vat Gjeloshi''''' ''trim si zana,''
:''Nik Vuksanin se ban nana,''
:''Ai Xhur Kola me gjith axhën,''
:''N’deruen fisin, n’deruen Shalën,''
:''Për Flamur me Shqipe n’badhë,''
:''Shala e kuqe mbetet [[Shala|Shalë]].''
 
''Krijimtaria Popullore.''
 
==Burime Informacioni==