Ndok Gjeloshi: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: {{Leter Tabela Fillim|thumb}} {{Leter emri|Ndok}} {{Leter mbiemri|Gjeloshi}} {{Leter ditëlindje|1893 }} {{Leter vendlindje|Shalë, Shkodër. }} {{Leter ditëvdekje|...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 3 prill 2017 05:31


Ndok Gjeloshi (1893-1943), lindi në Mëkshaj të Nënmavriqit të ShalësDukagjinit, Shkodër. Ishte një veprimtar aktiv Politik dhe Ushtarak, gardist themeltar i Xhandarmarisë Shqiptare. Ai ishte dhe mbetet një figurë spektakolare, dhe i vlerësuar si një nga trimat më madhështor të asaj kohe.

Emri Ndok
MbiemriGjeloshi
Lindur më 1893
Lindur në Shalë, Shkodër.
Vdiq më 1943
Vdiq në Tiranë
Kombësia Shqiptar, Dukagjinas.
Mirënjohje
Dëshmor i Atëdhut


Jeta

Ndok Gjeloshi i biri i një fisi të dëgjuar në gjenealogjinë e bajrakut të Shalës, i trungut të Nik Vuksanit, ku me këngën e të cilit fillojnë dasmat, gëzimet dhe festat në Shalë. Ndoka lindi me një bukuri natyrale sa fisnike aq edhe madhështore, me trup vigan, i zgjuar nga natyra, inteligjent me karakter të fortë dhe orator në të shprehur. Ndok Gjeloshi mori formim të mirë kulturor në Kolegjin FrançeskanShkodër, dhe më pas përfundon Akademinë Ushtarake të Modenas në Itali, ku dhe mori gradën e togerit të forcave të Xhandarmërisë. Ai ishte ushtarak i talentuar dhe ambicioz, guximi i tij shpesh e shtyri të ndërmerrte veprime jashtë mundësive reale që kishte, i përpiktë por edhe aventurier në politikë si shumica dërmuese e ushtarakëve që i futen politikës.

Ndoka i mbështetur nga Princ Vidi gjatë mbretërimit të tij të shkurtër (të Principatës së Shqipërisë), si shumë nacionalist të tjerë ai ishte anëtar i “Partisë Nacionaliste Shqiptare”, ishte gjithashtu anëtar i “Bashkimit Kombëtar” (organizatë e aktivistëve anti-Zogist në mërgim). Shkoi në Durrës për t’i dalë zot Princ Vidit, ku për merita ushtarake mori çmimin “Besa e Bashkimit”.

Ai ishte antizogist i betuar që ishte gati të bashkëpunojë me këdo vetëm të eleminonte Zogun. Ishte bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe zbatues i porosisë së tij së bashku me Aziz Çamin, natën e 20 Shkurtit të vitit 1931 organizojnë atentatin më të rrezikshëm ndaj Ahmet Zogut, nga i cili Zogu shpëtoi vetëm se kishte n'dërruar veshjen e jashtme (i veshur jo si mbret).


Veprimtaria Politike e Atdhetare

Ndok Gjeloshi me Bajram Currin ishin të një ideali, ata së bashku luftuan për spastrimin e vëndit nga bandat esadiste, qe rojtar i Kongresit të Lushnjës dhe mori pjesë aktive në luftën e Koplikut. Njihen meritat e tij edhe për ndihmesën e vyer të komitetit për “Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”, ai udhëhoqi propagandën elektorale në favor të Luigj Gurakuqit në vitin 1923.

Gjatë Rrethimit të Shkodrës, përmes gjylesh që binin pandërprerë ai shpëtoj prej zjarrit Kishën e Madhe dhe civilët e pambrojtur. Në kohën e internacionalitetit, Ai qe i pari shqiptar që ngriti flamurin në Këmbanoren e Katedrales së Shkodrës.

Përpara Luftës së Parë Botërore, Ndoka luftoi në përkrahje të forcave të ushtrisë së Princ Vidit. Si nacionalist radikal deklaronte se bënte pjesë në “Partinë Nacionaliste Shqipëtare”, gjatë luftës së ashpër politike në vitet 1920-24 rreshtohet përkrah forcave të opozitës së Fan Nolit, në Revolucionin e 24-ës së bashku me Rexhep Shalën që çoi në përmbysjen e klikës Zogiste. Gjatë qeverisjes së Nolit, Ndoka mori gradën kapiten i forcave kufitare.

Si politikan i frymëzuar nga idealet opozitare, përkrahu kryengritjen e Nolit dhe me 10 Qershor 1924 ditën e martë, ora 19.30, fanolisti Ndok Gjeloshi ka qenë oficeri i parë që hyri në Tiranë në krye të pararojës së Ushtrisë Kombëtare të forcave kryengritëse të Veriut, duke dëftuar trimërin e tij të pashoq. Guximi dhe sakrifica e tij i befasoi eprorët e vet, ngaqë nuk e prisnin një inkursion kaq të shpejtë dhe të suksesshëm.

Me fitoren e Legalitetit ai u dënua me vdekje (në mungesë) nga regjimi i Ahmet Zogut, ai arratiset në Jugusllavi, por më vonë kthehet dhe vihet në krye të veprimeve luftarake në Lëvizjen anti Zogiste të Dukagjinit të vitit 1926. Në Nëntor të po këtij viti së bashku me Dom Loro Cakën, organizuan dhe udhëheqi kryengritjen antizogiste të Dukagjinit, kryengritje që shpërtheu përpara kohe, ajo mbeti e izoluar, kryengritje që nuk u përhap nga tradhëtia, as në Pukë dhe as në Malësi të Madhe siç ishte parashikue, kryegritje k’jo që u shtyp e që u pagua me qindra të vrarë e të burgosur.

Ai pas kësaj revolte emigron në Vjenë të Austris, ku martohet me Margarita Gjeloshi, një zonjë Austriake sa e bukur aq edhe fisnike. Ai shumë shpejt bahet anëtar i grupit të “Bashkimit Kombëtar”. Ishte një organizatë e aktivistëve anti-Zogist në mërgim, e cila u formua në vitin 1925 në Vjenë me iniciativën e Ali Këlcyrës, Angjelin Suma, Xhemal Bushati dhe Sejfi Vllamasit, ku kërkonin rrëzimin e Ahmet Zogut me ç’do kusht.


Atentati kundra Mbretit

Atentati i Vjenës ndaj Ahmet Zogut, edhe sot e kësaj dite paraqet interes historik dhe ka përsëri një kureshtje.

Në mbërmjen e 20 shkurtit të vitit 1931, pasi ishte studiuar shumë mirë skena para se të ndodhte atentati, Mbreti Zogu I dhe disa nga njerëzit e tij që e shoqëronin në shfaqjen e operës "Pagliacci" në Teatrin e Operës së Vjenës, u larguan nga salla e shfaqjes pak minuta përpara përfundimit. Në hyrjen kryesore të Operës e prisnin dy makina. Mbreti hipi në automobilin e parë së bashku me kolonel Libohovën, ndërkohë që major Llesh Topallaj përgatitej të hipte në automobilin e mbretit së bashku me këshilltarin e legatës Shqipëtare në Vjenë. Kur këta po hipnin në makin, Ndok Gjeloshi hapi zjarr, e pas të shtënave të para agjenti i policisë që ishte ulur në vëndin e parë të makinës së mbretit, kërceu nga automobili dhe iu turr vrasësve. Zogu po përgatitej të dilte nga makina ndërsa major Topallaj u godit edhe dy herë të tjera, ai vdiq menjëherë në vënd. Berned Fischer nga ana e tij shprehet se pas një shkëmbimi zjarri të shkurtër me dedektivët e mbretit, dy vrasësit u kapën dhe u arrestuan. Mbreti u rikthye menjëherë në ndërtesën e Operës dhe filloi të lëshonte britma histerike dhe ashtu me revole në dorë filloj të shante në gjuhën Gjermane.

Ndok Gjeloshi me të shtënat e rrufeshme mbi mbretin shqiptar në Vjenë hyri në mënyrë spektakolare në Historinë e Shqipërisë, e pse jo edhe të Austrisë. Në vija të përgjithëshme për atentatin është folur dhe shkruar pak a shumë kështu; (Botuar në gazetat ditore, Vieneze të atyre ditëve).

…Vrasësi i parë është Ndok Gjeloshi, ai është një ish-Oficer i Ushtrisë Shqipëtare, i lindur në Shkodër në vitin 1893 dhe ka shërbyer si ushtarak atje. Ai është një Katolik Roman, i martuar dhe ka banuar në Vjenë me gruan e tij, gjatë dy viteve të fundit. Vrasësi i dytë është ish-Kapiteni Aziz Çami, i lindur në vitin 1893 në Filat të qarkut të Gjirokastrës, shërbeu në Delvinë. Ai është një Mysliman beqar dhe jeton në adresën Hegergasse nr. 9 në qarkun 3 të Vjenës...

Gjyqi ndaj tyre përfundoi më 2 Tetor të viti 1931, ata u cilësuan fajtor për vrasjen e major Llesh Topallajt dhe tentativë për vrasjen e Mbretit, ai u dënua me 3-vjet e 6 muaj burg nga gjykata, dhe Çami 2-vjet e 6 muaj. Organizatorët e tjerë, mes tyre Qazim Mulleti, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, Angjelin Suma, Sejfi Vllamasi, etj u liruan shpejt pas arrestimit të tyre, ata u dëbuan nga Austria dhe shumica e tyre u zhvëndosën në Paris. Përfundimi i kohës së burgimit dhe rrëzimit të Mbretit nga froni, i krijuan mundësinë Ndok Gjeloshit të kthehet përsëri në Shqipëri, por këtë herë në Shqipërinë e Veriut e pritën si hero.

Ja si është shprehur konkretisht Ndok Gjeloshi para trupit gjykues, për atentatin kundër Ahmet Zogut;

…Unë vëndosa të qëlloj mbi Ahmet Zogun pasi kisha bindje të plotë, se ai ishte nji fatkeqësi Kombëtare. Unë e qellova me bindje të plotë, pasi e dija se interesi i tij i vetëm ishte, etja e shfrenuar për pushtet personal dhe para, të nxjerra si produkt i nji tradhtie të ulët, të larë me lotë dhe vuajtje të nji populli fukara…


Vrasja e Ndok Gjeloshit

Në pranverën e vitit 1943 në fundin e Bulevardit kryesor të Tiranës, sot rruga e Stacionit të Trenit, Ndok Gjeloshi mbetet i vrarë nga një aktivist komunist i pamëshirshëm si gjarpëri, Myslym Keta, me urdhër të komitetit qëndror të Partis Komuniste.

"Ndok Gjeloshi" do të mbetet një figurë e rëndësishme Kombëtare Shqiptare e jetës Politiko-Ushtarake, për kohën e vet, me pamjen e vet që vetëm rrezaton.


Burime Informacioni


Shih edhe këtë

Shtatë Shaljant, Mehmet Shpendi, Martin Camaj, Marash Delia, Vat Gjeloshi, Shala, Dukagjini, Abat, Thethi

Lidhje të Jashtme