Dallime mes rishikimeve të "Liceu"

120 bytes added ,  4 vjet më parë
Emri ''Lyceon'' ishte përdorur nga [[Napoleon Bonaparte|Napoleoni]] në vitin 1802 për të emërtuar institucionin kryesor të arsimit të mesëm. Nga Franca emri është përhapur në shumë vende të botës të cilat ishin nën ndikimin e kulturës franceze.
 
Në Shqipëri liceu i parë ishte [[Liceu Kombëtar i Korçës]]. Ky në fakt ishte një shkollë e mesme e përgjithshme në qytetin e [[Korça|Korçës]], i cili e theksonte kulturën franceze dhe vlerat evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht nga viti 1917 deri në vitin 1939. Shkolla vazhdoi aktivitetin e saj edhe pas Luftës së Dytë Botërore si Shkollë e Lartë "Raqi Qirinxhi".<ref>{{citation|last=Xoxi|first=Koli|year=1997|title=Liceu Kombëtar i Korçës (1917-1939)|publisher=Shtëpia Botuese "Lumo Skëndo"|language=|oclc=45500476}}</ref> Më vonë u hap edhe Liceu i Gjirokastrës (1923), sot [[Shkolla e Mesme “Asim Zeneli”]], si dhe Liceu i Shkodrës.
 
Institucionet arsimore të tipit të liceut vazhdojnë të ekzistojnë edhe në vende të tjera të botës. Ato janë aktive në vende të tilla si: India, Filipinet, Shri Lanka, Turqia, Uzbekistani, Taxhikistani, Bellarusia, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Shtetet e Bashkuara, Kili.