[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 21:
Vëndlindja e Vat Gjeloshit asokohe i takonte vilajetit të Shkodrës, trevës së mirënjohur të historisë mitike legjendare të "[[Shtatë Shaljant|Shtatë Shaljanve]]". Vat Gjeloshi, gjithashtu ishte i trungut të njërit nga shtatë heronjtë e pa harruar të Shalës (''[[Hasan Pepa]] i vllaznis Mëkshaj''), ku kënga e të cilëve edhe pse që nga viti 1806-të, ende këndohet me etje dhe vazhdon të kujtohet trimëria e veçantë e këtyre trimave të papërsëritshëm, që u ba brënda Sarajeve të Shkodrës.
 
'''''"[[Kulla]] Muze"''''' e Vat Gjeloshit, është djegur tre herë nga pushtuesit e n'dryshëm, ajo është e restauruar nga fondi i Monumenteve të Kulturës të rrethit [[Shkodër]], sot gëzon statusin "Monument Kulture", dhe mbrohet me ligjë nga shteti Shqiptar.
 
'''Vat Gjeloshi''' ishte djali i vetëm i Gjelosh Ndokës, i mikut ma të mirë dhe kumari brezash me shtëpin e Mehmet Shpëndit. Për këtë miqësi dhe shoqëri, këtu po përmëndim një të vërtet historike të kësaj dere të madhe. [[Mehmet Shpendi]] kishte zgjedh fjalë pakun e kësaj dere, por që fjala e tijë peshonte shumë randë, plakun e urtë Gjelosh Ndokën, për një punë të vështir dhe delikate, ''(marrë nga libri monografik "Mehmet Shpendi" i pari i [[Djelmnia e Shalës|Djelmnis së Shalës]], me autor Pal Doçi, faqe 42, pika 6-të).''