[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 25:
Në këtë kullë 300-vjeçare jetuen të parët e Vat Gjeloshit dhe vetë Vata, ajo është djegur tre herë nga pushtuesit e n'dryshëm dhe rindërtuar përsëri, sot ajo është e restauruar nga fondi i Monumenteve të Kulturës të rrethit [[Shkodër]], dhe gëzon statusin "Monument Kulture", dhe mbrohet me ligjë nga shteti Shqiptar.
 
'''''Një punë e vështirë edhe delikate;'''''
 
'''Vat Gjeloshi''' ishte djali i vetëm i Gjelosh Ndokës, i mikut ma të mirë dhe kumari brezash me shtëpin e Mehmet Shpëndit. Për këtë miqësi dhe shoqëri, këtu po përmëndim një të vërtet historike të kësaj dere të madhe. [[Mehmet Shpendi]] kishte zgjedh fjalë pakun e kësaj dere, por që fjala e tijë peshonte shumë randë, plakun e urtë Gjelosh Ndokën, për një punë të vështir dhe delikate, ''(marrë nga libri monografik "Mehmet Shpendi" i pari i [[Djelmnia e Shalës|Djelmnis së Shalës]], me autor Pal Doçi, faqe 42, pika 6-të).''
Rreshti 34:
Megjithatë frati u ankua te krenët për fyemje, dhe për këtë u hap fjala (''bijen kumont e Kishës'') dhe u mblodh tanë Shala në Kuvënd (''për gjykim''). Tue pa se palët u pajtuan, Gjeloshin e dënojnë me gjobë, për fajin se i kishte bërtit fratit, me kaun e kularit të cilin ja vuri vetë thikën, e ku për veti mori kryet dhe lëkurën <ref>''Botuar në organin "Hylli i Dritës" nr. 3, faqe 119-122, Shkodër me 1920.''</ref>.
 
'''''Ngritja e Flamurit në Abat;'''''
 
'''Vat Gjeloshi''' ishte anëtar i "[[Djelmnia e Shalës|Djelmnis së Shalës]]", i kësaj force progresiste dhe opozitare në Shalë dhe Dukagjin gjithashtu. Shaljant pasi marrin vesh lajmin e gëzuem për [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë|Shpalljen e Pavarësis së Shqipëris]] dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar nga [[Ismail Qemali]] në Vlorë, ishte data e [[28 Nëntori|28 Nëntor]]it 1912-të, ku Mehmet Shpendi së bashku me shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas ngritën Flamurin Kombëtar, duke zgjedhur si vëndin më të përshtatshëm, logun e Kuvëndit të burrave të Shalës në Abat, e një n'dër këta pjesmarrës padyshim do ishte edhe Vat Gjelosh Ndoka <ref>''Botuar në organin "Hylli i Dritës" Shkodër me 1942, nr. 5, faqe 252.''</ref>.