Dallime mes rishikimeve të "E penguara"

1.890 bytes added ,  5 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
No edit summary
vNo edit summary
[[Skeda:E penguara.gif|thumb|200px]]
"E penguara - Requiem për Linda B". Roman me Autor [[Ismail Kadare]]. Shtëpia botuese Onufri. Botuar në nëntor 2009. Faqet e librit 216. ISBN 978-99943-42-48-8
 
Ky libër, afron me një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "[[Dajti]]t". Kjo nostalgji epokash të përzjera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është "e penguara", vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Fundi i saj, është tepër trajgjik, përfundon me vetëvrasje.
 
Kryedramaturgu Rudia Stafa , është, bartësi kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili padjallëzisht i nënshkruan një libër një vajze të panjohur. Shkas për nënshkrimin e këtij libri , bëhet shoqja e Lindës, Migena. Migena krijon një marrëdhënie me dramaturgun , të cilën e mban te fshehur nga shoqja e saj e ngushtë. Në të njejtën kohë, ky veprim i Migenës i pafalshëm, ishte tradhëti ndaj shoqes së saj , por edhe fillimi i problemeve të mëdha për Rudianin. Rudiani thërritet në komitetin e partisë, pa e ditur përse-në. Atje ai përballet me një sprovë të dyfishtë, ku nga njëra anë mundohej të kuptonte vështirësitë ku ndodhej dhe nga ana tjetër përpiqet te kuptojë të vërtetën që ka të bëjë me Linda B. Kapërcimi i zonave të rrezikshme , është një kapërcim i ankthshëm e tronditës por dhe hulumtues e ndërgjegjës. Në këtë mënyrë ai arrin të kuptojë shumë gjëra rreth fatit të tij dhe fatit të të tjerëve.
 
Vetëvrasja e Lindës ka motive konkrete , por dhe të panjohura. Duke mbyllur jëtën tragjikisht, Linda na jep të kuptojmë iluzionin jetësor që tingullon si një metaforë e zezë ekzistenciale. Figura e Lindës është një realitet i zymtë e rrënqethës. Ajo përnjëmend është një qenie njerëzore , por pa të drejta jetësore. Fati tragjik i Lindës, lidhur me dramën e Rudianit është një gërshetim tepër i ndërlikuar, një dramë me thelb të dyfishtë, një rrëshqitje e padukshme nga rrafshi i zhvillimit të gjallëruar në përzierje të gjërave me prejardhje të kundërt.
 
Kjo vepër mer përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet , si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanerin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar.
 
{{Ismail Kadare}}
3

edits