[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Aristotle Altemps Inv8575.jpg|parapamje|200px|Aristoteli]]
'''Aristoteli''' (384 322) ishte filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar i Greqisë antike. Konsiderohet gjeniu më i madh intelektual i botës antike perëndimore. Ai luhatet midis idealizmit dhe materializmit. Aristoteli ishte themelues i shkollës peripatetike si dhe themelues dhe sistematizues i shumë shkencave dhe disiplinave shkencore. Ai ishte personaliteti universal i kohës së vjetër. Quhet ndryshe edhe "filozof i fatlumturisë". Njihej edhe nga ana e dijetarëve mesjetar arab të cilët e vlerësuan me epitetin "Mësuesi i parë" ({{lang-en|The First Teacher}}; {{lang-ar|{{big|al-mua'lim al-awwal, المعلم الأول}}}}).
 
Aristoteli vijuesi i mendimit të shkollës së [[Sokrati]]t në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe nga [[Platoni]] kryesisht idealist sipas disa studjuesve të bashkohsisë është një mendimtar i njohur i botës antike dhe përfaqson shkollën e tij në historinë e filozofisë . Aristoteli ishte mësuesi i [[Aleksandri i Madh]] në disa dislplina shkencore të kohës duke realizuar formimin e liderit befasues dhe perandorit të ri një fenomen i veçantë ende për studjuesit .