Gjeografia e Evropës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1734189 i bërë nga 79.171.53.88 (diskutimet)
Rreshti 16:
Për kah përthyerja e vijës bregdetare Evropa zë vendin e parë midis kontinenteve në botë. Sipërfaqja e ishujve dhe gadishujve përbën 1/3 e sipërfaqes së saj, ndërsa vija bregdetare është e gjatë 38624km (sa ekuadori i Tokës). Në disa pjesë bregu i detit është i ulët dhe i butë, në pjesët e tjera i lartë dhe rrëpinor.
 
== Veçoritë e relievit. ==
[[Skeda:Europe topography map en.png|thumb|Topografia Evropës]]
Evropa ka ultësira por edhe male të larta. Ky kontinent ka lartësinë më të vogël mbidetare (vetëm 300 m, toka botërore 875 m). Pjesa më e madhe Evropës (2/3) është e ulët (deri në 200 m) dhe vetëm 17 % është tokë malore. Në Evropë dallohen malet vjetra dhe të reja. Malet e vjetra janë krijuar para qindra milionë vjetësh. Këto i përfshijnë malet qendrore në Evropën e Mesme (masivi qendror në [[Francë]], malet në [[Gjermani]] dhe [[Çeki]]) malet në ishujt [[Britania e Madhe|britanik]], Gadishullin [[Ballkan]]ik etj. Këtu bëjnë pjesë edhe malet Rodope në Gadishullin Ballkanik. Fuqitë e jashtme gjatë kohës së gjatë i kanë ulur dhe rrumbullakuar këto male duke krijuar në mes tyre lugina të gjera lumore.