[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
malui i ziu
Etiketa: blanking
U kthye versioni 1734668 i bërë nga 185.173.204.151 (diskutimet)
Rreshti 1:
{{KUTIAMali i Zi
Mos përdorni materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit!r
|SIPËRFAQJA = 1.812
|SIPËRFAQJA: VENDI = 161
|SIPËRFAQJA: UJË = 1,5
|POPULLSIA = 620.029
|POPULLSIA: VITI = <small>2011</small>
|POPULLSIA: VENDI = 166
|POPULLSIA: DENDËSIA = 45
|PBB = 3,985 miliard
|PBB: VITI = <small>2015</small>
|PBB: PËR BANOR = 6.373
}}
'''Mali i Zi''' ''[[Gjuha malazeze|(malazisht]]: Црна Гора, Crna Gora)'' është [[Shteti|shtet]] bregdetar në [[Ballkani|Ballkanin Perëndimor]] dhe një prej shteteve më të reja, i pavarësuar më 2006 pas shpërbërjes së [[Serbia dhe Mali i Zi|Bashkimit Shtetëror Serbi dhe Mal i Zi]]. Mali i Zi ishte principatë dhe më pas mbretëri e pavarur para aneksimit nga Serbia më 1918. Ai ka një bregdet në [[Deti Adriatik|Detin Adriatik]] në jug-perëndim dhe kufizohet nga [[Kroacia]] në perëndim, [[Bosnje-Hercegovina]] në veriperëndim, [[Serbia]] në veri-lindje, [[Kosova]] në lindje dhe [[Shqipëria]] në jug-lindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është [[Podgorica]].
 
== Historia ==
{{Kryesor|Historia e Malit të Zi}}
Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran. Për të parën herë në burimet historike emri Mali i Zi u përmend në shekullin 13. Hapësira që quhej Mal i Zi paraqiste vetëm një krahinë gjeografike. Ai territor përfshinte hapësirën mes [[Liqeni i Shkodrës|liqenit të Shkodrës]] dhe Llovqenit, që ishte pjesë e territorit të Duklës dhe Zetës. Ne gjysmën e dytë të shek. 15 në këtë hapësire zyrtarisht u
formua shteti i quajtur Mali i Zi. Kishte sipërfaqen 1500&nbsp;km². Me forcimin e Malit të Zi si shtet, sipërfaqja u rrit, kështu që kah fundi i shek. 18 dhe fillimi i shek. 19 u dyfishua. Ne betejën e Grahovës ne vitin 1858 Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me [[Turqia|Turqinë]] dhe u rrit per 1500&nbsp;km² territore te reja te çliruara. Mbas këtyre rezultateve Mali i Zi fitoi praninë ndërkombëtare në [[Kongresi i Berlinit|Kongresin e Berlinit]] më 1878 atëherë fitoi zgjerim territorial dhe sipërfaqja e Malit te Zi u bë 9475 km2. Në fillim të shekullit 20 mbas luftërave Ballkanike territori i Malit të Zi u rrit në 14000&nbsp;km². Në kuadër të Malit te Zi hyri një pjesë e [[Sanxhaku i Pazarit të Ri|Sanxhakut të Novi Pazarit]], një pjesë e [[Rrafshi i Dukagjinit|Rrafshit të Dukagjinit]], Polimjes, si dhe një pjesë në juglindje të Podgoricës. Qytetet të cilat hynë nën Malin e Zi ishin: [[Plevla]], [[Bellopoja (Mal i Zi)|Bijello Pole]], Berane, Mojkovaci, Kollashini, [[Peja]], [[Gjakova]]. Nga viti 1918 Mali i Zi humbi statusin e shtetit dhe hyri në përbërjen e [[Mretëria Serbo Kroato Sllovene|Mbretërise Serbo-Kroato-Sllovene]]. Më vonë ky shtet do të quhet [[Mbretëria e Jugosllavisë]]. Mbas Luftës së 2-të Botërore u formua RFD e Jugosllavisë (07.03.1945), në të cilën Mali i Zi ishte njëra nga gjashtë Republikat Federative. Atëherë territorit të Malit të Zi iu bashkangjit Boka e Kotorit. Kufijtë e sotshem të Malit të Zi janë konstatuar me 1945 në kuadër të RFD Jugosllavisë.
Lulëzimin më të rëndësishëm territorial, shoqëror e kulturor, Mali i Zi përjetoi në kohën e pushtetit të familjes
Petroviq-Njegosh.
Mali i Zi mbas shpartallimit të RFS Jugosllavisë më 1992 mbeti në kuadër të RF Jugosllave, deri në vitin 2003 e pastaj së bashku me Serbinë krijoi bashkësinë Serbia dhe Mali i Zi, e cila egzistoi deri në vitin 2006. Në referendumin e 21 majit 2006 Mali i Zi u pavarësua dhe fitoi praninë ndërkombëtare.
Gjatë historisë Mali i Zi ndërroi rregullimin shtetëror, ishte shtet i Vlladikës, i knjazit, mbretëri, republikë sociale. Sot simbas kushtetutës në fuqi është shtet parlamentar.
 
== Politika ==
{{Kryesor|Sistemi shtetëror në Malin e Zi}}
 
=== Njësitë territoriale ===
{{Kryesor|Njësitë administrative të Malit të Zi}}
[[Skeda:KomunatMZ.PNG|thumb|408x408px|[[Njësitë administrative të Malit të Zi]].]]
Mali i Zi ka një sistem administrativ të përbërë nga 21 njësi territoriale të quajtura komuna (mal. ''opština'') dhe dy bashkësi kadastrash si njësi të kryeqytetit të quajtura komuna urabne (mal. ''gradska opština'').
* [[Andrijevica]]
* [[Beran]]
* [[Bijelo Pole]]
* [[Budva]]
* [[Cetinë]]
* [[Danilovgradi]]
* [[Herceg Novi]]
* [[Kolashini]]
* [[Kotorri]]
* [[Mojkovaci]]
* [[Nikshiq]]
* [[Plavë]]
* [[Pluzhinë]]
* [[Plevle]]
* [[Podgoricë]]
** [[Golluboci]]
** [[Tuzi]]
* [[Rozhajë]]
* [[Shavnik]]
* [[Tivari]]
* [[Ulqini]]
* [[Zhabljak]]
 
== Gjeografia ==
{{Kryesor|Gjeografia e Malit Zi}}
 
=== Relievi ===
Mali i Zi karakterizohet me male të larta dhe rrafshnalta të larta, lugina të thella lumore dhe me gropën tektoniko-kartike të [[Liqeni i Shkodrës|Liqenit të Shkodrës]]. Pjesa lindore dhe qendrore janë më të larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe më i ulët dhe shtrihet prej grykës së Bokës së Kotorit e deri te [[lumi Buna]] në kufi me [[Shqipëri]]në.
 
Malet më të njohura të Malit të Zi janë: Sinjajevina, Bjellasica, Durmitori, Komovi, Magnik, Llovqen e Rumia, kurse fushat e njohura janë: fusha e Podgoricës dhe e Ulqinit, zgjerimet e luginave të lumenjëve të Beranës, Bjellopole, Plevles, Nikshiqit.
 
=== Klima ===
 
Klima e Malit të Zi ndryshon varësisht nga relievi dhe afërsia e detit, prej asaj malore, kontinentale, e ndryshuar mesdhetare në fushën e Podgoricës dhe mesdhetare në bregdet.
* Në [[Podgorica|Podgoricë]] temperatura mesatare e janarit është 5.0&nbsp;°C, e korrikut 25.9&nbsp;°C ndërsa ajo vjetore 15.3&nbsp;°C . Reshjet vjetore arrijnë 153&nbsp;mm.
* Në [[Ulqini|Ulqin]] temperatura mesatare e janarit është 6.4&nbsp;°C , e korrikut 24.2&nbsp;°C ndërsa ajo vjetore 15.6&nbsp;°C . Reshjet vjetore arrijnë 1081&nbsp;mm.
 
=== Hidrografia ===
Mali i Zi i ka këta lumenj: [[Moraça]], [[Limi]], [[Tara]], [[Piva]], [[Zeta]], Cijevna, Cërnojeviq Rijeka. Këta lumenj kanë rëndësi të madhe ekonomike për Malin e Zi.
 
[[Liqeni i Shkodrës]] i takon Malit të Zi dhe Shqipërisë, është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe ka prejardhje tektoniko-karstike, kurse [[Liqeni i Plavës]] ka prejardhje glaciale-morenike.
 
Mali i Zi ka edhe shumë liqene (p. sh. [[Liqeni i Zi]]) të tjera glaciale në malet e larta dhe kanë vlera të mëdha turistike.
 
== Ekonomia ==
{{Kryesor|Ekonomia e Malit të Zi}}
Ekonomia e Malit të Zi është përqendruar kryesisht në turizëm.
 
== Demografia ==
[[Skeda:MontenegroEthnic2011.PNG|thumb|200px|right|Harta etnike sipas regj. të vitit 2011]]
{{Kryesor|Demografia e Malit të Zi}}
Bazuar në censusin e vitit 2011, Mali i Zi kishe 620,029 banorë dhe 194,795 ekonomi familjare. Dendësia e popullsisë ishte 44.9 banorë/km<sup>2</sup>. I njëjti census tregoi se në Mal të Zi jetojnë: 278,865 (45%) [[Malazezët|Malazezë]], 178,110 (28.7%) [[Serbët|Serb]], 53,605 (8.6%) [[Boshnjakët|Boshnjakë]], 30,439 (4.9%) [[Shqipëtarët|Shqipëtar]], 20,537 (3.3%) [[Muslimani|Musliman]] (sipas kombësisë), 6,021 (0.9%) [[Kroatët|Kroatë]], 5,251 (0.8%) [[Romët|Romë]], 1,154 (0.2%) [[Jugosllavia|Jugosllavë]], 900 (0.1%) [[Sllavo-maqedonë|Sllavo-maqendonë]] dhe 30,547 (4.9%) të tjerë ose të padeklaruar.
 
Sipas strukturës fetare në Mal të Zi ka pasur 446,858 (72.07%) [[Kisha ortodokse|Ortodoksë]], 118,477 (19.11%) [[Muslimani|Musliman]], 21,299 (3.44%) [[Katolikë të ritit romak|Katolikë]] dhe 27,756 (5.38%) të tjerë ose të padeklaruar.
 
== Kultura ==
{{Kryesor|Kultura e Malit të Zi}}
 
=== Gjuha ===
Gjuhë zyrtare është [[gjuha malazeze]] si dhe në pjesë të tjera të banuara nga etnit janë të mbrojtura me ligj [[Gjuha Shqipe|shqipja]], [[Gjuha Boshnjake|boshnjakishtja]] dhe [[Gjuha Serbe|serbishtja]]
 
== Të tjera ==
* [[Telekomunikacioni i Shteteve - {{PAGENAME}}|Telekomunikacioni]]:
Si qendër e telekomunikacionit në Mal të Zi ndër tjera merret qendra publike e Radio Televizionit Publik të Malit të Zi (shkurtesa "RTCG"). Nga kjo qendër emitohen emisione në disa kanale. Tri nga to janë televizive dhe dy radiofonike: "TV CG 1", "TV CG 2" "TV CG Sat" (kanal satelitor), "Radio CG 1" dhe "Radio CG 2".<ref>Radio Televizioni "[http://www.rtcg.me RTCG]"</ref>
* [[Transporti i Shteteve - {{PAGENAME}}|Transporti]]:
* [[Ushtria e Shteteve - {{PAGENAME}}|Ushtria]]:
* [[Turizmi i Shteteve - {{PAGENAME}}|Turizmi]]:
* [[Qeveritë e Shteteve - {{PAGENAME}}|Qeveria]]:
* [[Kryetarët e Shteteve - {{PAGENAME}}|Kryetari]]:
* [[Parlamentet e Shteteve - {{PAGENAME}}|Parlamenti]]:
* [[Ministritë e Shteteve - {{PAGENAME}}|Ministritë]]:
 
== Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë ==
[[Republika e Shqipërisë]] e njohu zyrtarisht Republikën e Malit të Zi si shtet të pavarur dhe sovran me [[ligji]]n nr. 9562 të datës [[19 qershor]] [[2006]], në mbështetje të [[Akti Normativ|Aktit Normativ]] të [[Këshilli i Ministrave|Këshillit të Ministrave]] të Republikës së Shqipërisë, nr.1 të datës [[9 qershor]] [[2006]], duke u shprehur njëkohësisht e gatshme të vendosë [[lidhje diplomatike]] me Malin e Zi. Në datën [[5 korrik]] [[2006]], edhe [[Ish Presidenti i Republikës]], [[Alfred Moisiu]] dekretoi ligjin në formë akti normativ të miratuar nga qeveria dhe [[Kuvendi]] “Për njohjen e Republikës së Malit të Zi”.
 
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Malit të Zi vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel [[ambasadori|ambasadorësh]]. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve u krye me shkëmbimin e [[notë diplomatike|notave diplomatike]] mes [[Ministria e Punëve të Jashtme|Ministrisë së Punëve të Jashtme]] të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi me datë [[1 gusht]] [[2006]].
 
== Ndarja administrative ==
{{Komuna në Mal të Zi}}
<references />
 
== Burimi i të dhënave ==
=== Shih edhe ===
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://balkaninsight.com/en/main/analysis/16128/ Ofertë për kompensim të dëmeve të luftës] – {{en}}
 
{{VendeEvropa}}
{{ilirët}}
{{Evropa-gjeo-cung}}
 
[[Kategoria:Mali i Zi|*]]
[[Kategoria:Shtete në Evropë|{{PAGENAME}}]]