[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
vNo edit summary
Rreshti 76:
}}
 
Fshati '''Sheper''' është fshati i parë dhe më i madhi i komunës Zagori në Gjirokastër. Është një fshat piktoresk dhe ashtu si gjithë zona karakterizohet nga një klimë e mrekullueshme. Shtrihet rreze malit te Dhembelit ne lartesine 700–800 m , mbi nivelin e detit. Sheperi është vendlindja dhe origjina e shumë patriotëve dhe intelektualëve të shquar. Patriotë si A.[[Andon Z.Zako Çajupi]] dhe [[Ilia Dilo Sheperi|Ilia Dilo]] kanë dhënë ndihmesë të pazëvendësueshme në letërsinë dhe gjuhësinë shqiptare.Shkolla e pare shqipe eshte hapur ne vitin 1907 nga Ilia Dilo. Sheperiotët edhe sot e kësaj dite njihen si njerëz të ditur, intelektualë dhe të shkathët. Sheperi në vitet e kaluara numëronte rreth 600 shtëpi, ndërsa sot emigracioni ka ndikuar fuqishëm. Vitet e fundit është vërejtur një tendencë mjaft pozitive, ajo e kthimit të fshatit në një fshat tipik turistik malor. Shumë persona edhe të huaj kanë ardhë në Sheper për të ngritur vilat e tyre. Infrastruktura tepër e keqe është një pengesë serioze pasi zona nuk ka një largësi më të madhe se 40–50 km , nga qyteti i Gjirokastrës. Thuhet që emigrant nder te paret në [[ShBA]] ka qenë nga Sheperi, i Gjirokastrës. Në vitet 1900 e më pas ka njohur emigrim në Greqi, Egjipt e ShBA.
 
== Emra të shquar ==