[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Mars → mars, Prill → prill (2), Maj → maj, Shtator → shtator duke përdorur AWB
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga Mr Robot) dhe riktheu rishikimin 1703708 nga Savvaw
Rreshti 1:
[[Skeda:P6250057.JPG|parapamje|250px|shtatoreShtatore e Jezusit në Rio de Zhaneiro, Brazil.]]
'''Jezusi''' (nga [[Gjuha greke|greqisht]]: Ἰησοῦς, [[8 p.e.s.|8]]-[[2 p.e.s.]] - [[29 p.e.s.|29]]-[[36 p.e.s.]] i njohur edhe si Jezusi i [[Nazareti]]t) : autor dhe figurë qendrorë e [[krishterimi]]t, në lidhje me të cilin ai është i njohur si [[Krishti]], (nga [[Greqishtja|greq.]] ''hristós'' - "i mirosuri, i vajisuri" duke përkuar me termin [[Hebraizmi|hebraik]] "[[Mesia|messiah]]") historia e të cilit është e padiskutueshme përmes dëshmive të Krishtit të [[Besëlidhja e Re|Besëlidhjes së Re]] (BR) si edhe nëpërmjet shënimesh të histori-shkruesit hebraik [[Flavius Josephus]] (lindur vitin [[37]]/[[38]] vdekur në vitin [[100]]) dhe të histori-shkruesit romak [[Cornelius Tacitus]] ([[53]]-[[120]]).
 
Burimi kryesor i njohurive lidhur me jetën e Jezusit dhe mësimet e tij janë në katër [[Ungjilli|ungjij]] [[kanoni]]k të [[Besëlidhja e Re|Beslidhjes së Re]]. Pjesa më e madhe e shkollarëve në fushat e studimeve [[Bibla|biblike]] dhe [[Historia|historisë]] pajtohen që Jezusi ishte mësues [[Judaizmi|hebre]] nga [[Galilea]], i cili mendohej edhe si një shërues, u padit për kryengritje kundër [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]], dhe me urdhër të qeveritarit romak [[Ponci Pilat|Poncit Pilat]] u dënua me [[Kryqëzimi|kryqëzim]]. Pasi ungjijtë nuk ishin shkruar ende, menjëherë pas vdekjes së tij disa nxënës të tij si Gjoni, Luka, Marku dhe Mateu filluan të shkruajnë mbi jetën, veprat dhe bëmat e mësuesit të tyre.
 
Pikëpamjet e të [[Krishterimi|krishterëve]] mbi Jezusin (njihen edhe si [[Kristologjia|kristologji]]) janë të ndryshme dhe të ndërlikuara. Shumë të krishterë janë [[Trinia|trinitarianë]] dhe besojnë se Jezusi është [[Biri i Zotit]] dhe [[Zoti|Zot]] i mishëruar, dërguar të japë [[Shëlbimi|shëlbim]] (shpëtim) dhe pajtim me Zotin, duke u [[Vetëflijimi|vetëflijuar]] si shlyerje e [[Mëkati|mëkateve]] të njerëzimit. Të krishterët [[Jotrinitarianët|jotrinitarianë]] përkrahin shpjegime të ndryshme të [[Hyjnia|hyjnisë]] së Jezusit. Shumë të krishterë besojnë që Jezusi u lind nga një [[Virgjëresha|virgjëreshë]], u kryqëzua dhe u varros, u ringjall ditën e tretë pas vdekjes trupore, zbriti në [[Ferri|ferr]] ku mundi [[Vdekja|vdekjen]] dhe u ngjit në qiell ku rri në anë të djathtë të [[Zoti Atë|Zotit Atë]] deri në [[Ardhja e Dytë|Ardhjen e Dytë]] të tij. Shumë të krishterë besojnë poashtu se Jezusi plotësoi [[Profecia biblike|profecitë biblike]].
Rreshti 15:
Sidoqoftë, bazuar në një [[Hënë-errësimi|hënë-errësim]] (eklips hëne), që Jozefus [[Josephus]] rrëfen pak kohë para vdekjes së [[Herodi i Madh|Herodit të Madh]] (që luan një rol të madh në rrëfimet e Mateut), poashtu edhe një kuptim më të saktë të një rradhe perandorësh romakë, lindja e Jezusit ka qenë gati para vitit [[4 p.e.r.]]. Duke pasur burime të pakta dhe duke u zhvendosur në kohë nga autorët e Besëlidhjes së Re për të vendosur një datëlindje të besueshme tani është praktikisht e vështirë.
 
Data e saktë e vdekjes së Jezusit është gjithashtu e paqartë. Ungjilli i Gjonit e përshkruan kryqëzimin bash para festave të [[Pashkët katolike|Pashkëve]] të premten e [[14 prilli]]t, të quajtur ''quartodeciman'' (katërmbëdhjetë), ndërsa ungjijtë (përveç Markut 14:2) e përshkruajnë [[Darka e Fundit|Darkën e fundit]], menjëherë para kapjes së Jezusit, si e ngrënë e [[Pashkët|Pashkëve]] të premten 15 prill. Më tej, hebrenjtë ndiqnin një kalendar hënë-diellor me fazat e hënës si data, duke e ndërlikuar njehsimin e çdo date të saktë në një kalendar diellor. Sipas [[Gjon P. majerMajer]] në "''Një hebre anësor''" duke u bazuar në prokuratorinë e [[Poncit Pilat]] dhe datat e Pashkëve në këto vite, vdekja e tij mund të vendoset më me gjasë më [[7 prillPrill]] [[30]] ose më [[3 prillPrill]] [[33]] ose më [[30 marsMars]] [[36]].
 
== Jeta dhe mësimet bazuar në Ungjijtë ==
Rreshti 24:
Shtëpia e fëmijërisë së Jezusit na paraqitet si [[Nazareti]] në [[Galilea]]. Përveç një arratisjeje në [[Egjipti|Egjipt]] në fëmijëri t´i shpëtonin [[Masakra e të pafajshmëve|Masakrës së të pafajshmëve]] të [[Herodi]]t (Mateu 2:13-20), dhe një udhëtimi të shkurtër në [[Tyrus]] dhe [[Sidon]] (Marku 7:31; Mateu 15-21), të gjitha ngjarjet e tjera të Ungjijve vendosen në [[Judea|Judenë]] e lashtë dhe [[Samaria]] (pjesë e krahinës së Judesë), ose në [[Perea]] dhe Galile (pjesë e [[tetrarkia|tetrarkisë]] së [[Herodi Antipas|Herodit Antipas]]).
 
Sipas disa gojëdhënave hebraike mbi fëmijërinë e Jezusit tregohet se: "njëherë kur një fëmijë i vogël i lagjes së tij ra nga çatia e shtëpisë së tij dhe vdiq, Jezusi shkoi pranë tij dhe e preku duke i thënë "zgjohu", dhe po në atë çast fëmija u ngrit në këmbë dhe rinisi të luante. Poashtu tregohet se njëherë Jezusi luante pranë një përroi dhe formonte me baltë zogj dhe u jepte atyre jetë dhe u thoshte "fluturo" dhe ata më pas fluturonin. Ka edhe histori të tjera hebraike mbi fëmijërinë e Jezusit, por meqë ato nuk mund të merren si të besueshme mbesin një trashëgimi gojore hebraike dhe ato nuk ndodhen në librat kanonike të përzgjedhur nga [[kisha]].
 
Mbi fëmijërinë e Jezusit në moshën 12 vjeçare tek Luka 2:42-51 tregohet edhe ngjarja e "humbjes" së tij në [[Jerusalemi|Jerusalem]] në festën e pashkëve. Jezusi ndahet nga prindërit e tij pa u vënë re nga ata, dhe shkon në tempull. Prindërit e gjejnë pas tre ditësh në [[Tempulli i Jerusalemit|tempullin e Jerusalemit]] tek rrinte rreth mësuesve të ligjit duke i dëgjuar ata dhe duke diskutuar me ta. Të gjithë ata që ndodheshin aty habiteshin me diturinë dhe përgjigjet e tija. Pasi e ëma e qortoi për largimin e tij dhe i tregoi se ata e kishin kërkuar atë kudo, ai i´u përgjigj: "Pse më keni kërkuar? A nuk e dini se unë duhet të jem në shtëpinë e atit tim?"
 
Marku dhe Mateu përmendin edhe anëtarët e familjes së Jezusit. Marku tregon se Jezusi "ishte i biri i Maries dhe i afërm i Jakobit, Jozefit, Judës dhe Simonit", dhe thotë poashtu që Jezusi kishte edhe të afërm femërorë.
Rreshti 33:
 
=== Detyra ===
Ungjijtë kumtojnë se Jezusi është [[Mesia]] dhe [[Biri i Zotit]], dhe "Zot e Perëndi" dërguar të plotësojë [[Torah|Ligjin e Moisiut]] dhe të profetëve duke flijuar jetën e Tij si një shpagim për njerzimin" dhe "të parathotë lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë".(Marku 10:45, Luka 4:43, Gjoni 20:31).
 
Ungjijtë gjithashtu pohojnë se Jezusi kreu [[Mrekullia|mrekulli]] të ndryshme, si shërime, [[Eksorcizmi|eksorcizma]] (dëbimin e djajve), ecjen mbi ujë, kthimin e ujit në verë, [[Ringjallja|ringjalljen]] e disa njerzve nga vdekja, si p.sh. [[Llazari]]n (Gjoni 11:1-43) etj.
Rreshti 49:
Të gjithë elementet e mësimit të tij mund të gjenden në Shkrimet hebraike, që u shkruan para tij ose gjatë kohës që jetoi ai. Urdhëri i Zotit dhe dashuria për të afërmin janë me prejardhje judaike. Po ashtu urdhëresa e faljes së armikut. ("Fale padrejtësinë e të afërmit tënd", Ekkl.28,2.) Por Jezusi shkon përtej përvujtërisë së bashkëkohësve të tij. Jezusi është shok i tagrambledhësve dhe mëkatarëve. Mëkatarët janë armiq të Zotit dhe kështu armiq të popullit të tij. Nëse shkohet aq larg në Judaizëm, vëllezërit besimtarë që luten për falje të falen, nuk bëhej fjalë të faleshin "mëkatarët" apo "armiqtë". Për këtë urdhëresa e Jezusit ishte diçka krejtësisht e re: "Unë por ju them, duajini armiqtë tuaj dhe lutuni për ata që ju përndjekin !" Jezusi pranon të sëmurët, të verbërit, të çalët krahë hapur (në [[Qumran]]/Kumran ku kishin bashkësinë e tyre Esenët, njerëzit me të meta trupore shpërfilleshin dhe nuk pranoheshin, njeriu duhej të ishte trupërisht e shpirtërisht i shëndoshë që të mund të festonte meshën/liturgjinë).
 
Ai përsërit pandërprerë se dhuntitë e Zotit janë të pashlyeshme e të pashpagueshme, se ai nuk i do njerëzit për hir (shkak) të meritave dhe bamirësive të tyre, por si njerëz, shembëlltyrë e tij.
 
Jezusi përmbys çdo përfytyrim të marrëdhënies midis Zotit dhe njeriut. Perëndia ishte për judenjte Zoti që kërkon vetëmohim dhe përkushtim. Jezusi e shtjellon atë si dikë, që nuk shikon për merita dhe respekt, kur ai i jep dhuntitë e tija.
Rreshti 74:
Sipas ungjijve, Jezusi u [[Ringjallja|ringjall]] ditën e tretë pas [[kryqëzimi]]t të tij. Ungjilli i Mateut rrëfen që një [[Engjëlli|engjëll]] u shfaq pranë varrit të Jezusit dhe njoftoi ringjalljen e tij gruas që shkoi tek varri i tij për t´i bërë shërbimet e fundit. Sipas Lukës ishin dy engjëj që rrinin tek varri i Jezusit, dhe sipas Markut ishte një djalosh i veshur me të bardha. Marku pohon se në mëngjesin e ringjalljes së tij, Jezusi iu shfaq më parë [[Maria Magdalena|Maria Magdalenës]] (Mark 16:9). Gjoni pohon se kur Maria po kërkonte në varr trupin e mësuesit, dy engjëj e pyetën atë përse ajo po qante, kur ajo u rrotullua nuk mundi të rinjihte Jezusin, derisa ai i foli asaj në emër. (Gjoni 20:11-18).
 
[[Veprat e apostujve]] thotë që Jezusi iu shfaq njerzve të ndryshëm në vende të ndryshme gjatë dyzet ditëve të tjera. Pak orë pas ringjalljes, ai iu shfaq dy udhëtarëve në rrugën për Amvas. Nxënësve të tij të grumbulluar ai iu shfaq mbrëmjen pas ringjalljes.
 
Megjithëse detyra e tij kishte qenë posaçërisht për hebrenjtë, Jezusi tregohet t´i ketë dërguar nxënësit e tij të predikojnë dhe pagëzojnë në të gjithë botën, dhe pastaj hipi në qiell me anë të një reje që e fshehu atë nga sytë e tyre. Sipas ''Veprave të apostujve'', [[Shën Pali]] e pa Jezusin gjatë përjetimit të tij në rrugën për në [[Damasku|Damask]]. Jezusi dha fjalën që do të [[Rikthimi i Jezusit|rikthehej]] për të përmbushur [[Profecia mesianike|profecite mesianike]].
 
Jezusi kryente mrekulli me ndihmen e Zotit .
 
Gjoni 11:41 Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ``O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.