Ibrahim Rugova: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqja u zëvendësua me ' {{DEFAULTSORT:Rugova, Ibrahim}} Kategoria:Biografi shqiptarësh Kategoria:Kryetarë të Kosovës Kategoria:Shkrimtarë shqiptar...'
v U kthyen ndryshimet e 178.175.97.89 (diskutimet) në versionin e fundit nga Ulisi.
Rreshti 1:
{{Për përmirësim}}
 
{{Kutia Politikan
| Emri = Ibrahim Rugova
| Figura = Ibrahim Rugova.jpg
| Madhësia e Figurës = 240px
| Detyra = Kryetari i Kosovës
| Fillimi i afatit = 24 maj 1992
| Mbarimi i afatit = 21 janar 2006
| Paraardhësi =
| Pasardhësi = [[Fatmir Sejdiu]]
| Datëlindja = [[2 dhjetor]] [[1944]]
| Vendlindja = [[Cerrca|Cerrcë]] ([[Kosova|Kosovë]])
| Datëvdekja = [[21 janar]] [[2006]]
| Vendvdekja = [[Prishtina|Prishtinë]]
| Kombësia = Shqiptar
| Profesioni = Shkrimtar, Akademik, Politikan
| Partia = [[Lidhja Demokratike e Kosovës|LDK]]
| Gruaja = Fana Rugova
| Fëmijë = Mendim Rugova<br>Ukë Rugova<br>Teuta Rugova
| Feja = Mysliman ( Sunni )
| Nënshkrimi = Ibrahim Rugova Signature.svg
| Nënshkrimi_madhësia= 130px
| Nënshkrimi_përshkrim=
| Emblema = Seal of the President of Kosovo.svg
| Emblema_madhësia = 125px
| Emblema_përshkrim =[[Kryetari i Kosovës|Presidentët e Republikës së Kosovës]]
}}
'''Ibrahim Rugova''' ([[2 dhjetor]] [[1944]] – [[21 janar]] [[2006]]) ishte [[Kryetari i Kosovës|Presidenti i parë]] i [[Republika e Kosovës|Republikës së Kosovës]], duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte [[Intelektuali|Intelektual]],[[Politikani|politikan]], [[Akademiku|akademik]] dhe [[Shkrimtari|shkrimtar]] [[Shqiptarët|shqiptar]]<ref>''[http://www.telegrafi.com/lajme/kush-ishte-dr-ibrahim-rugova-2-54489.html Kush ishte Dr.Ibrahim Rugova?]'', (2 dhjetor 2014), Telegrafi.com
</ref>. Rugova mbante titullin Doktor.
 
Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemeluses i [[Lidhja Demokratike e Kosovës|Lidhjës Demokratike të Kosovës]] e cila ishte levizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhehoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri,Pavarsi e Demokraci dhe qe më vonë do te transformohej ne Parti Politke dhe Rugova ishte kryetar i saj qe nga themelimi i saj më [[23 dhjetor]] të vitit [[1989]] deri më 21 janar të vitit [[2006]] kur nderroi jetë<ref>''[http://rugova-namungon.com/en/?p=251 Biography]'', Rugova Na Mungon
</ref><ref>''[http://botasot.info/kosova/352603/si-e-formoj-ldk-ne-presidenti-ibrahim-rugova-histori/ Si e formoj LDK-në Presidenti Ibrahim Rugova?]'' (23 dhjetor 2014), BotaSot.info
</ref>
 
Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë [[Lufta e Kosovës|Luftës së Kosovës]]<ref>Adnan Merovci "''Ne Hap me Rugovën,Tiranë : Gaid Margot, 2012.ISBN 9789951885805 9951885802</ref><ref>Veton Surroi,  "''Libri Këmbët e Gjarpit"'', KOHA, 2014, ISBN??</ref>. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të [[Dardania|Dardanisë]], mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]] që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.
 
Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur [[Hero i Kosovës]].
 
== Biografia ==
Ibrahim Rugova lindi më [[2 dhjetor]] të vitit [[1944]] në fshatin [[Cerrca|Cerrcë]], komuna e [[Burimi (qytet)|Istogut]]. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në École Pratique des Hautes Études, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]], më 1984. Në vitin 1996 Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore [[Dituria (revistë)|Dituria]] (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Pastaj, për afro dy dekada, Ibrahim Rugova veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës [[Gjurmime albanologjike]] të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.<ref name="president-ksgov.net">http://www.president-ksgov.net/?page=1,109</ref>
 
Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin [[Komunizmi|komunist]] serb dhe jugosllav në Kosovë.
 
Si intelektual që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i [[Lidhja Demokratike e Kosovës|Lidhjes Demokratike të Kosovës]], partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.
 
Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.[[Skeda:shtatorja e Ibrahim Rugoves ne Prishtine.JPG|thumb|350x350px|Shtatorja e Ibrahim Rugovës në [[Prishtina|Prishtinë]]|left]]Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.
 
Ibrahim Rugova vdiq me 21 janar 2006 , u varros me nderime te larta shteterore dhe ushtarake. [[Funerali i Ibrahim Rugovës]] ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare.
 
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më [[21 janar]] [[2007]], Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.<ref name="president-ksgov.net"/>
 
== Kryetari i Kosovës ==
{{sistemishtetrorKS|Kryetari}}
Gjatë shërbimit të tij në postin e Kryetarit të Kosovës, në kabinetin e tij kishte këshilltar të ndryshëm.
 
== Veprat ==
* ''Prekje lirike'', ([[1971]])
* ''Kah teoria'', ([[1978]])
* ''Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974'', (bashkëautor me Isak Shemën), ({{L|1976}}), [[Instituti Albanologjik]], Prishtinë,
* ''Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni)'', (bashkautor me [[Sabri Hamiti]]n), ({{L|1979}})
* ''Strategjia e kuptimit'', ({{L|1980}})
* ''Vepra e Bogdanit 1675-1685'', ({{L|1982}}),
* ''Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983'', Instituti Albanologjik, Prishtinë, {{L|1986}}
* ''Refuzimi estetik'', ({{L|1987}})
* ''Pavarësia dhe demokracia'', ({{L|1991}})
* ''Çështja e Kosovës'', ({{L|1994}})
* ''Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime'', ({{L|2005}})
==== Botime posthume ====
* ''Kritika'', ({{L|2007}})
* ''Kode të shkrimit letrar'', ({{L|2009}})
* ''Sistemi poetik i Sabri Hamitit'', ({{L|2013}})
* ''Teoria letrare'', ({{L|2013}})
* ''Përballë strategjisë negative'', ({{L|2013}})
* ''Differentia speciffica'', ({{L|2015}})
 
== Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë ==
* Më 1995, Ibrahim Rugovës iu dha [[Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer]], Danimarkë.
* Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall [[Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII]], Sorbonë, Francë.
* Më 1998, Ibrahim Rugovës iu nda [[Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian]].
* Në vitin 1999, Rugova mori [[Çmimin për paqe i qytetit Mynster]], Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
* Në vitin 2000, Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
* Në vitin 2004 Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
* U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “[[Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës]]”.
* Më 2004, Ibrahim Rugova u shpall [[Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës]].
* Në vitin 2006 Persidenti i Shqipëris, Alfred Moisiu dekoroi Presidentin Ibrahim Rugova (post mortum) me çmimin “Urdhërin e Flamurit Kombëtar"
 
== Simbolet e Kosovës të propozuara nga Presidenti Rugova==
* [[Flamuri i Dardanisë]]
* Himni [[Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë]]
 
== Lidhje të jashtme==
* [http://www.ibrahimrugova.org Libri i zisë për Ibrahim Rugovën] - faqja e parë ngushëlluese në internet për një shqiptar.
* [http://video.google.com/videoplay?docid=211092142697310946&q=Kosovo Biografia] - Film dokumentar prodhim i [[RTK]]-së
* [http://www.president-ksgov.net/?id=50,98,98,98,a,,, Faqja zyrtare e Presidentit të Kosovës]
 
==Referencat==
<references />
 
== Personalitete shqiptare mbi veprimtarinë e Rugovës ==
* [[Sabri Hamiti]] : ''[http://www.kosova.com/artikulli/29108 Njeriu meditant, njeriu militant]''
* [[Rexhep Ismajli]] : ''[http://www.kosova.com/artikulli/29107 Për dy dekada Rugova u bë një ndër figurat e rëndësishme të studimeve letrare në albanistikë]''
* [[Bujar Leskaj]] : ''[http://www.kosova.com/artikulli/29105 Ibrahim Rugova, formula shqiptare më frytdhënëse]''
* [[Mark Marku]] :''[http://www.kosova.com/artikulli/29106 Filozofia e refuzimit]''
* [[Kujtim M. Shala]] : ''[http://www.kosova.com/artikulli/32758 RUGOVA MEDITANS (Kritika letrare e Ibrahim Rugovës)]''
 
{{Kryetarët e Kosovës}}
 
{{DEFAULTSORT:Rugova, Ibrahim}}