[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 59:
Në vitin [[1900]] shkoi në [[Greqia|Greqi]] me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në [[Athina|Athinë]] u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarë, dhe as studimet nuk i kreu.<ref name="re">[[Robert Elsie|Elsie R.]], http://www.albanianlanguage.net/al/noli.html</ref> Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatrale shëtitëse që shfaqej dhe në skelën e Galatës.<ref name="eb">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E. b.]], "Kujtimet 1885-1925", Botime IDK, 2008</ref> Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t’u marrë me dramaturgji duke shkruar dramën "[[Zgjimi]]", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri). Më [[1903]] shkoi në [[Egjipti|Egjipt]], ku filloi punë si mësues i greqishtes për dy vjet (mars 1903-mars 1905), kohë kur përkthen në greqisht veprën e [[Sami Frashëri]]t "Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet" që u botua në shtypshkronjën shqipe në Sofje. Në korrik-gusht të 1903-shit, ai nisi të botojë të parat skica letrare në revistën “[[Numas]]”.
 
Në prill 1906, me një biletë avulloreje të klasit të dytë, paguar nga bashkatdhetari që kishte njohur në Egjipt [[Spiro Dine]], Fan Noli u nis për në Botën e Re, duke kaluar nga Napoli, dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj. Për njohuritë e tij gjuhësore do dërgohej në një mision rus në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|Amerikë]]. Pasi ndenji tre muaj në Buffalo, ku punoi në një kombinat lënde drusore, Noli shkoi në Boston. Atje, botuesi [[Sotir Peci]] i dha një punë si zëvendës-redaktor i gazetës së Bostonit “Kombi”, ku punoi deri në maj 1907 dhe ku botoi artikuj me pseudonimin ''Ali Baba Qyteza''. Tensioni që ndjenin shqiptarët ortodoksë nga ndikimi i Kishës Greke mbërriti kulmin gjatë varrimit të një patrioti shqiptar, të cilit prifti grek nuk pranonte t’i kryente shërbesat e fundme. Me nismën e vet Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi, ku delegatët vendosën të themelojnë Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, me Nolin si klerikun e saj të parë anja.
 
Më 9 shkurt 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u bë diakon (dhjak) në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, e shuguroi si prift ortodoks. Vetëm dy javë më vonë, më 22 mars 1908, Noli i ri krenar mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në 'Knights of Honor Hall' në Boston. Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare]].