Tempulli Kalleshvara në Aralaguppe: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Sistemim kategorish
No edit summary
Rreshti 2:
'''Tempulli Kalleshvara''' (i shkurar edhe "Kallesvara" ose "Kalleshwara") është një [[tempulli hindu|tempull hindu]] që gjendet në Aralaguppe, një fshat në Tiptur taluk të distriktit Tumkur në shtetin indian [[Karnataka]].
 
== Historia ==
[[File:Kalleshvara Temple at Aralaguppe (10th century AD).JPG|thumb|left|327px|Tempulli Kalleshvara (viti 900) në Aralaguppe]]
Sipas historianit I.K. Sarma, tempulli është një shembull i përsosur i [[Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga|artit vendas Ganga]] të shekullit të IX, me ndikime nga stilet arkitekturore [[Arkitektura Badami Chalukya|Badami Chalukya]] dhe [[Nolamba]].<ref name="influence">Sarma (1992), fq. 88</ref> I është kushtuar zotit [[hinudizmi|hindu]] [[Shiva]] (i quajtur edhe "Ishvara") dhe u projektuar nga një mbret vasal i dinastisë Nolamba. Historianët I.K. Sarma, B.S. Ali dhe K.V. Soundara Rajan e datojnë tempullin në periudhën e fundit të shekullit të IX dhe fillimit të shekullit të X. B.S. Ali e konsideron këtë tempull një nga shembujt më të përkryer të [[Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga|artit të Gangave perëndimorë]] ndërsa Aschwin Lippe dhe Soundara Rajan mendojnë se tempulli është më afërt me stilin arkitekturor Nolamba të të njëjtës kohë.<ref name="dating">Ali and Soundara Rajana in Sarma (1992), fq. 88, 90</ref> Datimi i tempullit është konfirmuar nga dy mbishkrime. Një mbishkrim në tempull daton nga viti 895 dhe përshkruan financimin e tempullit nga një mbret Nolamba vasal i mbretit të dinastisë perëndimore Ganga, Rachamalla II (që mbretëroi në vitet 870–907). Mbishkrimi regjistron edhe dhurimin e bërë nga vetë mbreti Rachamalla II për ndërtimin e këtij tempulli (i quajtur ''Kalla-degula'' në mbishkrim). Mbishkrimi tjetër, një lapidar heroi në ujëmbledhësin e tempullit (''pushkarni''), konfirmon se ky rajon ishte nën kontrollin e përgjithshëm të dinastisë perëndimore Ganga gjatë kësaj periudhe. Historiani Sarma argumenton se Gangat perëndimorë dhe Nolambat kishin lidhje të ngushta për sa i përket aspektit kulturoro-artistik dhe duhet të kenë paturpasur nën drejtimin e tyre gilda të përbashkëta arkitektësh (''sthapati'') dhe skulptorësh (''silpi'').<ref name="control">Sarma (1992), fq. 90-91</ref> Sipas Sarma-s, tre faltoret anësore me një kioskë për Nandin, demi (''Nandi-sala''), gjogu (''vahana'') i zotit Shiva, u shtua gjatë periudhës së mëvonshme Hoysala dhe kjo është e konfirmuar nga kritiku i artit Takeo Kamiya.<ref name="nandi">Sarma (1992), fq. 91</ref><ref name="nand1">Kameya in "Architecture of the Indian Subcontinent"</ref>
 
[[File:Kalleshvara Temple at Aralaguppe(rear view).JPG|thumb|327px|Pamje e mbrapme e kompleksit të tempullit Kalleshvara]]
 
== Plani dhe skulpturat e tempullit ==
Planimetria e shenjtërores (''[[garbhagriha]]'') është piramidal me katër kënde, me pjesë të jashtme të thjeshtë me gjysëm-kolona po ashtu të thjeshta, një vestibul (''antarala'') që ndan shenjtëroren nga një holl i mbyllur (''[[mandapa]]'') me një seksion të skalitur mjeshtërisht të quajtur ''mahamantapa'' ose ''navaranga''. Struktura sipërore mbi faltore (''[[shikhara]]'') dhe vestibul (''sukanasi'') kanë qenë rinovuar në periudhë më të vonë por baza në të cilën qëndron tempullli (''Adhishthana'') është origjinale.<ref name="bagilu">Sarma (1992), fq. 90</ref> Korniza e derës (''sakha'') me trarin sipër derës kryesore kanë punime artistike të jashtëzakonshme. Korniza e derës paraqet portierë të ulur (''dwarapala'') në bazë, spërdredhje të theksuara të bimëve kacavjerrëse dekorative që shtrihen përgjatë anëve të derës kryesore dhe përmbajnë ''Yaksha'' (shpirtra mirë-dashës nga [[mitologjia hindu]]) dhe ''Yakshi'' (ose ''Yakshini'', kundërpjesët e tyre femërore). Sipër derës, duke formuar trarin (''lalata'') është një skulpturë e Gajalakshmit (një version i perëndeshës Lakshmi) me elefantë duke e malaksur atë nga të dy krahët. Sarma mendon se kjo skulpturë mund të ketë frymëzuar skalitjen monolitike në hyrjen kryesore (të quajtur ''akhanda bagilu'') në [[Kodra Vindhyagiri|kodrën Vindyagiri]] në qytetin e famshëm të trashëgimisë [[xhainizmi|xhainiste]] të [[Shravanabelagola]]s. Rrjeta e paneleve të tavanit (rrjet e ''gardianëve të tetë drejtimeve'' ose ''ashta-dik-pala'') e imazheve në ''mahamantapa'' (një seksion i ''[[mandapa]]s'') duhet vënë në pah për shijen e lartë të arkitektëve Ganga-Nolamba. Imazhet e paneleve përfshijnë një Shiva me katër krahë duke kërcyer dhe të zbukuruar mirë si dhe një elefant me katër çataj (''gaja'') duke mbajtur mbi shpinë zotin [[Indra]] dhe bashkëshorten e tij Sachi.<ref name="bagilu">Sarma (1992), fq. 90</ref>
 
==Galleri Galeri imazhesh ==
<gallery mode=packed heights=224px>
File:Old Kannada inscription Hero Stone from 9th century AD in Kalleshvara Temple at Aralaguppe.jpg|Lapidar heroik me mbishkrim të vjetër kannada (870-906) në tempullin Kalleshvara.