[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 40:
Toponimi “Dukagjin”, Dukagjini i sotëm, nuk ka dalë shpejt, Deri në fundin e shekullit të XIX, udhëtar, studiues, shkencëtar, e tjerë nuk e përdoren fare këtë toponim, për atë territor që sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumicë, veçanërisht në [[Shala|Shalë]], Shosh, [[Nikaj e Mertur]], përbëhen nga popullsi që erdhi nga krahu i majtë i lumit të Drinit, nga banorët e trevës së Pukës, rrjedhojë e luftës dhe reprezaljeve në gjysmën e parë të shekullit të XVII, që çoi në çarjen e popullsisë etnike dhe hapjen e rrugës [[Shkodër]]-[[Pukë]]-[[Prizren]]. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principatës së Dukagjinit.
 
'''[[Pulti (krahinë)|Pulti]]''' është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. [[Pulti]], shtrihej në hapësirën : në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me [[Prizren]]in dhe ku bashkohen lumi i Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël, në Jug deri në kufi me [[Lezhë]], dhe në Perëndim, përfshi luginën e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka këtë ëmrim që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si : Mavriqi (Dakaj), Plani, [[Kiri]], Mgulla, Molla, [[Kabashi]], T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, [[Laçi]], Shati, Deja, [[Shurdhahu|Sarda]], Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret (Në vitin 2007, në fshatin Theth, është zbuluar një vëndbanim i kohës së Bronzit, n'doshta dhe 3,000-vjeçar), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë.
 
Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum (Inferoir), herët me qendër në Sarda (Shurdhah). Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum (Superior), herët, në qëndër në T’pla të Krasniqes.