Ibrahim Rugova: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 178.175.97.89 (diskutimet) në versionin e fundit nga Ulisi.
No edit summary
Rreshti 34:
</ref>
 
Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllavJugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë [[Lufta e Kosovës|Luftës së Kosovës]]<ref>Adnan Merovci "''Ne Hap me Rugovën,Tiranë : Gaid Margot, 2012.ISBN 9789951885805 9951885802</ref><ref>Veton Surroi,  "''Libri Këmbët e Gjarpit"'', KOHA, 2014, ISBN??</ref>. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të [[Dardania|Dardanisë]], mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]] që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.
 
Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, ibrahim Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur [[Hero i Kosovës]].
 
== Biografia ==
Ibrahim Rugova lindi më [[2 dhjetor]] të vitit [[1944]] në fshatin [[Cerrca|Cerrcë]], komuna e [[Burimi (qytet)|Istogut]]. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në École Pratique des Hautes Études, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]], më 1984. Në vitin 1996 Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore [[Dituria (revistë)|Dituria]] (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Pastaj, për afro dy dekada, Ibrahim Rugova veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës [[Gjurmime albanologjike|Gjirmime albanologjike]] të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.<ref name="president-ksgov.net">http://www.president-ksgov.net/?page=1,109</ref>
 
Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin [[Komunizmi|komunist]] serb dhe jugosllav në Kosovë.