Ndryshimi mes inspektimeve të "Jezusi"

532 bytes removed ,  3 vjet më parë
Fixed grammar
(Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga Mr Robot) dhe riktheu rishikimin 1703708 nga Savvaw)
(Fixed grammar)
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
 
Pikëpamjet e të [[Krishterimi|krishterëve]] mbi Jezusin (njihen edhe si [[Kristologjia|kristologji]]) janë të ndryshme dhe të ndërlikuara. Shumë të krishterë janë [[Trinia|trinitarianë]] dhe besojnë se Jezusi është [[Biri i Zotit]] dhe [[Zoti|Zot]] i mishëruar, dërguar të japë [[Shëlbimi|shëlbim]] (shpëtim) dhe pajtim me Zotin, duke u [[Vetëflijimi|vetëflijuar]] si shlyerje e [[Mëkati|mëkateve]] të njerëzimit. Të krishterët [[Jotrinitarianët|jotrinitarianë]] përkrahin shpjegime të ndryshme të [[Hyjnia|hyjnisë]] së Jezusit. Shumë të krishterë besojnë që Jezusi u lind nga një [[Virgjëresha|virgjëreshë]], u kryqëzua dhe u varros, u ringjall ditën e tretë pas vdekjes trupore, zbriti në [[Ferri|ferr]] ku mundi [[Vdekja|vdekjen]] dhe u ngjit në qiell ku rri në anë të djathtë të [[Zoti Atë|Zotit Atë]] deri në [[Ardhja e Dytë|Ardhjen e Dytë]] të tij. Shumë të krishterë besojnë poashtu se Jezusi plotësoi [[Profecia biblike|profecitë biblike]].
 
Në [[Islami|Islam]], Jezusi (i quajtur ''[[Isa]]'') mbahet si një nga profetët më të dashur dhe më të rëndësishëm të Perëndisë, një sjellës i shkrimeve hyjnore, dhe gjithashtu [[Mesia]]. Myslimanët, sidoqoftë, nuk pajtohen me besimin e të krishterëve mbi [[kryqëzimi]]n ose [[Hyjnia e Jezusit|hyjninë e Jezusit]]. Islami mëson se Jezusi është gjallë në [[Parajsa|parajsë]] (qiell) dhe do të kthehet në tokë si Mesia në shoqërinë e [[Mahdi]]t sapo toka të jetë mbushur me mëkate dhe padrejtësi.
 
== Kronologji ==
Anonymous user