Ndryshimi mes inspektimeve të "Jezusi"

16 bytes removed ,  3 vjet më parë
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
=== Kapja, gjykimi dhe vrasja ===
[[Skeda:Munkacsy - Christ in front of Pilate.jpg|parapamje|left|250px|"Krishti para Pilatit", - Mihály Mukácsy 1881]]
Sipas ungjijve, Jezusi së bashku me nxënësit e tij shkoi në [[Jerusalemi|Jerusalem]] gjatë festës së [[Pashket|Pashkëve]]. Këtu ai u prit nga një turmë njerëzish që donin t´a takonin. Ata e përshëndetën Jezusin duke thirrur "Hosanna ! I bekuar është ai që vjen në emër të Zotit ! Qoftë i bekuar mbreti i [[Izraeli]]t !" (Gjoni 12:13-16, Psalmet 118:26). Me hyrjen ngadhënjimtare të tij, Jezusi krijoi trazime në [[Tempulli i Herodit|Tempullin e Herodit]], pasi përmbysi tryezat e [[Paraja|para]] këmbyesve dhe shitësve të tjerë në tempull (Gjoni 2:13-16). Në po këtë javë të pashkëve, Jezusi mblodhi nxënësit e tij në [[Kopshti i Getsemanit|Kopshtin e Getsemanit]] për t´u lutur. Këtu ai u kap dhe u mor nga ushtarë romakë me urdhër të [[Sanhedrini]]t dhe priftit epror [[Kaifas]] (Mateu 26:65-67). Kapja ndodhi fshehtas, natën, për të shmangur ndonjë trazirë, sepse Jezusi ishte shumë i njohur nga popullsia (Marku 14:2). Sipas Lukës, Jezusi u tradhtua nga nxënësi i tij [[Judas Iskarioti]] me anën e një puthjeje që do të tregonte se cili ishte i kërkuari. Jezusi e tregoi veten me fjalët "Une jam ai që kërkoni". (Gjoni 18:4-6). Një nga nxënësit e tij, [[Shën Pjetri|Simon Pjetri]] rrëmbeu shpatën dhe goditi një ushtar duke i prerë atij veshin. Jezusi menjëhere e shëroi ushtarin, duke qortuar Pjetrin me fjalët : "të gjithë ata që marrin shpatën do të vdesin nëpërmjet saj" (Mateu 26:52). Pas kapjes së tij, nxënësit e tij u arratisën e u fshehën. Jezusi u dërgua në tempullin e hebrenjve ku u pyet nga prifti epror dhe pleqtë, "A je ti Biri i Zotit ?", dhe Jezusi u përgjigj "Ti e the vetë që unë jam." (Luka 22:70-71). Jezusi u dënua nga Sanhedrini për [[Blasfemia|blasfemi]]. Prifti i epërm atëherë i´a dorëzoi Jezusin [[Ponci Pilat|Poncit Pilat]], [[prefekti]]t [[Romakët|romak]] për t´a gjykuar, duke e paditur për [[Kryengritja|kryengritje]] me shpalljen si Mbret i Judenjve (Mateu 27:11; Marku 15:12).
 
Para Pilatit, Jezusi u pyet "A je ti mbreti i judenjve ?" dhe ai u përgjigj, "Është ashtu si ju e thatë." Sipas ungjijve, Pilati vetë e ndjeu se Jezusi ishte i pafajshëm dhe nuk përbënte ndonjë rrezik për romakët, siç pohonin priftërinjtë judenj, dhe pasiqë ishte zakon që për festën e Pashkëve të lirohej një nga të burgosurit (zakon që nuk përmendet nga burime të tjera, përveç ungjijve), Pilati i afroi turmës të zgjidhte mes Jezusit ose [[Barabba]]së. Turma zgjodhi të lirohej Barabbaja dhe të kryqëzohej Jezusi.
Anonymous user