Bernardin Palaj: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
lindi
Rreshti 19:
== Jeta ==
 
LeuLindi më 2 tetor 1894 nga Gjon Palaj e Marte Dedja i pagëzuar me emrin Zef, të shpërngulur nga Shllaku. Mësimet fillore e të mesme i mbaroi në Shkodër pranë Kolegjit Françeskan. U konfirmua më [[18 maj]] [[1902]] nga Dioqeza e [[Shkodra|Shkodres]]. Pas gjimnazit në Seminarin Françeskan kreu edhe studimet e Liceut, në Salzburg, e në Insbruck përkatësisht në drejtimin filozofi-teologji<ref name="Palaj">[http://albanovaonline.unishk-history.com/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=184 B. Palaj]</ref>.Në Insbruk të Austrisë ndoqi edhe kurset universitare të fakultetit shtetëror të letërsisë. Gjatë studimeve ai tregoi një interes të veçantë për studimet shqiptare, si dhe për autorët e huaj që studiuan zakonet, gjuhën, doket shqiptare. Me 15 shtator 1911 kur ishte 17 vjeç u ba frat e me 1918 qe shugurue meshtar. Kryesisht e tërhiqnin albanologët gjerman. Për disa vjet mësoi shqip e latinisht<ref name="AtP">Át Bernardin Palaj., Vepra 1 botim II, Shkodër Botime Françeskane 2005., Hymje</ref> në liceun [[Illyricum (shkollë)|“Illyricum”]], pastaj shërbeu në famullitë e Toplanës, Palçit, Shalës, Bushkashit dhe të Rubikut. Më 15 prill të vitit 1923 bashkë më [[mjeda|vllezërit Mjeda]], Fishtën, [[Anton Harapi|Harapin]], [[Vinçens Prenushi|Prenushin]], e disa të tjerë botuan në Shkodër gazetën "Ora Maleve"<ref name="Palaj" />. Ka botuar në organet “[[Hylli i Dritës]]”, “Leka”, “Tomori” etj. Gjithashtu Palaj ishte anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare qysh prej [[1940]]. Ndërsa më 1944 rikthehet famullitar<ref name="Palaj" /> i turbulluar në shpirt mësohet t'i ketë thënë mikut të tij, [[Karl Gurakuqi]]t:
:“''Do të tërhiqem në nji famullí të malevet të mija të dashuna'' ''dhe aty ku mbahet gjallë fryma e shpirtit arbnuer, në kontakt me popullin e thjeshtë, do të vijoj punën e nisun tash sa e sa vjet, tue gjurmue në historinë, në folklorën e sidomos në Kanunin. Do të përplotësoj e do të sistemoj rapsodít, qi unë i kam mbledhë me kujdes tash sa kohë''”<ref name="bp">[http://kosova.albemigrant.com/?p=2383 At Bernardin Palaj Një thesar i pazbuluar] Nga At Vitor Demaj</ref>.
Ndersa dy vite më vonë, puna e tij shkencore si dhe aktivitetiti i tij fetar u nderpre barbarisht, ku për asye absurde e arrrestuan në Kuvendin e Rrubikut me 22. 10. 1946. Pikërisht këtu në Rrubik i shkruan Át Jak Marlekajt një letër ku i kërkon që ta paraqesë para botës së lirë vuajtjen, dhe vrasjet makabre të sa e sa intelektualëve shqiptarë në mënyrë të padrejtë, vëtm për faktin se ishin pionerë të mendimit të lirë dhe demokratik. Në këtë letër, origjinali i së cilës ruhet pranë arkivit françeskan në Shkodër, Palaj shkruan: