Hape menynë kryesore

Changes

Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 185.67.177.210) dhe riktheu rishikimin 1729037 nga Tegel
=== Politikat ekonomike dhe shoqërore ===
 
Ekonomia e perandorisë kishte lulëzuar në disa pika. Provinca të caktuara ose pjesë provincash si Italia veriore lulëzuan në tregti dhe bujqësi. Konstandinopoja, në veçanti, ndikoi në rritjen urbane dhe shfrytëzimin e frontiereve bujqësore. Qytezat e Ballkanit përgjatë rrugës që të çonte në kryeqytet lulëzuan, kurse të tjerat jo shumë të pëlqyera ngelën mbrapa, madje edhe u zhdukën. Toka e palëvruar në rajonet kodrinore të Sirisë veriore filluan të plugohen për të furnizuar me ushqim masat e Konstandinopojës. Me ecjen e shekullit të 4-të, solidusi i Konstandinit jo vetëm qëndroi ar i pastër, por prova të nxjerra nga shumë burime tregojnë se ari ishte shumë më i bollshëm se ç’kishte qenë në dy shekujt e fundit. Ndoshta burime të reja të këtij metali të çmuar u zbuluan: këto ndoshta mund të jenë plaçkitur nga tempujt paganë; ose nga miniera të reja në Afrikën perëndimore që u bënë të mundura për herë të parë për tokat e perandorisë nga nomadë që transportonin me deve arin përmes Saharasë në bregdetin mesdhetar të Afrikës veriore. C💙😂😂😂
 
Mobiliteti shoqëror gati ekstrem që u shqua në fund të shekullit të 3-të dhe në fillimet e shekullit të 4-të shfaqet më pak karakteristik në gjysmën e dytë të shekullit të 4-të. Me siguri perandorët vazhduan përpjekjet për të detyruar njerëzit të kryenin detyrën e tyre kolektive, por përsëritja e vazhdueshme e ligjeve që lidhnin ''colonus''-in në pronat e tij dhe ''navicularius''-in te anija e tij dhe ''curialis''-in te senati i tij bashkiak tregon se këto edikte patën shumë pak ndikim. Në fakt, do të ishte gabim të konkuldosh nga ky legjislacion se shoqëria romake ishte e organizuar kudo në mënyrë universale në kasta të vendosura nga urdhërat perandorake. Çdo provincë kishte ndryshimet e saj.