Gjuha gjermane: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
v U kthyen ndryshimet e 79.106.95.87 (diskutimet) në versionin e fundit nga 95.107.235.206.
Rreshti 13:
}}
 
otr== '''Gjuha gjermane''' ose G'''jermanishtja''' (origjinal ''Deutsch'') i takon degës se gjuhëve perendimore [[Gjermania|gjermane]]. Ajo është gjuhe më e folur ne [[EU|Unionin Evropian]] dhe renditet ndër gjuhët botërore. ==
Dialektet e gjermanishtes ndahen sipas ndryshimit të tingujve në dy kategori të ashtuquajtura dialektet e gjermanishtës së epërme dhe dialektet e gjermanishtës së poshtme. Këto janë reformuar në [[Gjuha letrare dhe standarde|gjuhën letrare]] ose gjuhen standarde gjermane e cila bazohet në dialektet e gjermanishtës së Epërme.
 
== Historia ==
Që nga koha e [[Jacob Grimm|Jakob Grimit]], për një kohë të gjatë gjuha gjermane studiohej nga këndvështrimi i historisë së gjuhëve indo-evropiane. Për një klasifikim të tillë kishte pikënisje të mjaftueshme. Më vonë, pas degëzimit të studimeve për gjuhët veç e veç, sipas një trungu, gjermanishtja paraqitej në një degë të gjuhës perëndimore të familjes gjermane, pranë anglishte së vjetër dhe frizishtes. Kjo degë ndahej me tej në gjermanishten veriore dhe atë lindore. Sot, kjo gjuha gjermane shihet më tepër si një zhvillim i përbashkët i mbetjeve të gjuhëve të popujve që kanë qenë të përqendruar në qendër të Evropës gjatë kohërave. Kështu, e folmja e frankëve në thelb i takon një dege tjetër brenda familjes gjermane, se b.f. e folmja bavariane-alemane, apo e folmja saksone. Po ashtu nuk ka elemente që të mund të pohohej se gjermanishtja është ndarë nga dega perëndimore e familjes së gjuhës gjermane. Vetë risia e shtytjeve të tingujve në Gjermanin e lartë dhe të ultë, nuk është për tu parë si ndarje por më tepër si pjesë e zhvillimit të gjuhës. Historia e gjuhës gjermane është histori e marrëdhënieve në mes të grupeve të mëdha të të folmeve si dhe edukimit përkatës në to për gjuhën e njehsuar dhe atë të shkruar.